Isaia 43:1-28
43 Kështu thotë Jehovai,Krijuesi yt, o Jakob, Ai që të formoi, o Izrael:+
«Mos ki frikë, se unë të kam riblerë.+
Të kam thirrur me emër.
Ti më përket mua.
2 Kur të kalosh përmes ujërave, unë do të jem me ty,+kur të kalosh përmes lumenjve, ata nuk do të të rrëmbejnë.+
Kur të ecësh përmes zjarrit, nuk do të zhuritesh,as flakët nuk do të të përcëllojnë,
3 sepse unë jam Jehovai, Perëndia yt,i Shenjti i Izraelit, Shpëtimtari yt.
Unë kam dhënë Egjiptin si shpërblesë për ty,kam dhënë Etiopinë dhe Sebën në vendin tënd.
4 E gjithë kjo sepse në sytë e mi+je i çmuar e i nderuar, dhe unë të dua.+
Prandaj për ty, do të jap njerëz,për jetën tënde,* kombe.
5 Mos ki frikë se unë jam me ty.+
Do t’i sjell pasardhësit* e tu nga lindjae do t’i mbledh nga perëndimi.+
6 Do t’i them veriut: ‘Dorëzoji!’+
Do t’i them jugut: ‘Mos i mbaj!
Silli djemtë e mi nga larg dhe vajzat e mia nga skajet e tokës,+
7 të gjithë ata që thirren me emrin tim,+që i kam krijuar për lavdinë time,që i kam formuar dhe i kam bërë unë.’+
8 Nxirre popullin që është i verbër, edhe pse ka sy,që është i shurdhër, edhe pse ka veshë.+
9 Le të mblidhen të gjitha kombet në një vende le të grumbullohen popujt.+
Kush nga ato* mund ta thotë këtë?
Ose, kush mund të na tregojë gjërat e para?*+
Le të paraqesin dëshmitarë që të provojnë se kanë të drejtë,ose le të dëgjojnë e të thonë: ‘Është e vërtetë.’+
10 Ju jeni dëshmitarët e mi,+—thotë Jehovai.
Po, shërbëtori im, të cilin e kam zgjedhur,+që ju të më njihni e të keni besim tek unë,dhe të kuptoni se unë jam po Ai që kam qenë.+
Përpara meje nuk u formua asnjë Perëndie pas meje nuk ka pasur asnjë tjetër.+
11 Unë, unë jam Jehovai+ dhe nuk ka shpëtimtar tjetër veç meje.+
12 Unë jam ai që ka folur, ka shpëtuar dhe ka shpallurkur nuk kishte mes jush asnjë perëndi të huaj.+
Prandaj, ju jeni dëshmitarët e mi,—thotë Jehovai,—dhe unë jam Perëndia.+
13 Përveç kësaj, unë jam gjithnjë i njëjti+dhe askush nuk mund të rrëmbejë diçka nga dora ime.+
Kur unë veproj, kush mund të më ndalë?»+
14 Kështu thotë Jehovai, Riblerësi juaj,+ i Shenjti i Izraelit:+
«Për hirin tuaj, do të dërgoj dikë në Babiloni dhe do të heq shulat e portave.+
Kaldeasit në anijet e tyre do të thërrasin në pikë të hallit.+
15 Unë jam Jehovai, i Shenjti juaj,+ Krijuesi i Izraelit,+ Mbreti juaj.»+
16 Kështu thotë Jehovai,Ai që hap një rrugë përmes detit,një shteg përmes ujërave të rrëmbyeshme,+
17 Ai që bën të dalin karroca lufte e kuaj,+ushtri e luftëtarë të fuqishëm së bashku:
«Ata do të bien përtokë e nuk do të ngrihen;+do të shuhen, do të fiken si fitili.»
18 «Mos i kujtoni gjërat e mëparshmedhe mos e mbani mendjen te e shkuara.
19 Ja, unë po bëj diçka të re;+madje që tani po shfaqet.
A nuk e dalloni?!
Do të hap një rrugë përmes shkretëtirës,+do të bëj të rrjedhin lumenj nëpër vendin e shkretë.+
20 Egërsirat e fushës,çakejtë dhe strucët, do të më nderojnë,sepse popullit tim të zgjedhur+ do t’ia shuaj etjen,do t’i jap ujë në shkretëtirë,+lumenj në vendin e shkretë,
21 po, popullit që formova për vete,që të shpallë lavdinë time.+
22 Por ti nuk më kërkove, o Jakob,+sepse u lodhe me mua, o Izrael.+
23 Nuk më solle dele për blatimin e plotë të djegure nuk më dhe lavdi me flijimet e tua.
Unë nuk të detyrova të më sillje dhurata,as të lodha duke të kërkuar temjan të bardhë.+
24 Ti nuk më bleve kallam të ëmbël* me pará,as më kënaqe me dhjamin e flijimeve të tua.+
Përkundrazi, më mundove me mëkatet e tua,më lodhe me fajet e tua.+
25 Unë, pikërisht unë, i fshij shkeljet e tua*+ për hir të emrit tim,+dhe mëkatet e tua nuk do t’i kujtoj më.+
26 Ta paraqesim çështjen kundër njëri-tjetrit.
Më kujto; jep argumentet e tua që të provosh se ke të drejtë.
27 Paraardhësi yt i parë mëkatoi,dhe zëdhënësit* e tu u rebeluan kundër meje.+
28 Prandaj, unë do t’i përdhos princat e vendit të shenjtë,do ta lë Jakobin të shkatërrohet,Izraelin do ta lë të shahet.+