Isaia 26:1-21

  • Këngë për besimin dhe shpëtimin (1-21)

    • Jah Jehovai është Shkëmbi i përjetshëm (4)

    • Banorët e tokës do të mësojnë drejtësinë (9)

    • «Të vdekurit e tu do të jetojnë» (19)

    • Hyr në dhomat ku je më i sigurt dhe fshihu (20)

26  Atë ditë në vendin e Judës+ do të këndohet kjo këngë:+ «Ne kemi një qytet të fortë.+ Shpëtimi që sjell ai,* është mur e ledh* mbrojtës.+   Hapni portat+ që të hyjë kombi i drejtë,kombi që është gjithmonë besnik.   Ti do t’i ruash ata që mbështeten plotësisht te ti;*do t’u japësh paqe të pafund,+sepse te ti kanë besim.+   Kini gjithmonë besim te Jehovai,+sepse Jah* Jehovai është Shkëmbi i përjetshëm.+   Ai i ka poshtëruar ata që banonin lart, në qytetin e lartësuar. Ai e poshtëron, e ul deri në tokë;e hedh poshtë në pluhur.   Të munduarit e të përvuajturitdo ta shkelin me këmbë.»   Shtegu i të drejtit është i drejtë.* Ti do ta sheshosh udhën e të drejtit, sepse je i drejtë.   Teksa ecim në shtegun tënd të drejtësisë,ne shpresojmë te ti, o Jehova! E çmojmë si thesar emrin tënd,dëshirojmë me zjarr që ai të kujtohet.*   Shpirti im të kërkon natën,po, me zjarr të kërkoj,+sepse kur dekreton vendime për tokën,banorët e saj mësojnë ç’është drejtësia.+ 10  Edhe sikur t’i tregohet mirësi,i ligu nuk do ta mësojë ç’është drejtësia.+ Edhe në vendin e drejtësisë, ai do të veprojë me ligësi+dhe nuk do ta shohë madhështinë e Jehovait.+ 11  O Jehova, dora jote është ngritur kundër tyre, por ata nuk e shohin.+ Ata do të shohin zellin që ke për popullin tënd, e do t’u vijë turp. Po, zjarri i përgatitur për kundërshtarët e tu do t’i përpijë. 12  O Jehova, ti do të na japësh paqe.+ Po, çdo gjë e bëjmë falë forcës që na jep ti. 13  O Jehova, Perëndia ynë, veç teje kemi pasur edhe zotërinj të tjerë mbi kokë,+por vetëm emrin tënd s’e heqim nga goja.+ 14  Ata janë të vdekur, e nuk do të jetojnë më,dergjen të pafuqishëm në vdekje e nuk do të ngrihen më,+sepse ti u ktheve kundër tyre,që t’i shfarosje e të mos u zihej më emri në gojë. 15  Ti e ke shtuar kombin, o Jehova,po, e ke shtuar kombin e i ke sjellë lavdi vetes;+ti i ke zgjeruar shumë kufijtë e vendit.+ 16  O Jehova, kur ishin në hall, të drejtoheshin tye me zë pëshpëritës të luteshin kur i disiplinoje.*+ 17  Si një grua shtatzënë në prag të lindjesqë përpëlitet e thërret nga dhembjet,kështu na ke bërë edhe ne, o Jehova. 18  Kemi mbetur shtatzënë, kemi pasur dhembje lindjeje,por, si të thuash, kemi sjellë në jetë erë. Vendit nuk i sollëm shpëtimdhe askush nuk erdhi në jetë që të banojë atje. 19  «Të vdekurit e tu do të jetojnë. Kufomat e popullit tim* do të çohen.+ Zgjohuni dhe lëshoni britma të gëzuara,ju që banoni në pluhur,+sepse vesa juaj është si vesa e mëngjesit,* dhe toka do t’i kthejë në jetë* ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje. 20  Shko, populli im, hyr në dhomat e tua të brendshme,aty ku je më i sigurt, dhe mbylli dyert.+ Fshihu veç për një çast derisa të kalojë zemërimi.*+ 21  Se ja, Jehovai po del nga banesa e vet,që t’u kërkojë llogari banorëve të vendit për fajin e tyre. Toka do ta nxjerrë sheshit gjakun e derdhure nuk do t’i mbulojë më të vrarët.»

Shënimet

Grumbull gurësh ose dheu pranë një muri, që shërbente si mbrojtje.
Ka të ngjarë që «ai» t’i referohet Perëndisë.
Një mundësi tjetër «ata që kanë zemër të patundur».
«Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «i sheshtë».
Domethënë, që Perëndia dhe emri i tij të kujtohen, të bëhen të njohur.
Fjalë për fjalë «Një kufomë imja».
Një mundësi tjetër «vesa e bimëve (e mëllagave)».
Ose «do t’i lindë».
Ose «dënimi».