Hozea 8:1-14
8 «Bjerini bririt!+
Dikush vjen si shqiponjë kundër shtëpisë së Jehovait,+sepse ata kanë shkelur besëlidhjen time+ dhe kanë mëkatuar kundër ligjit tim.+
2 Ata më thërrasin: ‘O Perëndia ynë, ne, Izraeli, të njohim!’+
3 Izraeli e ka hedhur poshtë të mirën.+
Le ta ndjekë armiku.
4 Ata kanë vendosur mbretër, por jo me miratimin tim.
Kanë vënë princa, por unë nuk i miratova.
Me argjendin dhe arin e tyre kanë bërë idhuj+për shkatërrimin e vetes.+
5 Viçi yt është hedhur poshtë, o Samari.+
Zemërimi im është ndezur kundër tyre.+
Edhe sa kohë duhet që të bëheni sërish të pastër?!*
6 Se ky viç ishte nga Izraeli.
Një artizan e bëri, dhe s’është Perëndi;viçi i Samarisë do të bëhet copë-copë.
7 Erë po mbjellin,dhe erë shtrëngate do të korrin.+
Asnjë kalli nuk jep kokrra të pjekura.+Çfarëdo që të mbijë, nuk do të japë miell.
Edhe nëse jep prodhim, do ta gllabërojnë të huajt.*+
8 Izraelin do ta gllabërojë armiku.+
Tani ata do të jenë mes kombeve+si një enë e padëshirueshme,
9 sepse u ngjitën në Asiri+ si një gomaricë e egër dhe e vetmuar.
Efraimi mori dashnorë me pagesë.+
10 Edhe pse i marrin me pagesë mes kombeve,tani unë do t’i mbledh;ata do të fillojnë të vuajnë+ për shkak të barrës që u kanë vënë mbreti dhe princat,
11 sepse Efraimi i ka shtuar altarët, që të mëkatojë.+
Ata i përdorin altarët për të mëkatuar.+
12 Shkrova për të shumë ligje,*por ato u konsideruan si diçka e huaj.+
13 Më ofrojnë flijime dhe hanë mishin,por unë, Jehovai, nuk kënaqem fare me to.+
Tani unë do ta kujtoj fajin e tyre dhe do t’i ndëshkoj për mëkatet e tyre.+
Ata janë kthyer* në Egjipt.+
14 Izraeli e ka harruar Bërësin e tij+ dhe ka ndërtuar tempuj,+kurse Juda i ka shtuar qytetet e fortifikuara.+
Por unë do të dërgoj zjarr në qytetet e saj,që do të përpijë kullat e secilit qytet.»+