Hozea 6:1-11

  • Thirrje për t’u kthyer te Jehovai (1-3)

  • Dashuria besnike e popullit zhduket shpejt (4-6)

    • Dashuria besnike më e mirë se flijimi (6)

  • Sjellja e turpshme e njerëzve (7-11)

6  «Ejani, le të kthehemi te Jehovai,sepse ai na ka copëtuar,+ por do të na shërojë. Na goditi, por do të na i lidhë plagët.   Ai do të na përtërijë pas dy ditësh. Ditën e tretë do të na ngrejëdhe do të jetojmë në praninë e tij.   Ne do ta njohim, do të përpiqemi me gjithë shpirt ta njohim Jehovain. Ashtu si agimi, ardhja e tij është e sigurt. Ai do të vijë te ne si një shi i bollshëm,si një shi pranvere që e ngop tokën.»   «Ç’të bëj me ty, o Efraim?! Ç’të bëj me ty, o Judë?! Se dashuria juaj besnike është si retë e mëngjesit,si vesa që zhduket shpejt.   Ja pse kam për t’i goditur* me anë të profetëve,+kam për t’i vrarë me fjalët e gojës sime.+ Gjykimet mbi ty do të shndritin si drita,+   sepse unë kënaqem me dashurinë besnike* dhe jo me flijime;me njohurinë për Perëndinë dhe jo me blatime të plota të djegura.+   Por ata, përderisa janë thjesht njerëz, e kanë shkelur besëlidhjen.+ Në vendin e tyre më kanë tradhtuar.   Galadi është qytet i keqbërësve,+i përlyer me gjak.*+   Priftërinjtë janë si bandat plaçkitëse që i zënë pritë një njeriu. Rrugës për në Sikem kryejnë vrasje,+sepse sjellja e tyre është e turpshme. 10  Në shtëpinë e Izraelit kam parë një gjë të llahtarshme. Atje Efraimi kryen prostitucion.+ Izraeli është ndotur.+ 11  Ndërsa ti, o Judë, je caktuar të korresh,kur të kthej robërit e popullit tim.»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «për t’i gdhendur».
Ose «mëshirën».
Ose «me gjurmë gjaku».