Isaia 38:1-22
38 Ato ditë Hezekia u sëmur për vdekje.+ Profeti Isaia,+ biri i Amozit, vajti dhe i tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Jepu udhëzimet e fundit njerëzve të shtëpisë, sepse ti nuk do ta marrësh veten, por do të vdesësh.’»+
2 Atëherë Hezekia u kthye me fytyrë nga muri dhe filloi t’i lutej Jehovait:
3 «Të përgjërohem, o Jehova. Të lutem, kujto+ si të kam shërbyer me besnikëri e të jam kushtuar me gjithë zemër,+ dhe se si kam bërë atë që të ka pëlqyer ty.» E Hezekia ia dha të qarit.
4 Atëherë Jehovai i drejtoi Isaisë këtë fjalë:
5 «Kthehu e thuaji Hezekisë:+ “Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Davidit, paraardhësit tënd: ‘E dëgjova lutjen tënde.+ I pashë lotët e tu.+ Ja, unë po i shtoj 15 vjet jetës sate.*+
6 Unë do të të shpëtoj ty dhe këtë qytet nga dora e mbretit të Asirisë, e do ta mbroj këtë qytet.+
7 Kjo është shenja nga Jehovai për të të treguar se Jehovai do ta bëjë atë që ka thënë.+
8 Ja, unë po bëj që hija mbi shkallët* e Akazit, e cila ka zbritur deri poshtë për shkak të diellit, të kthehet dhjetë shkallë pas.’”»+ Kështu dielli u kthye pas dhjetë shkallë mbi shkallët ku tashmë kishte zbritur.
9 Hezekia, mbreti i Judës shkroi këto fjalë* kur u sëmur dhe u shërua:
10 «Unë thashë: ‘Jeta do të më pritet në mesdhe do të hyj në portat e Varrit.*
Pjesa tjetër e viteve të mia do të më hiqet.’
11 Gjithashtu thashë: “Nuk do ta shoh Jah,* po, Jah, në vendin e të gjallëve.+
Nuk do t’i shikoj më njerëzitkur të jem me banorët e vendit ku gjithçka merr fund.
12 Banesa ime është shkulur dhe më është hequr+si një tendë barinjsh.
Jeta ime është mbështjellë si pëlhura e tezgjahistit;ti më këput si fijet e tezgjahut.
Nga agimi deri në mbrëmje, ti më çon drejt fundit.+
13 Qetësohem deri sa vjen mëngjesi.
Si një luan, vazhdon të m’i thyesh kockat.
Nga agimi deri në mbrëmje, ti më çon drejt fundit.+
14 Vajtoj si dejka dhe si mëllenja;*+si pëllumb vazhdoj të gugat.+
Sytë m’u tretën duke parë lart:+
‘O Jehova, jam shumë i brengosur,ndaj më qëndro pranë!’*+
15 Ç’të them?!
Ai më ka folur dhe ka vepruar.
Me përulësi* do të eci gjatë gjithë viteve të miapër shkak të brengës sime të hidhur.*
16 O Jehova, falë këtyre gjërave* të gjithë mbahen gjallë,falë tyre mbahet gjallë fryma ime.
Ti do të më shërosh e do të më mbash gjallë.+
17 Ja, në vend të paqes, më mbyti hidhërimi,por ti më kishe për zemëre më ruajte nga gropa e shkatërrimit.+
Ti i ke hedhur pas shpine* të gjitha mëkatet e mia.+
18 Se Varri* s’mund të të përlëvdojë,+as vdekja nuk të lëvdon dot.+
Ata që futen në gropë, nuk mund të shpresojnë te besnikëria jote.+
19 I gjalli, i gjalli mund të të lëvdojë,ashtu siç bëj unë sot.
Një baba mund t’i mësojë bijtë e vet për besnikërinë tënde.+
20 O Jehova, më shpëto,e ne do të luajmë meloditë e mia në instrumentet me tela+
gjatë gjithë ditëve të jetës sonë në shtëpinë e Jehovait!”»+
21 Pastaj Isaia tha: «Merrni një bukëfiqe, vëreni mbi çiban* që mbreti të shërohet.»+
22 Ndërkohë Hezekia kishte pyetur: «Cila është shenja që unë do të ngjitem në shtëpinë e Jehovait?»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «ditëve të tua».
^ Ndoshta këto shkallë përdoreshin për të llogaritur kohën, si një orë diellore.
^ Ose «këtë kompozim».
^ Ose «e Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
^ Fjalë për fjalë «bëhu siguria ime!»
^ Një mundësi tjetër «krilla».
^ Ose «Ngadalë».
^ Ose «për shkak të shpirtit tim të vrerosur».
^ Domethënë, fjalët dhe veprat e Perëndisë.
^ Ose «i ke hequr nga prania jote».
^ Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «mbi të thatin».