Isaia 34:1-17
34 Afrohuni, o kombe, dhe dëgjoni!
Vërjani veshin, o popuj!
Le të dëgjojë toka dhe gjithçka që e mbush atë,po, mbarë dheu dhe gjithçka që jeton mbi të,
2 sepse Jehovai është indinjuar me të gjitha kombet,+është zemëruar shumë kundër gjithë ushtrisë së tyre.+
Ai do t’i caktojë për shfarosje;* do të bëjë kërdinë.+
3 Të vrarët do të flaken tejdhe kufomat do të lëshojnë erë të qelbur.+
Malet do të shkrijnë nga gjaku i tyre.*+
4 Gjithë ushtria e qiejve do të kalbet.
Qiejt do të mbështillen porsi rrotull.
Ushtria e tyre do të bjerësiç bien gjethet e fishkura nga hardhiadhe fiku i tharë nga pema.
5 «Në qiej shpata ime do të përlyhet me gjak.+
Ajo do të zbresë për të ekzekutuar gjykimin në Edom,+kundër këtij populli që e caktova për shfarosje.
6 Jehovai ka një shpatë që do të lahet në gjak.
Ajo do të përlyhet me dhjamë,+me gjakun e deshve të rinj e të cjepve,me dhjamin e veshkave të deshve,sepse Jehovai do të bëjë një flijim në Bozrahdhe do të bëjë kërdinë në Edom.+
7 Me ta do të bashkohen edhe demat e egër,demat e rinj dhe demat e fuqishëm.
Vendi i tyre do të lahet në gjak,pluhuri do të ngopet me dhjamë.»
8 Se Jehovai ka caktuar një ditë hakmarrjeje,+një vit shpagimi për çështjen ligjore të Sionit.+
9 Përrenjtë e tij* do të kthehen në katran,*kurse pluhuri në squfur.
Toka e tij do të bëhet si katran që digjet.
10 Nuk do të shuhet as ditën e as natën;do të nxjerrë tym përgjithmonë.
Vendi do të mbetet i shkretë brez pas brezi,atje s’do të shkelë këmbë njeriu në jetë të jetëve.+
11 Ai do të kthehet në fole pelikanësh e ferrëgjatëshdhe do të mbushet me bufë veshgjatë e korba.
Perëndia do të shtrijë mbi të litarin për matje të boshllëkutdhe plumbçen* e shkretisë.
12 Nga fisnikët e tij, asnjëri nuk do të bëhet mbret,princat e tij s’do të jenë më.
13 Në kullat e fortifikuara do të rriten gjemba,në fortesën e tij, hithra e gjembaçë.
Ai do të bëhet strofka e çakejve+dhe shtëpia e strucave.
14 Kafshët e shkretëtirës do të takohen me kafshë që ulërijnë,cjeptë e egër* do të thërrasin njëri-tjetrin.
Po, atje dallëndyshja e natës do të rehatohet e do të gjejë një vend ku të pushojë.
15 Atje gjarpri-shigjetë do të bëjë folenë e do të shtrojë vezët,që do t’i lërë të çelin e do t’i mbledhë së bashku nën hijen e vet.
Po, hutat do të mblidhen së bashku, secila me shokun e vet.
16 Kërkoni në librin e Jehovait dhe lexoni me zë.
Asnjëra prej tyre nuk do të mungojë.
Gjithsecila do të ketë shokun e vet,sepse urdhri doli nga goja e Jehovait,dhe fryma e tij i mblodhi bashkë.
17 Shortin për ta e hodhi Ai,me dorën e tij e mati vendin që u caktoi atyre.*
Ai do të jetë vendi i tyre përgjithnjë;brez pas brezi, ata do të banojnë atje.