Isaia 28:1-29
28 Mjerë kurora* pompoze* e pijanecëve të Efraimit+
dhe lulja e vyshkur e zbukurimit të saj të lavdishëm,e cila gjendet në krye të luginës pjellore të atyre që i ka mposhtur vera!
2 Ja, Jehovai do të dërgojë dikë të fortë dhe energjik,i cili do ta hedhë atë përtokë me forcë,si një stuhi breshri që buçet dhe si një furtunë që shkatërron,si një shtrëngatë e fuqishme që përmbyt.
3 Kurorat pompoze* të pijanecëve të Efraimitdo të shkelen me këmbë.+
4 Lulja e vyshkur e zbukurimit të saj të lavdishëm,që gjendet në krye të luginës pjellore,do të bëhet si fiku i hershëm para verësqë, kur dikush e shikon, e gëlltit sapo e merr në dorë.
5 Atë ditë, Jehovai i ushtrive do të bëhet si një kurorë e lavdishme dhe si një kurorë e bukur me lule për ata që do të mbeten nga populli i tij.+
6 Ai do të bëjë* që gjykatësit të gjykojnë me drejtësi dhe do të bëhet burim force për ata që e largojnë sulmin nga porta.+
7 Prifti dhe profeti e kanë humbur rrugën nga veradhe kanë shkuar sa andej këtej nga pijet alkoolike.
Po, ata e kanë humbur rrugën nga alkooli,janë hutuar nga vera,kanë shkuar sa andej këtej nga alkooli.
Këmbët u merren nga vegimet* që shikojnë,dhe gabojnë kur marrin vendime.+
8 Tavolinat e tyre janë mbushur me të vjella të fëlliqura—s’ka mbetur vend pa u ndotur me to.
9 «Kë kërkon të mësojë ai?
Kujt kërkon t’ia shpjegojë mesazhin?
Foshnjave që sapo u është prerë qumështi,që sapo u është hequr gjiri?
10 Se ai thotë ‘urdhër pas urdhri, urdhër pas urdhri,litar për litar, litar për litar,*+pak këtu e pak atje’.»
11 Prandaj, ai do t’i flasë këtij populli me anë të atyre që u mbahet goja dhe që flasin një gjuhë të huaj.+
12 Dikur u tha atyre: «Ky është vendi për të pushuar. Lëreni të lodhurin të pushojë, se ky është vendi për të marrë veten.» Por ata nuk deshën të dëgjonin.+
13 Ja pse për ta, fjala e Jehovait ka për t’u bërë
«urdhër pas urdhri, urdhër pas urdhri,litar për litar, litar për litar,*+pak këtu e pak atje»,me qëllim që kur të ecin,të pengohen e të bien mbrapsht,të dërrmohen, të zihen e të kapen në lak.+
14 Prandaj dëgjoni fjalën e Jehovait, o mburracakë,o sundimtarë të këtij populli në Jerusalem,
15 sepse ju keni thënë:
«Ne kemi bërë një besëlidhje me Vdekjen,+e një aleancë* me Varrin.*
Kur papritur të vërshojë përmbytja,nuk do të na arrijë,se kemi gënjeshtrën si strehëe jemi fshehur te mashtrimi.»+
16 Prandaj, Zotëria Sovran Jehova thotë:
«Unë po vë si themel në Sion një gur të sprovuar,+një gur të çmuar qosheje+ të një themeli të sigurt.+
Asnjë që tregon besim tek ai, nuk do ta zërë paniku.+
17 Drejtësia do të bëhet litari për matje,+dhe e drejta, niveli i muratorit.*+
Breshri do ta fshijë tej strehën e gënjeshtrësdhe ujërat do ta përmbytin vendin e fshehjes.
18 Besëlidhja juaj me Vdekjen do të prishet,e marrëveshja juaj me Varrin* nuk do të zgjatë.+
Kur përmbytja të vërshojë papritur,do t’ju fshijë tej.
19 Sa herë që të vërshojë,do t’ju marrë me vete,+sepse do të vërshojë mëngjes për mëngjes,ditën dhe natën.
Vetëm tmerri do t’i bëjë ta kuptojnë atë që dëgjuan.»*
20 Se shtrati është tepër i shkurtër për t’u shtrirëdhe çarçafi tepër i ngushtë për t’u mbështjellë.
21 Jehovai do të ngrihet si në malin Perazim,do të nxitet që të veprojë si në luginën* afër Gibeonit,+që të kryejë veprën e tij—veprën e tij të çuditshme,dhe punën e tij—punën e tij të pazakontë.+
22 E tani, mos përqeshni,+që të mos ju shtrëngojnë edhe më shumë vargonjtë,sepse kam dëgjuar nga Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive,që ka vendosur ta shkatërrojë të gjithë vendin.*+
23 Mbani vesh dhe dëgjojeni zërin tim!
Kushtojuni vëmendje fjalëve të mia dhe dëgjojini!
24 A e lëron tokën bujku gjithë ditën para se të mbjellë farë?
A i shkrifton dhe a i thërrmon plisat e tokës vazhdimisht?+
25 Pasi sheshon sipërfaqen e saj,a nuk shpërndan farën e zezë dhe a nuk mbjell qimnonin?*
A nuk e mbjell grurin, melin dhe elbin në vendin e caktuar,kurse speltën*+ anëve të arës?
26 Ai e mëson* atë siç duhet;Perëndia i tij e udhëzon,+
27 sepse fara e zezë nuk shtypet me shirëse,*+dhe mbi qimnonin nuk kalohet rrota e karrocës.
Përkundrazi, fara e zezë rrihet me thupërdhe qimnoni me shkop.
28 A e thërrmon krejt drithin dikush për të bërë bukë?
Jo, ai nuk e shin* pa pushim.+
Edhe kur kalon mbi të me rulat e karrocës të tërhequr nga kuajt,ai nuk i thërrmon kokrrat.+
29 Edhe kjo vjen nga Jehovai i ushtrive,qëllimi* i të cilit është i mrekullueshëm,veprat e të cilit janë madhështore.*+
Shënimet
^ Me sa duket i referohet kryeqytetit, Samarisë.
^ Ose «fodulle; krenare».
^ Ose «fodulle; krenare».
^ Ose «Ai do të bëhet një frymë motivuese».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «litar për matje mbi litar për matje, litar për matje mbi litar për matje».
^ Ose «litar për matje mbi litar për matje, litar për matje mbi litar për matje».
^ Një mundësi tjetër «kemi parë të njëjtin vegim».
^ Ose «Sheolin», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «plumbçja».
^ Ose «Sheolin», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Një mundësi tjetër «Kur ta kuptojnë, ata do të tmerrohen krejt».
^ Ose «ultësirën».
^ Ose «të gjithë tokën».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «kuminin?»
^ Ose «e disiplinon; e ndëshkon».
^ Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «këshilla».
^ Ose «dhe mençuria praktike e të cilit është madhështore».