Isaia 21:1-17

  • Shpallje kundër shkretëtirës së detit (1-10)

    • Vazhdon të vrojtojë nga kulla e rojës (8)

    • «Ra Babilonia!» (9)

  • Shpallje kundër Dumahut dhe rrafshinës së shkretë (11-17)

    • «Rojë, në ç’pikë ka arritur nata?» (11)

21  Shpallje kundër shkretëtirës së detit.*+ Vjen si erërat e shtrëngatës që fryjnë furishëm në jug,nga shkretëtira, nga një vend i frikshëm.+   Diçka e zymtë m’u tregua në vegim:* i pabesi vepron pabesishtdhe shkatërruesi shkatërron. Ngjitu, o Elam! Vër rrethimin, o Medi!+ Do t’i jap fund çdo psherëtime që ajo ka shkaktuar.+   Ja pse më ka pushtuar ankthi.*+ Më kanë mbërthyer dhembjet,si dhembjet e një gruaje që po lind. E kam humbur fare, ndaj nuk dëgjoj;jam i tronditur, ndaj nuk shikoj.   Zemra më rreh fort, dridhem i tmerruar. Muzgu, që dikur mezi e prisja, tani më tremb.   Shtroni tryezën dhe caktoni vendet! Hani e pini!+ Ngrihuni, o princa, mirosni* mburojën!   Se kështu më tha Jehovai: «Shko, vër një vrojtues që të tregojë se ç’sheh.»   Ai pa një karrocë lufte që e tërhiqnin dy kuaj,një karrocë lufte që e tërhiqnin gomarëdhe një karrocë lufte që e tërhiqnin deve. Ai vëzhgonte me kujdes, gjithë sy e vesh.   Pastaj thirri si një luan: «Mbi kullën e rojës, o Jehova, qëndroj vazhdimisht ditën,dhe në vendrojën time qëndroj çdo natë.+   Ja çfarë po vjen: një karrocë lufte me disa burra, që e tërheqin dy kuaj.»+ Pastaj ai tha: «Ra! Ra Babilonia!+ Të gjitha shëmbëlltyrat e skalitura të perëndive të saj u bënë copë-copë përtokë!»+ 10  O populli im që ju kanë shirë,*prodhimi* i lëmit tim,+ju thashë çfarë dëgjova nga Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit. 11  Shpallje kundër Dumahut.* Dikush më thërret nga Seiri:+ «Rojë, në ç’pikë ka arritur nata? Rojë, në ç’pikë ka arritur nata?» 12  Roja përgjigjet: «Po vjen mëngjesi, e po ashtu edhe nata. Nëse doni të pyetni, pyetni. Kthehuni përsëri!» 13  Shpallje kundër rrafshinës së shkretë. Në pyllin e rrafshinës së shkretë do ta kaloni natën,o karvanë të Dedanit.+ 14  Dilni përpara të eturve dhe jepuni ujë,o banorë të Temait,+jepuni bukë të arratisurve. 15  Sepse ata ia mbathën prej shpatës, prej shpatës së zhveshur,prej harkut të tendosur dhe mizorisë së luftës. 16  Në fakt Jehovai më tha: «Brenda një viti, sipas viteve të një mëditësi,* tërë lavdia e Kedarit+ do të marrë fund. 17  Nga harkëtarët mes luftëtarëve të Kedarit do të mbeten fare pak, sepse këtë e tha vetë Jehovai, Perëndia i Izraelit.»

Shënimet

Me sa duket i referohet rajonit të Babilonisë së lashtë.
Fjalë për fjalë «kam dhembje të forta mesi».
Ose «vajosni». Shih Fjalorthin, «Miros».
Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
Fjalë për fjalë «biri».
Do të thotë «heshtje».
Ose «të llogaritura me kujdes, siç bën një punëtor me pagesë»; pra, tamam brenda një viti.