Isaia 45:1-25

  • Kiri miroset për të pushtuar Babiloninë (1-8)

  • Argjila nuk mund të hahet me Poçarin (9-13)

  • Kombet e tjera do ta njohin Izraelin (14-17)

  • Krijimi dhe profecitë tregojnë se Perëndia është i denjë për besim (18-25)

    • Toka u krijua që të banohej (18)

45  Kështu i thotë Jehovai të mirosurit të tij, Kirit,+të cilin e kapi nga dora e djathtë+që të nënshtrojë para tij kombe,+që të çarmatosë mbretër,*që të hapë para tij dyert dykanatëshe,dhe kështu portat të mos mbyllen:   «Unë do të eci para teje+dhe do të sheshoj kodrat. Do të copëtoj dyert prej bakridhe do të thyej shulat prej hekuri.+   Do të të jap thesaret që ndodhen në errësirëdhe thesaret që ruhen në vende të fshehta,+që ta dish se unë jam Jehovai,Perëndia i Izraelit, që të thërret me emër.+   Për hir të Jakobit, shërbëtorit tim, dhe të Izraelit, të zgjedhurit tim,unë të kam thirrur me emër. Të kam dhënë një emër nderi, megjithëse nuk më njihje.   Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër. Veç meje, nuk ka tjetër Perëndi.+ Unë do të të forcoj,* megjithëse nuk më njihje,   që nga lindja e diellit deri në perëndimtë gjithë ta dinëse nuk ka tjetër veç meje.+ Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër.+   Unë formoj dritën+ dhe krijoj errësirën,+sjell paqe+ dhe të këqija.+ Unë, Jehovai, i bëj të gjitha këto.   Rridhni, o qiej të lartë!+ Nga retë le të derdhet drejtësia. Le të hapet toka e të japë si fryt shpëtimin,e, në të njëjtën kohë, le të mbijë drejtësia.+ Unë, Jehovai, e kam krijuar këtë.»   Mjerë ai që hahet* me Bërësin e tij,*sepse është vetëm një copë qeramikemes copave të tjera të hedhura përtokë! A i thotë argjila Poçarit:* «Çfarë po bën?»+ A thotë vepra e bërë: «Ti nuk ke duar.»* 10  Mjerë ai që i thotë një babai: «Ç’ke sjellë në jetë?», dhe një nëne: «Çfarë po lind?»* 11  Kështu thotë Jehovai, i Shenjti i Izraelit,+ Ai që e formoi: «Po më merrni në pyetje për gjërat që do të vijnëe po më urdhëroni çfarë duhet të bëj me bijtë e mi+ dhe veprat e duarve të mia?! 12  Unë e bëra tokën+ dhe krijova njeriun në të.+ Me duart e mia shpalosa qiejt+dhe i jap urdhra tërë ushtrisë së tyre.+ 13  Ngaqë jam i drejtë,+ unë kam nxitur dikëe do t’i bëj të drejta të gjitha udhët e tij. Ky do ta rindërtojë qytetin tim+e do t’i çlirojë të mërguarit e mi,+ pa marrë as shpërblim e as ryshfet»,+​—thotë Jehovai i ushtrive. 14  Kështu thotë Jehovai: «Fitimet* e Egjiptit, mallrat* e Etiopisë dhe sabeatitët shtatlartëdo të vijnë vetë te ti dhe do të bëhen të tutë. Ata do të ecin pas teje të lidhur me vargonj. Do të vijnë e do të përkulen para teje,+duke të thënë plot nderim: ‘Pa dyshim Perëndia është me ty,+nuk ka asnjë tjetër; nuk ka Perëndi tjetër.’» 15  Në të vërtetë ti, o Perëndi i Izraelit, o Shpëtimtar,+je një Perëndi që s’tregon gjithnjë çfarë bën! 16  Ata do të turpërohen e do të poshtërohen të gjithë;mjeshtrit që bëjnë idhuj, do të ikin të gjithë të turpëruar.+ 17  Por Izraeli do të shpëtojë përgjithmonë falë Jehovait.+ Ju nuk do të turpëroheni dhe as do të poshtëroheni më për gjithë përjetësinë.+ 18  Kështu thotë Jehovai,Krijuesi i qiejve,+ Perëndia i vërtetë,Ai që formoi tokën, që e bëri të patundshme,+që nuk e krijoi pa një qëllim,* por e formoi që të banohej:+ «Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër. 19  Nuk fola në një vend të fshehtë,+ në një vend të errëtdhe as u thashë pasardhësve* të Jakobit: ‘Kot më kërkoni!’ Unë jam Jehovai që flas sipas drejtësisë dhe shpall atë që është e drejtë.+ 20  Mblidhuni dhe ejani. Afrohuni bashkë, ju që ikët nga kombet.+ Ata që mbajnë shëmbëlltyrat e gdhendura nuk dinë asgjëdhe i luten një perëndie që nuk mund t’i shpëtojë.+ 21  Flitni dhe paraqitni çështjen tuaj. Po, konsultohuni* të gjithë së bashku. Kush e paratha këtë kohë më parë? Kush e shpalli që nga e kaluara? A nuk jam unë, Jehovai? Veç meje nuk ka Perëndi tjetër;një Perëndi të drejtë e Shpëtimtar,+ veç meje nuk ka tjetër.+ 22  Kthehuni tek unë dhe shpëtoni,+ të gjithë ju skaje të tokës,sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër.+ 23  Jam betuar për veten time;fjala që ka dalë nga goja ime është e vërtetë,e nuk do të kthehet mbrapsht:+ çdo gju do të përkulet para mejedhe çdo gjuhë do të më betohet për besnikëri+ 24  duke thënë: ‘Sigurisht te Jehovai ka drejtësi të vërtetë dhe forcë. Të gjithë ata që zemërohen me të, do t’i dalin para të turpëruar. 25  Për shkak të Jehovait, tërë pasardhësit* e Izraelit do të tregohen të drejtë,+dhe me të do të krenohen.’»

Shënimet

Ose «që të zgjidhë ijët e mbretërve».
Ose «do të të ngjesh ijët».
Ose «debaton».
Ose «me Atë që e formoi».
Ose «Atij që i dha formë».
Një mundësi tjetër «A thotë argjila: ‘Ajo që ke bërë nuk ka doreza.’»
Ose «Për çfarë ke dhembje lindjeje?»
Një mundësi tjetër «Punëtorët».
Një mundësi tjetër «tregtarët».
Një mundësi tjetër «nuk e krijoi që të jetë bosh».
Fjalë për fjalë «farës».
Ose «këshillohuni».
Fjalë për fjalë «fara».