Isaia 16:1-14

  • Vazhdon shpallja kundër Moabit (1-14)

16  Dërgoni një dash nga Sela,përmes shkretëtirës,te sundimtari i vendit, në malin e qytetit të Sionit.   Banorët e Moabit, në vaun* e Arnonit,+do të jenë si një zog i dëbuar nga foleja.+   «Jep një këshillë, zbatoje vendimin. Në mes të ditës bëje hijen tënde të dendur si nata. Fshihi të shpërndarët dhe mos i tradhto ata që ia mbathin.   Të shpërndarët e mi, le të banojnë te ti, o Moab! Bëhu për ta një strehë për t’u fshehur nga shkatërruesi.+ Shtypësi do të zhduket,shkatërrimi do të marrë fund,dhe ata që i shkelnin të tjerët me këmbë, do të fshihen nga faqja e dheut.   Atëherë një fron do të bëhet i patundur, i themeluar mbi dashurinë besnike. Ai që do të ulet në të, në tendën e Davidit, do të jetë besnik.+ Ai do të gjykojë me paanshmëri dhe do ta zbatojë pa vonesë drejtësinë.»+   Kemi dëgjuar për krenarinë e tepruar të Moabit,+për fodullëkun, krenarinë dhe furinë e tij;+megjithatë fjalët e tij boshe s’do të dalin të vërteta.   Prandaj kushdo në Moab do të ulërijë,po, të gjithë do të ulërijnë.+ Të dërrmuarit do të rënkojnë për kuleçtë e stafidheve të Kir-Haresetit.+   Se brezaret me vreshta janë tharë në Heshbon,+edhe hardhia e Sibmahut;+sundimtarët e kombeve i kanë shkelur degët e saj në të kuqe të ndezur;*ato kishin arritur deri në Jazer+dhe ishin përhapur nëpër shkretëtirë. Degëzat e saj ishin harlisur dhe kishin arritur deri në det.   Prandaj do të qaj për hardhinë e Sibmahut, siç qaj për Jazerin. Do të të laj me lot, o Heshbon dhe Elealeh,+sepse britma juaj për frutat e verës dhe për të korrat ka marrë fund.* 10  Në pemishte s’ka më gëzim dhe hare,nëpër vreshta nuk ka asnjë këngë gëzimi, asnjë brohoritje.+ Në shtypëset e rrushit nuk po nxirret më verë,sepse kam bërë që të pushojë çdo brohoritje.+ 11  Ja pse thellë brenda meje dridhem për Moabin,+si telat e harpës,dhe zemra më qan për Kir-Haresetin.+ 12  Moabi sfilitet në vendet e larta dhe shkon për t’u lutur në shenjtëroren e tij, por nuk arrin asgjë.+ 13  Kjo është fjala që tha më parë Jehovai për Moabin. 14  Ndërsa tani Jehovai thotë: «Brenda tre vjetësh, sipas viteve të një mëditësi,* lavdia e Moabit do të çnderohet. Do të ketë trazira të shumta të çdo lloji, dhe ata që do të mbeten, do të jenë të pafuqishëm e të paktë në numër.»+

Shënimet

Ose «degët plot me rrush të kuq».
Një mundësi tjetër «sepse mbi frutat tuaja të verës dhe mbi të korrat tuaja ka ushtuar një britmë lufte».
Ose «të llogaritura me kujdes, siç bën një punëtor me pagesë»; pra, tamam brenda tre vjetësh.