Isaia 13:1-22

  • Shpallje kundër Babilonisë (1-22)

    • Dita e Jehovait është afër! (6)

    • Medët do të rrëzojnë Babiloninë (17)

    • Babilonia nuk do të banohet më kurrë (20)

13  Shpallja kundër Babilonisë,+ që Isaia,+ biri i Amozit, pa në vegim:*   «Ngrini një sinjal*+ mbi një mal të zhveshur. Thirruni, bëjuni shenjë me dorë,që të futen nga portat e fisnikëve.   Unë u dhashë një urdhër atyre që kam caktuar.*+ I thirra luftëtarët e mi që të shprehin zemërimin tim,po, ata që ngazëllojnë gjithë krenari.   Dëgjoni! Një turmë në male,zhurma e saj i ngjan një populli të shumtë! Dëgjoni! Trazira e mbretërive,e kombeve të mbledhura së bashku!+ Jehovai i ushtrive po mobilizon ushtrinë për luftë.+   Nga një vend i largët,+nga horizonti,* Jehovai dhe armët e zemërimit të tij të furishëm po vijnëpër të shkatërruar mbarë tokën.+   Ulërini, sepse dita e Jehovait është afër! Ajo do të vijë si një shkatërrim nga i Plotfuqishmi.+   Prandaj të gjithë do t’i lëshojë zemra*dhe çdo njeriu do t’i mpaket zemra nga frika.+   Njerëzit i ka pushtuar paniku.+ I kanë kapur përpëlitjet dhe dhembjetsi një grua që po lind. E shohin të llahtarisur njëri-tjetrindhe fytyrat u janë tjetërsuar* nga ankthi.   Ja, dita e Jehovait,një ditë e pamëshirshme, plot furi e zemërim të zjarrtë,po vjen që ta bëjë vendin objekt llahtarie+dhe të shfarosë nga vendi mëkatarët. 10  Yjet e qiejve dhe yjësitë e tyre*+nuk do të vezullojnë. Dielli do të errësohet teksa lind,dhe hëna nuk do ta ndriçojë më dritën e saj. 11  Unë do t’i kërkoj llogari tokës për ligësinë e saj+dhe të ligjve për fajin e tyre. Do t’i jap fund krenarisë së arrogantëve*dhe do t’i poshtëroj tiranët fodullë.+ 12  Do të bëj që vdekatari të jetë më i rrallë se ari i rafinuar,+po, do të bëj që njeriu të jetë më i rrallë se ari i Ofirit.+ 13  Unë, Jehovai i ushtrive, do ta trondit qiellin! Në ditën e zemërimit tim të zjarrtë,+me furinë time, tokën do ta lëkund nga vendi. 14  Si një gazelë që e gjuajnë e si një kope që s’ka kush ta mbledhë,secili do të kthehet te populli i vet,secili do t’ia mbathë në vendin e vet.+ 15  Këdo që do të gjejnë, do ta shpojnë tejpërtej,dhe këdo që do të kapin, do ta vrasin me shpatë.+ 16  Fëmijët do t’ua bëjnë copë-copë para syve,+shtëpitë do t’ua plaçkitin,dhe gratë do t’ua përdhunojnë. 17  Ja, unë po ngre kundër tyre medët+që s’e kanë për gjë argjendindhe që s’gjejnë kënaqësi tek ari. 18  Me harqet e tyre do t’i bëjnë copë-copë të rinjtë;+nuk do t’u dhimbset fryti i barkut të askujtdhe nuk do të kenë mëshirë për fëmijët. 19  Babilonia, më e lavdishmja* e mbretërive,+bukuria dhe krenaria e kaldeasve,+do të bëhet si Sodoma dhe Gomorra kur Perëndia i shkatërroi.+ 20  Ajo s’do të banohet më kurrë,as do të popullohet më brez pas brezi.+ Asnjë arab s’do ta ngrejë tendën atjedhe asnjë bari s’do t’i çojë kopetë atje për të pushuar. 21  Në të do të shtrihen kafshët e shkretëtirës;shtëpitë do të mbushen me bufë.* Atje do të banojnë strucët+dhe cjeptë e egër* do të hidhen përpjetë. 22  Kafshët do të ulërijnë nëpër kullat e saj,çakejtë në pallatet mbretërore dhe luksoze. Koha e saj po afron dhe dita e saj nuk do të shtyhet për më vonë.»+

Shënimet

Ose «shtyllë sinjalizuese».
Fjalë për fjalë «atyre që kam shenjtëruar».
Fjalë për fjalë «nga skaji i qiejve».
Fjalë për fjalë «do t’u lëshohen duart».
Ose «u janë flakëruar».
Fjalë për fjalë «dhe Kesilët e tyre». Ndoshta i referohet yjësisë së Orionit dhe yjësive të tjera përreth.
Ose «së atyre që i kalojnë caqet me arrogancë».
Ose «stolia».
Ose «bufë të mëdhenj me veshë».
Një mundësi tjetër «demonët në formë cjapi».