Isaia 40:1-31
40 «Ngushëlloni, ngushëlloni popullin tim,—thotë Perëndia juaj.+
2 Flitini zemrës së* Jerusalemitdhe i thoni se shërbimi i tij i detyruar ka mbaruar,se faji i tij është paguar,+sepse mori nga dora e Jehovait ndëshkim të plotë* për tërë mëkatet e tij.»+
3 Dëgjohet zëri i dikujt që thërret në shkretëtirë:
«Përgatitni* udhën për Jehovain.+
Bëni për Perëndinë tonë një rrugë të drejtë+ përmes shkretëtirës.+
4 Le të ngrihet çdo luginëdhe le të ulet çdo mal e kodër.
Toka me gunga duhet të rrafshohetdhe terreni i thyer të bëhet i rrafshët.+
5 Lavdia e Jehovait do të shpaloset+dhe çdo njeri* do ta shohë,+sepse këtë e tha vetë Jehovai me gojën e tij.»
6 Dëgjo! Dikush thotë: «Thërrit!»
Tjetri ia kthen: «Ç’të thërras?»
«Çdo njeri* është si bari i gjelbër.
Gjithë dashuria e tij besnike është si lulja e fushës.+
7 Bari thahet, lulja vyshket,+sepse mbi to fryn fryma e Jehovait.+
Po, njerëzit janë veçse bar i gjelbër.
8 Bari thahet, lulja vyshket,por fjala e Perëndisë tonë mbetet përgjithmonë.»+
9 Ngjitu mbi një mal të lartë,o grua që sjell një lajm të mirë për Sionin!+
Bërtit me sa fuqi ke,o grua që sjell një lajm të mirë për Jerusalemin!
Bërtit, mos ki frikë.
Lajmëroji qytetet e Judës: «Ky është Perëndia juaj!»+
10 Ja! Zotëria Sovran Jehova do të vijë e do të tregojë fuqinë e tijdhe krahu i vet do të mbretërojë në emër të tij.+
Me vete ka një shpërblimdhe para tij ka një pagë.+
11 Ai do të kujdeset për* kopenë e tij si një bari.+
Do t’i mbledhë qengjat me krahun e tije do t’i mbajë në gji.
Do t’i prijë me butësi ato që ushqejnë të vegjlit me qumësht.+
12 Kush ka arritur t’i mbajë ujërat në grushtin e dorës+dhe t’i matë qiejt me pëllëmbë?*
Kush e ka mbledhur pluhurin e tokës në një masë?*+
Kush i ka peshuar malet në kandardhe kodrat në peshore?
13 Kush e ka matur* frymën e Jehovait?
Kush mund të jetë këshilltar i tij që ta udhëzojë?+
14 A është konsultuar* me ndonjë që të fitojë aftësi për të kuptuar?
Kush ia mëson shtegun e drejtësisë?
Kush i jep njohuri?
Kush i tregon si të fitojë vërtet aftësi për të kuptuar?+
15 Ja, kombet janë si një pikë uji në një kovë,si shtresa e hollë e pluhurit në peshore.+
Ja, ai i ngre ishujt si të ishin pluhur i imët.
16 As Libani nuk mjafton për ta mbajtur zjarrin ndezur,*as kafshët e tij të egra nuk mjaftojnë për një blatim të djegur.
17 Tërë kombet janë asgjë para tij;+për të janë një hiç dhe një kotësi.+
18 Me kë mund ta përngjasoni Perëndinë?+
Çfarë gjëje i ngjan?+
19 Artizani derdh një idhull,*metalpunuesi e vesh me ar+dhe bën zinxhirë prej argjendi.
20 Ai zgjedh një dru që ta japë si kontribut,+një dru që nuk kalbet.
Pastaj kërkon një artizan të zotinpër të gdhendur një shëmbëlltyrë që s’ka për të lëvizur vendit.+
21 Nuk e dini, vallë?
Nuk e keni dëgjuar?
Nuk jua kanë treguar që nga fillimi?
Nuk e keni kuptuar që kur u hodhën themelet e tokës?+
22 Është Dikush që banon mbi rruzullin* e tokës,+banorët e së cilës janë si karkaleca.
Ai i shpalos qiejt si një vel të hollëdhe i shtrin si një tendë banimi.+
23 Ai i katandis në hiç zyrtarët e lartëdhe i kthen në kotësi gjykatësit* e tokës.
24 Ata sapo janë mbjellë,nuk janë futur mirë në tokë,dhe kërcelli i tyre ende nuk ka lëshuar rrënjë mirë.
Mjafton t’u frysh, e thahen.
Era i merr me vete si të ishin kashtë.+
25 «Me kë mund të më përngjasoni? Kush është i barabartë me mua?—thotë i Shenjti.
26 Ngrini sytë drejt qiellit dhe shikoni.
Kush i krijoi këto gjëra?+
Ai që e nxjerr ushtrinë e yjeve dhe që e di numrin e tyre të saktë;*Ai i thërret të gjithë me emër.+
Falë energjisë së tij të jashtëzakonshme* dhe fuqisë së tij të mahnitshme,+nuk mungon asnjë prej tyre.
27 O Jakob, o Izrael, pse thua:
‘Udha ime është e fshehur për Jehovaindhe Perëndia nuk vepron me drejtësi ndaj meje.’+
28 A nuk e di? Nuk e ke dëgjuar?
Jehovai, Krijuesi i skajeve të tokës, është Perëndi i përjetësisë.+
Ai nuk lodhet e nuk rraskapitet kurrë.+
Mençuria e tij* është e pahetueshme.+
29 Ai u jep forcë të lodhurvedhe fuqi me bollëk të pafuqishmëve.*+
30 Djemtë do të lodhen e do të rraskapiten,të rinjtë do të pengohen e do të rrëzohen,
31 por ata që shpresojnë te Jehovai, do të rimarrin fuqi.
Do të fluturojnë lart si me krahët e shqiponjës,+do të vrapojnë e s’do të rraskapiten,do të ecin e s’do të lodhen.»+
Shënimet
^ Ose «I flitni në mënyrë ngushëlluese».
^ Ose «ndëshkim të dyfishtë».
^ Ose «Hapni».
^ Fjalë për fjalë «mish».
^ Fjalë për fjalë «mish».
^ Ose «do ta kullotë».
^ Distanca nga maja e gishtit të madh deri në majën e gishtit të vogël kur dora është e shtrirë. Shih Shtojcën B14.
^ Ose «në një enë të vogël».
^ Një mundësi tjetër «e ka kuptuar».
^ Ose «është këshilluar».
^ Ose «nuk mjafton për të siguruar dru për zjarr».
^ Ose «një shtatore të derdhur».
^ Ose «sferën; rrethin».
^ Ose «sundimtarët».
^ Fjalë për fjalë «duke i llogaritur me numër».
^ Ose «energjisë së tij dinamike».
^ Ose «Aftësia e tij për të kuptuar».
^ Ose «atyre pa energji dinamike».