Isaia 20:1-6

  • Shenjë kundër Egjiptit dhe Etiopisë (1-6)

20  Vitin që tartani,* i dërguar nga Sargoni, mbreti i Asirisë, vajti në Ashdod,+ luftoi kundër tij dhe e pushtoi,+  Jehovai tha nëpërmjet Isaisë,+ birit të Amozit: «Shko, hiqe copën e thesit* nga mesi dhe hiqi sandalet nga këmbët.» Ai bëri kështu dhe ecte lakuriq* e i zbathur.  Pastaj Jehovai tha: «Ashtu si shërbëtori im, Isaia, eci lakuriq e i zbathur për tre vjet, si shenjë+ e paralajmërim kundër Egjiptit+ dhe Etiopisë,+  kështu do t’i marrë mbreti i Asirisë robërit e Egjiptit+ dhe të mërguarit e Etiopisë​—djemtë dhe të moshuarit—​lakuriq, të zbathur dhe vithezhveshur, për turp të Egjiptit.*  Ata do të tmerrohen dhe do t’u vijë turp për Etiopinë, shpresën e tyre, si dhe për Egjiptin, krenarinë e tyre.*  Atë ditë, banorët e këtij vendi bregdetar do të thonë: ‘Ja çfarë i ndodhi shpresës sonë, tek e cila nxituam për të kërkuar ndihmë e çlirim nga mbreti i Asirisë! Si do të shpëtojmë tani?’»

Shënimet

Ose «komandanti».
Ose «i zhveshur».
Fjalë për fjalë «për lakuriqësinë e Egjiptit».
Ose «bukurinë e të cilit e admironin».