Isaia 46:1-13

  • Idhujt babilonas kundrejt Perëndisë së Izraelit (1-13)

    • Jehovai parathotë të ardhmen (10)

    • Një zog grabitqar nga lindja e diellit (11)

46  Beli përkulet,+ Neboja kërruset. Idhujt e tyre janë ngarkuar mbi kafshët, mbi kafshët e barrës,+si plaçkë e rëndë për kafshët e lodhura.   Ata kërrusen dhe përkulen së bashku;nuk e shpëtojnë dot ngarkesën,*dhe vetë ata shkojnë në robëri.   «Më dëgjo, o shtëpi e Jakobit, dhe të gjithë ju që keni mbetur nga shtëpia e Izraelit,+ju, të cilët ju mbështeta që nga lindja e ju mbajta që në bark të nënës.+   Deri kur të plakeni, unë do të jem i njëjti;+deri kur t’ju zbardhen flokët, do t’ju mbështes. Ashtu siç kam bërë, do t’ju mbaj, do t’ju mbështes e do t’ju shpëtoj.+   Me kë do të më përngjasoni e do të më barazoni?+ Me kë do të më krahasoni sikur të ishim të ngjashëm?+   Ka nga ata që e derdhin pa hesap arin nga çanta e tyre;peshojnë argjend në peshore. Paguajnë një metalpunues që sajon me të një perëndi.+ Pastaj përkulen me fytyrë përtokë, po, e adhurojnë.*+   E ngarkojnë mbi supe,+e mbartin dhe e vënë në vendin e vet, dhe ajo thjesht qëndron atje. Nuk lëviz vendit.+ I thërrasin, por nuk përgjigjet;nuk mund të shpëtojë njeri nga vuajtja.+   Kujtojeni këtë dhe merrni zemër. Merreni seriozisht, o shkelës të ligjit!   Kujtoni gjërat e mëparshme* të kohëve të lashta,që unë jam Perëndia* dhe s’ka tjetër. Unë jam Perëndia dhe s’ka asnjë të ngjashëm me mua.+ 10  Unë e them përfundimin që në fillimdhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk kanë ndodhur.+ Unë them: ‘Vendimi* im do të realizohet patjetër,+e do të bëj çdo gjë që më pëlqen.’+ 11  Unë po thërras një zog grabitqar nga lindja e diellit,+nga një vend i largët, njeriun që do të përmbushë vendimin* tim.+ Unë e kam thënë, e unë do ta plotësoj. Ky është qëllimi im, e unë do ta realizoj.+ 12  Dëgjomëni ju që keni zemër kryeneçe,*ju që jeni larg drejtësisë. 13  E kam afruar drejtësinë time;nuk është larg,shpëtimi im nuk do të vonojë.+ Unë do t’i sjell shpëtimin Sionit dhe shkëlqimin tim Izraelit.»+

Shënimet

Domethënë, idhujt e ngarkuar mbi kafshët.
Fjalë për fjalë «përkulen para saj».
Fjalë për fjalë «e para».
Ose «Hyjnori».
Ose «Qëllimi; Këshilla».
Ose «qëllimin; këshillën».
Fjalë për fjalë «zemër të fuqishme».