Isaia 47:1-15

  • Rënia e Babilonisë (1-15)

    • Demaskohen astrologët (13-15)

47  Zbrit dhe ulu në pluhur,o virgjëreshë e Babilonisë!+ Ulu përtokë ku nuk ka fron,+o bijë e kaldeasve,sepse njerëzit nuk do të të quajnë më kurrë delikate dhe të përkëdhelur.   Merr mokrën* dhe bluaj miell. Hiqe vellon. Hiqe fundin, zbuloji këmbët e kalo lumenjtë.   Lakuriqësia jote do të zbulohet. Turpi yt do të duket sheshit. Unë do të marr hak+e askush nuk do të më pengojë.*   «Ai që na riblen,emri i të cilit është Jehovai i ushtrive,është i Shenjti i Izraelit.»+   Ulu në heshtje dhe zhytu në errësirë,o bijë e kaldeasve;+nuk do të të quajnë më Zonja* e Mbretërive.+   Unë u indinjova me popullin tim.+ Përdhosa trashëgiminë time+dhe t’i dhashë ty në dorë.+ Por ti nuk pate mëshirë për ta.+ Madje edhe të moshuarve u ngarkove një zgjedhë të rëndë.+   Ti the: «Do të jem Zonjë* përgjithmonë.»+ Nuk mendove seriozisht për veprimet e tua;nuk e more parasysh se si do të përfundonte kjo gjë.   Tani dëgjo, o ti që jepesh pas qejfeve,+që ulesh e sigurt dhe thua me vete:* «Unë jam, dhe s’ka asnjë tjetër.+ S’do të bëhem vejushë. S’do ta provoj kurrë humbjen e fëmijëve.»+   Por këto dy gjëra do të të ndodhin papritmas, brenda një dite:+ do të humbësh edhe fëmijët, edhe burrin. Këto do të bien plotësisht mbi ty,+për shkak të* shtrigërive të tua të shumta dhe të yshtjeve të fuqishme.+ 10  Ti besove te ligësia jote. The: «Askush nuk më sheh.» Pikërisht mençuria dhe njohuria jote të çuan në rrugë të gabuar,dhe thua me vete: «Unë jam, dhe s’ka asnjë tjetër.» 11  Por mbi ty do të vijë shkatërrimidhe asnjë nga magjitë e tua nuk do ta ndalë dot.* Nuk do t’i shmangësh dot vuajtjet që të presin. Mbi ty do të vijë befas një rrënim që kurrë s’ta ka zënë syri.+ 12  Vazhdo, pra, me yshtjet dhe shtrigëritë e tua të shumta,+me të cilat je robtuar që në rini. Ndoshta do të nxjerrësh dobi;ndoshta do t’u kallësh tmerrin njerëzve. 13  Të lodhën këshilltarët e shumtë. Le të ngrihen e të të shpëtojnë, pra,adhuruesit e qiejve,* shikuesit e yjeve,+ata që, kur del hëna e re, bëjnë parashikimepër gjërat që do të të ndodhin. 14  Ja, ata janë si kashtadhe do të digjen në zjarr. Nuk e shpëtojnë dot veten nga fuqia e flakëve. Këto flakë nuk janë si thëngjij për t’u ngrohurdhe as si një zjarr para të cilit mund të ulesh. 15  Kështu do të përfundojnë magjistarët e tu,me të cilët je robtuar që në rini. Ata do të hallakaten, duke ia mbathur secili për hesap të vet.* Nuk do të ketë asnjë që të të shpëtojë.+

Shënimet

Një mundësi tjetër «nuk do të pres askënd me dashamirësi».
Ose «Mbretëresha».
Ose «Mbretëreshë».
Fjalë për fjalë «që thua në zemër».
Një mundësi tjetër «pavarësisht».
Ose «ti nuk do të dish të bësh asnjë magji për ta ndalur».
Një mundësi tjetër «ata që ndajnë qiellin; astrologët».
Fjalë për fjalë «për në rajonin e vet».