Hozea 9:1-17

  • Perëndia e hedh poshtë Efraimin për shkak të mëkateve të tij (1-17)

    • I kushtohen perëndisë së turpshëm (10)

9  «Mos gëzo, o Izrael.+ Mos ngazëllo si popujt, sepse me anë të prostitucionit* je larguar nga Perëndia yt.+ Ke dashur pagën e një prostitute në çdo lëmë* drithi.+   Lëmi* dhe shtypësja e rrushit nuk do t’i ushqejë,vera e re do t’u mungojë.+   Ata nuk do të vazhdojnë të banojnë në vendin e Jehovait.+ Përkundrazi, Efraimi do të kthehet në Egjipt,dhe në Asiri do të hanë atë që është e papastër.+   Ata nuk do të vazhdojnë të derdhin blatime në verë para Jehovait.+ Flijimet e tyre nuk do t’i pëlqejnë atij.+ Ato janë si bukë zie;të gjithë ata që e hanë, do të ndoten,sepse buka do t’u shërbejë vetëm atyre.Ajo nuk do të hyjë në shtëpinë e Jehovait.   Çfarë do të bëni ditën e mbledhjes,*ditën e festës së Jehovait?   Se ja, ata do t’ia mbathin për shkak të shkatërrimit.+ Egjipti do t’i mbledhë+ dhe Memfisi do t’i varrosë.+ Gjërat e tyre të çmuara prej argjendi do të bëhen pronë e hithrave. Në tendat e tyre do të ketë shkurre me gjemba.   Do të vijnë ditët kur do të lahen hesapet.+ Do të vijnë ditët e shpagimit,dhe Izraeli do ta marrë vesh këtë. Profeti i tyre do të jetë i marrë dhe ai që pretendon se flet nga Perëndia do të luajë mendsh;për shkak të bollëkut të fajit tuaj, edhe mëria ndaj teje është e bollshme.»   Roja+ i Efraimit ishte me Perëndinë tim.+ Por tani, të gjitha udhët e profetëve të tij+ janë si grackat e gjahtarit të zogjve. Në shtëpinë e Perëndisë së tij ka mëri.   Janë zhytur thellë në rrënim, si në ditët e Gibeahut.+ Ai do t’ua kujtojë fajin dhe do t’i ndëshkojë për mëkatet e tyre.+ 10  «E gjeta Izraelin si rrushin në shkretëtirë,+si fikun e hershëm të një peme i pashë paraardhësit tuaj,por ata shkuan te Baali i Peorit;+iu kushtuan perëndisë së turpshëm*+dhe u bënë të pështirë si ai që dashuronin. 11  Lavdia e Efraimit fluturon tutje si zog;nuk ka as lindje, as shtatzëni dhe as ngjizje.+ 12  Edhe nëse rritin fëmijë,unë do t’ua marr derisa të mos mbetet asnjë.+Po, mjerë ata kur të largohem prej tyre!+ 13  Efraimi, i mbjellë në një kullotë, ishte për mua si Tiri;+tani Efraimi duhet t’i çojë bijtë e vet drejt vdekjes.» 14  Jepu, o Jehova, atë që duhet t’u japësh;një bark që dështon dhe gjinj të shterur. 15  «Gjithë ligësia e tyre ishte në Gilgal;+atje fillova t’i urrej. Për shkak të veprimeve të tyre të liga, do t’i përzë nga shtëpia ime.+ Nuk do t’i dua më.+ Të gjithë princat e tyre janë kokëfortë. 16  Efraimi do të rrëzohet si një pemë.+ Rrënja do t’i thahet dhe s’do të prodhojë më fryt. Edhe po të lindin, unë do të bëj që të vdesin pasardhësit e tyre të shtrenjtë.» 17  Perëndia im do t’i hedhë poshtë,sepse nuk e kanë dëgjuar.+ Ata do të jenë të arratisur mes kombeve.+

Shënimet

Ose «të imoralitetit; të marrëdhënieve seksuale me shumë persona».
Ose «e festës së caktuar».
Ose «gjësë së turpshme».