Isaia 10:1-34
10 Mjerë ata që shkruajnë rregulla të dëmshme+dhe nxjerrin vazhdimisht dekrete shtypëse,
2 për t’i mohuar të drejtën ligjore të varfrit,për t’u mohuar drejtësinë të përvuajturve të popullit tim,+për t’ua marrë zotërimet vejushavedhe për të plaçkitur jetimët!*+
3 Ç’do të bëni ditën kur të lahen hesapet,*+kur shkatërrimi të vijë nga larg?+
Te kush do t’ia mbathni për ndihmë+dhe ku do ta lini pasurinë* tuaj?
4 Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të kërruseni mes të burgosurvedhe të bini mes të vrarëve.
Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur, atij nuk i është fashitur zemërimi,por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre.+
5 «Ja! Asiriani,+shkopi i zemërimit tim!+
Në dorë ka thuprën e dënimit që do t’i jap unë!
6 Unë do ta dërgoj atë kundër kombit apostat,+kundër popullit që shkaktoi zemërimin tim të furishëm;do ta urdhëroj t’i marrë shumë plaçkë e shumë pre,dhe ta shkelë si baltën e rrugëve.+
7 Por ai s’do të ketë këtë qëllim,dhe s’do të kurdisë këto plane në zemër,sepse është i vendosur të shfarosëdhe të zhdukë, jo pak, por shumë kombe.
8 Ai thotë:
‘A nuk janë princat e mi të gjithë mbretër?+
9 A nuk është Kalnoja+ si Karkemishi?+
A nuk është Hamathi+ si Arpadi?+
A nuk është Samaria+ si Damasku?+
10 Dora ime ka pushtuar mbretëritë e perëndive të kota,mbretëri që kishin shëmbëlltyra të skalitura më shumë se Jerusalemi e Samaria.+
11 A nuk do të veproj edhe me Jerusalemin e idhujt e tijnjësoj si kam bërë me Samarinë e me perënditë e saj të kota?’+
12 Kur Jehovai të mbarojë punë me malin Sion dhe me Jerusalemin, Ai do ta ndëshkojë* mbretin e Asirisë për paturpësinë e zemrës dhe për sytë e tij krenarë e arrogantë,+
13 sepse ai thotë:
‘Do të veproj me fuqinë e dorës simedhe me mençurinë time, sepse jam i mençur.
Do t’ua heq popujve kufijtë+dhe do t’ua zhvat thesaret,+si një i fuqishëm do t’i nënshtroj banorët e tyre.+
14 Ashtu si dikush zgjat dorën drejt një foleje,edhe dora ime do të kapë pasuritë e popujve;ashtu si dikush mbledh vezët e braktisura,unë do të mbledh gjithë tokën!
Askush s’do të rrahë krahët, s’do të hapë gojën dhe s’do të këndojë.’»
15 A i mburret sëpata atij që pret me të?
A i mburret sharra atij që sharron me të?
A mund ta vërtitë shkopi+ atë që e mban në dorë?
Ose, a mund ta ngrejë lart bastuni atë që e mban në dorë?
16 Prandaj Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive,do t’i tretë burrat e bëshëm të Asirisë,+dhe lavdisë së saj do t’i vërë një zjarr që ta përpijë.+
17 Drita e Izraelit+ do të bëhet një zjarr,+dhe i Shenjti i tij një flakë,e cila do të ndizet e, në një ditë, do t’ia përpijë barërat e këqija dhe ferrat.
18 Ai do t’i japë fund plotësisht lavdisë së pyllit dhe të pemishtes së tij;kjo do të jetë si një njeri që e tret sëmundja.+
19 Në pyllin e tij do të mbeten aq pak pemësa do t’i numërojë edhe një djalë i vogël.
20 Atë ditë, ata që do të mbeten nga Izraelidhe të mbijetuarit e shtëpisë së Jakobit,nuk do të mbështeten kurrë më tek ai që i goditi,+por do të mbështeten me besnikëri te Jehovai,i Shenjti i Izraelit.
21 Vetëm një mbetje, mbetja e Jakobit,do të kthehet te Perëndia i Fuqishëm.+
22 Ndonëse populli yt, o Izrael,është si kokrrizat e rërës së detit,vetëm një mbetje do të kthehet.+
Një shfarosje është vendosur për popullin tënd,+dhe ndëshkimi i drejtë do të vërshojë mbi ta si një përmbytje.+
23 Po, shfarosja që ka vendosur Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive,do të ekzekutohet në tërë vendin.+
24 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive: «O populli im që banon në Sion, mos ki frikë nga asiriani që të godiste me thupër+ dhe që e ngrinte bastunin kundër teje ashtu si Egjipti,+
25 sepse edhe fare pak, dhe dënimi do të mbarojë; do ta drejtoj zemërimin tim ndaj tyre që t’i shkatërroj.+
26 Jehovai i ushtrive do të vringëllojë kundër tij një kamxhik+ si në rastin kur mundi Midianin pranë shkëmbit të Orebit.+ Ai do ta shtrijë bastunin e tij mbi det, siç bëri në rastin e Egjiptit.+
27 Atë ditë ngarkesa e mbretit asirian do të të hiqet nga kurrizi.+
Zgjedha e tij do të të hiqet nga qafa+dhe do të thyhet+ për shkak të vajit.»*
28 Ai ka sulmuar Aiathën,+ka kaluar nëpër Migrondhe në Mikmash+ grumbullon plaçkën e tij.
29 Ata kanë kaluar vaun;*natën e kalojnë në Gebë;+Ramahu dridhet, Gibeahu+ i Saulit ia ka mbathur.+
30 Bërtitni e ulërini, o banorë të Galimit!
Hap sytë, o Laishah!
I shkreti ti, o Anatoth!+
31 Madmenahu ia ka mbathur.
Banorët e Gebimit kanë kërkuar strehë.
32 Pikërisht sot, ai do të ndalet në Nob.+
Ai i tregon grushtin me kërcënim malit të qytetit të Sionit,kodrës së Jerusalemit.
33 Ja, Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive,po i krasit degët me një zhurmë të tmerrshme;+Pemët më të larta po priten,dhe më madhështoret janë rrëzuar.
34 Ai i pret me sëpatë* shkurret e pyllit,dhe Libani do të bjerë nga një i fuqishëm.