Isaia 22:1-25

  • Shpallje për Luginën e Vegimit (1-14)

  • Kujdestari Shebna zëvendësohet nga Eliakimi (15-25)

    • Kunji simbolik (23-25)

22  Shpallje për Luginën e Vegimit.*+ Çfarë ke, që të gjithë njerëzit e tu kanë hipur mbi tarraca?   Ti ishe plot rrëmujë,një qytet i zhurmshëm, qytet që ngazëlloje. Të vrarët e tu nuk i vrau shpatadhe as vdiqën në betejë.+   Tërë tiranët e tu ia mbathën së bashku.+ I zunë robër pa përdorur hark. Zunë robër të gjithë ata që gjetën,+ndonëse ia kishin mbathur larg.   Prandaj thashë: «Largojini sytë nga unë. Mos u mundoni të më ngushëlloni. Do të qaj me hidhërim+për shkatërrimin e bijës* së popullit tim,+   sepse në Luginën e Vegimiterdhi dita e rrëmujës, e mposhtjes dhe e panikut+nga ana e Zotërisë Sovran, Jehovait të ushtrive. Muret po shemben atje,+dhe britma po lëshohen drejt malit.   Elami+ merr kukurën*dhe vjen me njerëz mbi karroca lufte e kuaj,*e Kiri+ nxjerr* mburojën.   Luginat* e tua më të mirado të mbushen me karroca lufte. Kuajt* do të zënë pozicion te porta,   dhe mbrojtja* e Judës do të hiqet. Atë ditë, ju do të shikoni drejt arsenalit të Shtëpisë së Pyllit+  dhe do të shihni të çarat e shumta në muret e Qytetit të Davidit.+ Do të mblidhni ujërat e rezervuarit të poshtëm.+ 10  Do t’i numëroni shtëpitë e Jerusalemit dhe do t’i rrëzoni që të përforconi muret. 11  Midis dy mureve do të bëni një depozitë për ujërat e rezervuarit të vjetër, por nuk do t’i drejtoni sytë nga Bërësi i Madh i gjithë kësaj dhe nuk do të shihni nga Ai që e formoi kohë më parë. 12  Atë ditë, Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive,do t’ju kërkojë të qani, të mbani zi,+të rruani kokën dhe të vishni copë thesi.* 13  Kurse ju festoni e gëzoni,vritni gjedhë e therni dele,hani mish e pini verë.+ Thoni: ‘Të hamë e të pimë, se nesër do të vdesim.’»+ 14  Jehovai i ushtrive më tregoi këtë gjë: «‘Faji juaj nuk do të shlyhet derisa të vdisni’,+​—thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive.» 15  Kështu thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive: «Shko te kujdestari Shebna,+ i cili është përgjegjës i shtëpisë,* dhe thuaji: 16  ‘Çfarë ke këtu dhe kë ke këtu, që ke gërmuar një varr?’ Në një vend të lartë, ai po hap një varr për vete dhe në një shkrep po gdhend një vend prehjeje.* 17  ‘Ja, Jehovai do të të përplasë përtokë, o njeri i fortë, dhe do të të mbërthejë me forcë. 18  Ai do të të bëjë shuk dhe do të të hedhë si një top në një vend të gjerë. Atje do të marrësh fund, ti bashkë me karrocat e tua të lavdishme, për turpin e shtëpisë së zotërisë sate. 19  Unë do të të heq nga pozita që ke, dhe do ta humbasësh postin. 20  Atë ditë do të thërras shërbëtorin tim, Eliakimin,+ birin e Hilkiahut. 21  Do t’i vesh rrobën tënde të gjatë, do t’i lidh rripin tënd+ dhe do t’i jap autoritetin* tënd. Ai do të bëhet si një atë për banorët e Jerusalemit dhe për shtëpinë e Judës. 22  Unë do t’i vë mbi sup çelësin e shtëpisë së Davidit.+ Ai do të hapë e askush s’do të mbyllë; dhe ai do të mbyllë e askush s’do të hapë. 23  Unë do ta ngul atë si një kunj në një vend të qëndrueshëm, dhe ai do të bëhet si një fron lavdie për shtëpinë e të atit. 24  Tek ai do të varin gjithë lavdinë* e shtëpisë së të atit: pasardhësit dhe bijtë,* pra tërë enët e vogla, kupat dhe qypat e mëdhenj. 25  Atë ditë,​—thotë Jehovai i ushtrive,—​kunjin e ngulur në një vend të qëndrueshëm do ta heqin,+ po, do ta presin e do ta rrëzojnë, dhe gjithçka që varej tek ai, do të shkatërrohet, sepse këtë e tha vetë Jehovai.’»

Shënimet

Ka të ngjarë t’i referohet Jerusalemit.
Personifikim poetik, ndoshta për të shprehur keqardhje ose dhembshuri.
Ose «këllëfin me shigjeta».
Ose «me kalorës».
Ose «përgatit».
Ose «Ultësirat».
Ose «Kalorësit».
Ose «muri mbrojtës».
Ose «i pallatit mbretëror».
Fjalë për fjalë «një vend ku të banojë».
Ose «pushtetin».
Fjalë për fjalë «peshën».
Ose «lastarët».