Hozea 5:1-15

  • Gjykimi ndaj Efraimit dhe Judës (1-15)

5  «Dëgjoni këtë, o priftërinj,+kushto vëmendje, o shtëpi e Izraelit,mba vesh, o shtëpi e mbretit,sepse gjykimi është për ju.Ju jeni bërë një grackë në Mizpahdhe një rrjetë e shtrirë mbi Tabor.+   Ata që kanë lënë udhën,* janë zhytur thellë në kasaphanë,dhe unë po i paralajmëroj* të gjithë.   E njoh Efraimindhe Izraeli nuk më është fshehur,sepse, o Efraim, ti ke kryer prostitucion;*Izraeli është ndotur.+   Veprimet e veta nuk i lejojnë të kthehen te Perëndia i tyre,sepse atyre u rri mendja te prostitucioni.*+ S’duan t’ia dinë për Jehovain.   Izraeli, me krenarinë e tij, ka dëshmuar kundër vetes;+Izraeli dhe Efraimi janë penguar në fajin e tyre. Bashkë me ta është penguar edhe Juda.+   Me kopenë dhe tufën e tyre shkuan ta kërkonin Jehovain,por nuk e gjetën dot. Ai ishte larguar prej tyre.+   Ata e kanë tradhtuar Jehovain,+sepse janë bërë baballarë të fëmijëve të huaj. Brenda një muaji do të përpihen, ata dhe zotërimet* e tyre.   Bjerini bririt+ në Gibeah dhe trumbetës në Ramah!+ Lëshoni një britmë lufte në Beth-Aven:+ ‘Pas teje, o Beniamin!’   O Efraim, ti do të bëhesh objekt llahtarie ditën e ndëshkimit!+ U kam treguar fiseve të Izraelit atë që do të ndodhë me siguri. 10  Princat e Judës janë bërë si ata që e shtyjnë kufirin.+ Zemërimin tim të furishëm do ta derdh mbi ta si ujë. 11  Efraimi është shtypur, është dërrmuar nga gjykimi,sepse e kishte ndarë mendjen të shkonte pas kundërshtarit të tij.+ 12  Unë isha si mola për Efraimindhe tamam si kalbësira për shtëpinë e Judës. 13  Kur Efraimi e pa sëmundjen e tij dhe Juda ulcerën e saj,Efraimi shkoi në Asiri+ dhe i dërgoi fjalë një mbreti të madh,por ky nuk mundi t’ju shërontedhe nuk mundi t’jua kuronte ulcerën. 14  Unë do të jem për Efraimin si një luan i ri,kurse për shtëpinë e Judës si një luan i fortë.* Unë do t’i copëtoj dhe do të largohem;+do t’i marr me vete dhe s’ka për t’i shpëtuar kush.+ 15  Unë do të largohem, do të kthehem në vendin tim derisa ata të vuajnë pasojat e fajit të tyre,dhe pastaj kanë për të kërkuar miratimin tim.*+ Kur të jenë në pikë të hallit, do të më kërkojnë.»+

Shënimet

Ose «Rebelët».
Ose «unë do t’i disiplinoj».
Ose «imoralitet».
Ose «imoraliteti; marrëdhëniet seksuale me shumë persona». Fjalë për fjalë «frymë prostitucioni».
Ose «fushat».
Ose «luan i ri me krifë».
Fjalë për fjalë «fytyrën time».