Isaia 12:1-6

  • Kënga e falënderimit (1-6)

    • ‘Jah Jehovai është forca ime’ (2)

12  Atë ditë do të thuash: «Të falënderoj, o Jehova,sepse, ndonëse ishe i zemëruar me mua, zemërimi t’u fashit pak e nga pak dhe ti më ngushëllove.+   Ja, Perëndia është shpëtimi im!+ Unë do të kem besim e s’do të kem frikë,+sepse Jah* Jehovai është forca dhe fuqia ime! Ai u bë shpëtimi im!»+   Me gëzim do të mbushni ujënë burimet e shpëtimit.+   Atë ditë do të thoni: «Falënderoni Jehovain! Lutuni në emër të tij! Tregojuani popujve veprat e tij!+ Shpallni se emri i tij është lartësuar!+   Thurini lavde* Jehovait,+ se ai ka bërë gjëra madhështore!+ Shpalleni këtë në tokën mbarë.   Brohorit dhe bërtit nga gëzimi, o banor* i Sionit,sepse i madh është mes teje i Shenjti i Izraelit!»

Shënimet

«Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «Luajini melodi».
Fjalë për fjalë «o banore», i referohet gjithë popullit si të ishte një grua.