Isaia 1:1-31

  • Një baba dhe bijtë rebelë (1-9)

  • Jehovai urren adhurimin sa për sy e faqe (10-17)

  • «Le t’i ndreqim gjërat mes nesh» (18-20)

  • Sioni do të rivendoset si qytet besnik (21-31)

1  Vegimi* që pa Isaia,*+ biri i Amozit, për Judën dhe Jerusalemin në ditët e Uziahut,+ Jotamit,+ Akazit+ dhe Hezekisë,+ mbretër të Judës:+   Dëgjoni, o qiej, mbaj vesh, o tokë,+sepse Jehovai thotë: «Ushqeva e rrita bij,+por ata ngritën krye kundër meje.+   Demi e njeh mirë atë që e ka blerëdhe gomari grazhdin e të zotit;kurse Izraeli nuk më njeh mua,*+populli im nuk vepron me mend.»*   Mjerë kombi mëkatar,+populli i ngarkuar me faje,ky brez keqbërësish, këta bij të ligj! Ata kanë braktisur Jehovain,+për të Shenjtin e Izraelit nuk kanë treguar respekt,i kanë kthyer shpinën.   E ku t’ju godas më,ju që nuk hiqni dorë nga rebelimi?+ Kokën e keni të sëmurë,dhe zemra ju lëngon.+   Nga koka deri te këmbët s’keni asgjë të shëndetshme. Keni të vrara, të nxira e plagë të hapura,që as janë mjekuar,* as janë fashuar dhe as janë zbutur me vaj.+   Vendi juaj është i shkretë,zjarri i ka shkrumbuar qytetet tuaja. Të huajt po jua gllabërojnë tokën përpara syve.+ Çdo gjë është shkretuar, siç ndodh pas një pushtimi.+   Bija e Sionit ka mbetur si një kasolle në vresht,si një barakë në arën me kastraveca,si një qytet nën rrethim.+   Po të mos kishte lënë Jehovai i ushtrive disa të mbijetuar,do të ishim bërë njësoj si Sodomadhe do t’i kishim ngjarë Gomorrës.+ 10  Dëgjojeni fjalën e Jehovait, o tiranë* të Sodomës!+ Dëgjojeni me vëmendje ligjin* e Perëndisë tonë, o banorë të Gomorrës!+ 11  «Ç’më duhen mua gjithë flijimet tuaja?+​—thotë Jehovai. Më kanë ardhur në majë të hundës blatimet e djegura të deshve+ dhe dhjami i kafshëve të majme.+ Gjaku+ i demave të rinj,+ i qengjave dhe i cjepve,+ nuk më kënaq fare. 12  Kur vini të paraqiteni para meje,+kush ju kërkoi të vinidhe të shkelni në oborret e mia?+ 13  Mjaft sollët blatime të kota në drithë. Temjani juaj më është pështirosur,+po njësoj edhe hëna e re,+ sabati+ dhe asambletë tuaja,+se nuk duroj dot edhe të përdorni fuqi magjike,+ edhe të mbani asamble solemne. 14  I urrej* hënat e reja dhe festat tuaja. Më janë bërë barrë;u lodha dhe s’mund t’i duroj më. 15  Kur shtrini duart drejt meje për t’u lutur,unë i largoj sytë nga ju.+ Edhe pse më bëni shumë lutje,+unë nuk ju dëgjoj.+ Ju i keni duart tërë gjak.+ 16  Lahuni, pastrohuni;+m’i hiqni sysh ligësitë tuaja;mjaft bëtë keq!+ 17  Mësoni të bëni të mirën, kërkoni me ngulm drejtësinë,+ndreqni atë që shtyp të tjerët,mbroni të drejtat e jetimit*dhe çështjen e vejushës.»+ 18  «Ejani tani dhe le t’i ndreqim gjërat mes nesh,​—thotë Jehovai.+ Edhe pse mëkatet tuaja janë të kuqe flakë,do të bëhen të bardha si bora;+edhe pse janë të kuqe si gjaku,do të bëhen si leshi i bardhë. 19  Nëse jeni gati të dëgjoni,do të hani frytet e mira të vendit.+ 20  Por, nëse nuk pranoni dhe rebeloheni,do t’ju gllabërojë shpata,+sepse këtë e ka thënë vetë goja e Jehovait.» 21  Oh, si u kthye në prostitutë+ qyteti besnik!+ Ai ishte plot drejtësi;+në të banonte e drejta,+kurse tani banojnë vrasësit.+ 22  Argjendi yt është shndërruar në zgjyrë.+ Birra jote* është e holluar me ujë. 23  Princat e tu janë kokëfortë dhe ortakë të hajdutëve.+ Të gjithë ata vdesin për ryshfete dhe rendin pas dhuratave.+ Nuk i japin të drejtën jetimit*dhe shpërfillin çështjen ligjore të vejushës.+ 24  Prandaj Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive,i Fuqishmi i Izraelit, thotë: «Mjaft! Tani do t’i heq qafe kundërshtarët e mi;do të hakmerrem kundër armiqve të mi!+ 25  Unë do ta kthej dorën kundër teje,do ta pastroj zgjyrën tënde si me finjë*e do të t’i heq të gjitha papastërtitë.+ 26  Unë do të vë sërish gjykatës si dikurdhe këshilltarë si në fillim.+ Pas kësaj, ti do të quhesh Qytet i Drejtësisë, Qytet Besnik.+ 27  Sioni do të shpengohet*+ me anë të drejtësisë,dhe ata që do të kthehen, me anë të veprave të mia të drejta. 28  Rebelët dhe mëkatarët do të shkatërrohen së bashku,+dhe ata që e braktisin Jehovain, do të shfarosen.+ 29  Po, ju që dëshiruat pemët madhështore, do të turpëroheni,+dhe kopshtet* që zgjodhët, do t’jua nxijnë faqen.+ 30  Do të bëheni si një pemë e madhe me gjethe të vyshkura,+si një kopsht pa pikë uji. 31  I forti do të bëhet si fije liri,*dhe fryti i punës së tij si shkëndijë. Flakët do t’i përpijnë të dy bashkë dhe s’do të ketë kush t’i shuajë.»

Shënimet

Do të thotë «shpëtim nga Jehovai».
Ose «nuk njeh zotërinë e tij».
Ose «me kuptueshmëri».
Fjalë për fjalë «janë shtrydhur».
Ose «sundimtarë».
Ose «udhëzimin».
Ose «Shpirti im i urren».
Ose «fëmijës pa baba».
Ose «Birra jote prej gruri».
Ose «fëmijës pa baba».
Ose «sapun».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Me sa duket pemët dhe kopshtet që lidheshin me adhurimin e idhujve.
Fije që digjet kollaj.