Isaia 48:1-22
48 Dëgjo, o shtëpi e Jakobit,ju që thirreni me emrin e Izraelit,+që keni dalë nga ujërat e* Judës,që betoheni për emrin e Jehovait+e që i luteni Perëndisë së Izraelit,por jo sipas së vërtetës dhe drejtësisë.+
2 Ju thirreni me emrin e qytetit të shenjtë+dhe kërkoni mbështetjen e Perëndisë së Izraelit,+emri i të cilit është Jehovai i ushtrive.
3 «Gjërat e mëparshme* jua kam thënë shumë kohë më parë.
Ato dolën nga goja imedhe unë i shpalla.+
Papritmas unë veprova, dhe ato ndodhën.+
4 Ngaqë e dija sa kokëfortë je,që e ke qafën të fortë si hekur* dhe ballin si bakër,+
5 t’i tregova kohë më parë.
Unë t’i tregova para se të ndodhnin,që të mos thoshe: ‘E bëri idhulli im;e urdhëroi shëmbëlltyra ime e gdhendur dhe shëmbëlltyra ime prej metali.’*
6 Ti i ke dëgjuar e i ke parë të gjitha.
A nuk do t’i shpallësh?+
Që tani e tutje, unë po njoftoj gjëra të reja,+të fshehura me kujdes, që nuk i ke ditur.
7 Këto gjëra po krijohen vetëm tani, dhe nuk janë krijuar kohë më parë,para ditës së sotme nuk i ke dëgjuar kurrë,kështu nuk mund të thuash: ‘Ja, tashmë i dija.’
8 Jo, as nuk i ke dëgjuar,+ as nuk i ke ditur,e në të kaluarën nuk doje të dëgjoje,sepse unë e di se je shumë i pabesë+dhe se e ke shkelur ligjin që nga lindja.+
9 Por, për hir të emrit tim, do ta përmbaj zemërimin;+për hir të lavdisë sime do të përmbahem,e nuk do të të shfaros.+
10 Ja, të kam rafinuar, por jo si argjendin;+të kam provuar* me mundime si në furrën e shkrirjes.+
11 Për hir të emrit tim, vetëm për hir të emrit tim, do të veproj,+sepse si mund të lejoj që të më përdhosin?+
Lavdinë time nuk ia jap askujt tjetër.*
12 Më dëgjo, o Jakob, dhe ti, o Izrael, që të kam thirrur.
Unë jam po Ai që kam qenë.+ Unë jam i pari; unë jam edhe i fundit.+
13 Me dorën time hodha themelet e tokës+dhe me dorën time të djathtë shtriva qiejt.+
Kur unë i thërras, paraqiten së bashku.
14 Mblidhuni të gjithë dhe dëgjoni.
Cili prej tyre* i ka shpallur këto gjëra?
Jehovai e ka dashur atë,*+dhe do të bëjë me Babiloninë siç dëshiron+e do ta ngrejë krahun e tij kundër kaldeasve.+
15 Unë vetë kam folur dhe e kam thirrur.+
E kam sjellë dhe do të bëj që ai të ketë sukses.+
16 Afrohuni tek unë dhe dëgjoni.
Që në fillim, nuk kam folur në fshehtësi.+
Që nga koha kur ndodhi, unë kam qenë atje.»
Tani Zotëria Sovran Jehova më ka dërguar mua bashkë me frymën e tij.
17 Kështu thotë Jehovai, Riblerësi yt, i Shenjti i Izraelit:+
«Unë, Jehovai, jam Perëndia yt,Ai që të mëson si të nxjerrësh dobi për vete,*+Ai që të udhëheq nëpër rrugën nga duhet të shkosh.+
18 Ah, sa shumë dua që t’u kushtosh vëmendje urdhërimeve të mia!+
Atëherë paqja jote do të jetë si lumë+dhe drejtësia jote si valët e detit.+
19 Pasardhësit* e tu do të jenë aq të shumtë sa rëra e detitdhe bijtë e tu të shumtë si kokrrizat e saj.+
Emri i tyre as do të zhduket, as do të shfaroset kurrë para meje.»
20 Dilni nga Babilonia!+
Mbathjani nga kaldeasit!
Njoftojeni me britma gëzimi dhe shpalleni!+
Përhapeni deri në skajet e tokës.+
Thoni: «Jehovai e ka riblerë shërbëtorin e tij, Jakobin.+
21 Ata nuk i mori etja kur ai i udhëhoqi nëpër vende të shkreta.+
Për ta bëri që të dilte ujë nga shkëmbi,e çau shkëmbin që të vërshonte ujë.+
22 Nuk ka paqe për të ligjtë»,+—thotë Jehovai.
Shënimet
^ Një mundësi tjetër «që e keni prejardhjen nga».
^ Fjalë për fjalë «e para».
^ Fjalë për fjalë «si tejzë hekuri».
^ Ose «shtatorja ime e derdhur».
^ Ose «të kam shqyrtuar». Një mundësi tjetër «të kam zgjedhur».
^ Ose «Lavdinë time nuk e ndaj me askënd tjetër».
^ Me sa duket u referohet perëndive të rreme.
^ Domethënë, Kirin.
^ Ose «të mëson për të mirën tënde».
^ Fjalë për fjalë «Fara». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.