Isaia 24:1-23

  • Jehovai do ta boshatisë vendin (1-23)

    • Jehovai, Mbret në Sion (23)

24  Ja, Jehovai po e boshatis dhe po e shkreton vendin.*+ Ai e kthen përmbys*+ dhe i shpërndan banorët e tij.+   Të gjithë do të përfundojnë njësoj: populli dhe prifti,shërbëtori dhe zotëria i tij,shërbëtorja dhe zonja e saj,blerësi dhe shitësi,huadhënësi dhe huamarrësi,kreditori dhe debitori.+   Vendi do të boshatiset faree do të plaçkitet krejt,+sepse këtë e tha Jehovai.   Vendi po mban zi,*+ po rrënohet. Toka prodhimtare po vyshket; është duke u tretur. Të mëdhenjtë e popullit të vendit po shuhen.   Vendin e kanë ndotur banorët e vet,+sepse shpërfillën ligjet,+ndryshuan rregullat+dhe shkelën besëlidhjen e përjetshme.*+   Ja pse vendin e gllabëron mallkimi+dhe banorët e tij quhen fajtorë. Ja pse banorët e vendit janë pakësuar,kanë mbetur fare pak.+   Vera e re po mban zi,* hardhia po vyshket+dhe të gjithë ata me zemër të gëzuar, psherëtijnë.+   Tingulli i gëzuar i dajreve mori fund,zhurma e festuesve u shuadhe tingulli i hareshëm i harpës u ndal.+   Ata s’pinë më duke kënduar,dhe alkooli u duket i hidhur atyre që e pinë. 10  Qyteti i shkretuar është rrënuar.+ Çdo shtëpi është mbyllur për të mos hyrë më njeri. 11  Nëpër rrugë dëgjohet një klithmë, sepse s’ka verë. Gjithë gëzimi është shuar;ngazëllimi është zhdukur në vend.+ 12  Qyteti është kthyer në rrënojë. Porta është katandisur në grumbull rrënojash.+ 13  Në vend, mes popujve, do të ndodhëashtu si ndodh kur shkundet ulliri+dhe kur mblidhet ajo që ka mbetur pas vjeljes së rrushit.+ 14  Ata do të ngrenë zërin,do të lëshojnë britma të gëzuara. Nga deti* do të shpallin madhështinë e Jehovait.+ 15  Ata do t’i japin lavdi Jehovait në rajonin e dritës;*+do t’i japin lavdi emrit të Jehovait, Perëndisë së Izraelit, nëpër ishujt e detit.+ 16  Nga skajet e tokës kemi dëgjuar këngë: «Lavdia* i takon të Drejtit!»+ Por unë them: «Po tretem, po tretem! I mjeri unë! Të pabesët kanë vepruar pabesisht. Po, të pabesët kanë vepruar shumë pabesisht.»+ 17  Tmerri, gropat dhe grackat të presin ty, o banor i vendit.+ 18  Kushdo që ikën nga tingulli i tmerrit, do të bjerë në gropë,dhe kushdo që del nga gropa, do të zihet në grackë,+sepse portat atje lart do të hapendhe themelet e vendit do të lëkunden. 19  Vendi është çarë,është shkundurdhe po tronditet me forcë.+ 20  Vendit i merren këmbët si një të dehuridhe lëkundet sa andej këtej si një kasolle nga era.Mëkati i tij rëndon mbi të,+ndaj do të bjerë dhe s’do të ngrihet më. 21  Atë ditë, Jehovai do të sjellë gjykimin kundër ushtrisë që ndodhet lart,dhe kundër mbretërve të tokës që janë poshtë në tokë. 22  Ata do të mblidhensi mblidhen të burgosurit në gropë,do të mbyllen në një burg të nëndheshëm*dhe pas shumë ditësh do të gjykohen.* 23  Jehovai i ushtrive është bërë Mbret+ në malin Sion+ e në Jerusalem,ai do të mbretërojë gjithë lavdi përpara pleqve të popullit të tij.*+ Para lavdisë së tij, edhe hëna e plotë do të skuqet nga turpi,e dielli rrëzëllues do të turpërohet.+

Shënimet

Ose «Ai e shpërfytyron».
Ka të ngjarë që fjala vend këtu i referohet Judës dhe Jerusalemit.
Një mundësi tjetër «po thahet».
Ose «e lashtë».
Një mundësi tjetër «po shteron».
Ose «perëndimi».
Ose «në lindje».
Ose «Shkëlqimi».
Ose «në birucë».
Fjalë për fjalë «do t’u kushtohet vëmendje».
Fjalë për fjalë «përpara të moshuarve të tij».