Isaia 44:1-28

  • Bekime për popullin e zgjedhur të Perëndisë (1-5)

  • Nuk ka Perëndi tjetër veç Jehovait (6-8)

  • Kotësia e idhujve të bërë nga njeriu (9-20)

  • Jehovai, Riblerësi i Izraelit (21-23)

  • Rindërtimi me anë të Kirit (24-28)

44  Tani, dëgjo, o Jakob, shërbëtori im,o Izrael, që të kam zgjedhur.+   Kështu thotë Jehovai,Bërësi yt, Ai që të formoi,+i cili të ka ndihmuar që në bark të nënës:* “Mos ki frikë, o shërbëtori im Jakob,+dhe ti Jeshurun,*+ që të kam zgjedhur,   sepse unë do t’ia shuaj etjen të eturit*+dhe mbi vendin e thatë do të vërshojnë përrenjtë. Do të derdh frymën time mbi pasardhësit* e tu+dhe bekimin tim mbi ta.   Ata do të blerojnë si bari i gjelbër,+si plepat buzë përrenjve të ujit.   Njëri do të thotë: ‘I përkas Jehovait.’+ Tjetri do të quhet me emrin e Jakobite një tjetër do të shkruajë mbi dorë: ‘I përkas Jehovait’,e do të quhet me emrin e Izraelit.”   Kështu thotë Jehovai,Mbreti i Izraelit+ dhe Riblerësi i tij,+ Jehovai i ushtrive: ‘Unë jam i pari dhe i fundit.+ Veç meje nuk ka tjetër Perëndi.+   Kush është si unë?!+ Le ta shpallë, ta thotë e të ma tregojë me prova.+ Le të tregojnë gjërat që do të vijnë së shpejti,e ato që do të ndodhin në të ardhmen,siç kam bërë unë që kur formova popullin e lashtë.   Mos u tmerroni,mos u paralizoni nga frika.+ A nuk jua kam treguar secilit prej jush që më parë? A nuk jua kam shpallur? Ju jeni dëshmitarët e mi.+ A ka tjetër Perëndi veç meje? Jo, nuk ka tjetër Shkëmb;+ unë nuk njoh asnjë.’»   Të gjithë ata që bëjnë shëmbëlltyra të gdhendura nuk vlejnë asgjëdhe objektet e tyre të shtrenjta nuk sjellin asnjë të mirë.+ Si dëshmitarë të tyre, ato* nuk shohin e nuk dinë asgjë,+prandaj bërësit e tyre do të turpërohen.+ 10  Kush bën një perëndi ose derdh një shëmbëlltyrë prej metali*që nuk sjell asnjë të mirë?!+ 11  Ja, të gjithë shokët e tij do të turpërohen.+ Mjeshtrit s’janë veçse njerëz. Të mblidhen së bashku e të zënë pozicion. Të gjithë bashkë do të tmerrohen e do të turpërohen. 12  Farkëtari e punon hekurin mbi prush me mjetin e punës.* I jep formë me çekandhe e punon me krahun e vet të fuqishëm.+ Pastaj e merr uria dhe fuqitë i shteren;nuk pi ujë dhe lodhet. 13  Ai që gdhend drurin, shtrin litarin për ta matur dhe e vizaton modelin me shkumës të kuq. E punon me daltë dhe e shënon me kompas. I jep formën e një njeriu+dhe tipare të bukura njerëzore,për ta vënë në një shtëpi.*+ 14  Ai që merret me prerjen e cedrave,zgjedh një lloj peme, një lis,dhe e lë të rritet e të bëhet e fortë mes drurëve të pyllit.+ Ai mbjell një dafinë, të cilën e rritin shirat. 15  Pastaj njeriu e përdor pemën si dru zjarri. Me një pjesë të saj ngrohet;bën zjarr me të dhe pjek bukë. Gjithashtu sajon me të një perëndi dhe e adhuron;bën me të një shëmbëlltyrë të gdhendur e përkulet me fytyrë përtokë para saj.