Isaia 17:1-14
17 Shpallje kundër Damaskut.+
«Ja, Damasku nuk do të jetë më një qytet.
Ai do të bëhet grumbull gërmadhash.+
2 Qytetet e Aroerit+ do të braktisen;do të kthehen në vende ku do të kullotin kopetë,e nuk do t’i trembë askush.
3 Qytetet e fortifikuara do të zhduken nga Efraimi,+dhe mbretëria do të zhduket nga Damasku;+lavdia e atyre që do të mbeten nga Siria,do të zhduket si lavdia e izraelitëve,*—thotë Jehovai i ushtrive.
4 Atë ditë lavdia e Jakobit do të zbehet,dhe trupi i tij i shëndetshëm do të bëhet kockë e lëkurë.
5 Do të jetë si në kohën kur korrësi mbledh drithin në fushëdhe korr kallinjtë me krahun e vet;si në kohën kur një njeri mbledh kallinjtë e mbetur në luginën* e Refaimit.+
6 Ajo që do të mbetet pas vjeljes, do të jetë fare pak,si ajo që mbetet kur shkundet pema e ullirit:
dy a tre ullinj të bërë në majë të pemësdhe katër a pesë në degët frytdhënëse»,+—thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit.
7 Atë ditë njeriu do të kthejë sytë drejt Bërësit të tij dhe do të shohë nga i Shenjti i Izraelit.
8 Ai nuk do të shohë altarët,+ veprën e duarve të tij,+ dhe nuk do t’ia kthejë sytë asaj që kanë bërë gishtat e tij, shtyllave të shenjta* dhe mbajtëseve të temjanit.
9 Atë ditë qytetet e tij të fortifikuara do të bëhen si vende të braktisura në mes të pyllit,+si një degë e braktisur për shkak të izraelitëve;do të bëhet një vend i shkretë.
10 Ti, në fakt, e ke harruar Perëndinë+ e shpëtimit tënd;nuk e ke kujtuar Shkëmbin+ e fortesës sate.
Prandaj mbjell plantacione të bukura*dhe vë në to fidanin e një të huaji.*
11 Ditën e rrethon me kujdes plantacionin tënddhe në mëngjes fara mbin,por fryti i tij do të zhduket ditën e sëmundjes dhe të dhembjes së pashërueshme.+
12 Dëgjoni! Shumë popuj ziejnëdhe buçasin porsi detet!
Kombet janë të trazuaradhe ushtojnë si ujëra të fuqishme!
13 Kombet do të ushtojnë si ujëra të shumta.
Ai do t’i qortojë dhe ato do t’ia mbathin larg,
si byku që era e ndjek nëpër maledhe si lëmshi i gjembaçëve që ndjek era e shtrëngatës.
14 Në mbrëmje ka tmerr;pa ardhur mëngjesi, kombet nuk janë më.
Ky fund i pret ata që na zhvatindhe ky është shorti i atyre që na plaçkitin.