+ 16  Gjysmën e djeg në zjarr;mbi të pjek mishin, që e ha dhe ngopet. Veç kësaj, ngrohet dhe thotë: «Oh, sa po më ngroh ky zjarr!» 17  Kurse me pjesën tjetër sajon një perëndi, një shëmbëlltyrë të gdhendur. Ai përkulet para saj dhe e adhuron. I lutet e i thotë: «Më shpëto, se ti je perëndia im!»+ 18  Ata nuk dinë e nuk kuptojnë asgjë,+sepse janë të verbër e nuk shohin,zemra e tyre nuk ka gjykim të thellë. 19  Askush nuk i thërret mendjes.* Askush nuk ka njohuri e nuk kupton që të thotë: «Gjysmën e dogja në zjarrdhe mbi prushin e saj poqa bukën e mishin dhe hëngra. Por tani, a duhet të bëj me atë që mbetet një gjë të pështirë?+ A duhet të adhuroj një copë* druri?» 20  Ai ushqehet me hi. Zemra e mashtruar e ka çuar në rrugë të gabuar. Ai nuk e shpëton dot veten dhe as nuk thotë: «A nuk është gënjeshtër kjo që mbaj në dorë?»* 21  «Kujtoji këto gjëra, o Jakob, dhe ti, o Izrael,sepse je shërbëtori im. Unë të formova dhe ti je shërbëtori im.+ O Izrael, unë nuk do të të harroj.+ 22  Unë do t’i zhduk shkeljet* e tua si të ishin fshehur pas një reje+dhe mëkatet e tua si të ishin fshehur pas një reje të dendur. Kthehu tek unë, se do të të riblej.+ 23  Bërtitni me gëzim, o qiej,sepse Jehovai ka vepruar! Brohoritni fitimtare, o thellësi të tokës! Lëshoni britma të gëzuara, o male,+ju, o pyje, me tërë drurët tuaj,sepse Jehovai e ka riblerë Jakobindhe e shfaq shkëlqimin e tij në Izrael.»+ 24  Kështu thotë Jehovai, Riblerësi yt,+i cili të formoi që në bark të nënës: «Unë jam Jehovai, ai që bëri gjithçka. Vetë unë i shpalosa qiejt+dhe e shtriva tokën.+ Kush ishte me mua?! 25  Unë bëj që të dalin të kota shenjat e profetëve të rremë.* Unë jam Ai që i bën fallxhorët të veprojnë si të marrë;+Ai që i huton të mençuritdhe e kthen njohurinë e tyre në marrëzi;+ 26  Ai që bën të dalin të vërteta fjalët e shërbëtorit të tijdhe të përmbushen plotësisht parashikimet e lajmëtarëve të tij,+Ai që thotë për Jerusalemin: ‘Do të banohet’,+dhe për qytetet e Judës: ‘Do të rindërtohen,+rrënojat do t’i ngre prapë.’+ 27  Unë jam Ai që u thotë ujërave të thella: ‘Avullohuni. Do t’i thaj të gjithë lumenjtë e tu.’+ 28  Ai që thotë për Kirin:+ ‘Është bariu imdhe do të kryejë plotësisht vullnetin tim.’+ Ai që thotë për Jerusalemin: ‘Do të rindërtohet’,dhe për tempullin: ‘Do të hidhen themelet e tua.’»+

Shënimet

Ose «që nga lindja».
Do të thotë «i drejtë», një titull nderi për Izraelin.
Ose «tokës së etur».
Fjalë për fjalë «farën».
Domethënë, shëmbëlltyrat.
Ose «shtatore të derdhur».
Ose «me gdhendës».
Ose «faltore».
Ose «nuk mendon thellë në zemër të vet».
Ose «një copë të thatë».
Fjalë për fjalë «në dorën e djathtë?»
Ose «e atyre që thonë fjalë boshe».