Isaia 51:1-23

  • Sioni do të bëhet si kopshti i Edenit (1-8)

  • Ngushëllim nga Bërësi i fuqishëm i Sionit (9-16)

  • Kupa e tërbimit të Jehovait (17-23)

51  Më dëgjoni, ju që ndiqni drejtësinëdhe që kërkoni Jehovain. Shikoni shkëmbin nga u pretëdhe guroren nga dolët.   Shikoni Abrahamin, atin tuaj,dhe Sarën,+ që ju solli në jetë.* Kur e thirra, ai ishte një i vetëm,+por unë e bekova dhe e shumova.+   Unë, Jehovai, do ta ngushëlloj Sionin.+ Do të ngushëlloj të gjitha gërmadhat e tij.+ Viset e tij të egra do t’i bëj si Edenin+dhe rrafshinat e shkreta si kopshtin e Jehovait.+ Atje do të ketë gëzim e hare,falënderime e këngë të bukura.+   Më kushto vëmendje, o populli im,dhe ti, o kombi im, ma vër veshin,+sepse nga unë do të dalë një ligj+dhe drejtësinë time do ta vendos si dritë për popujt.+   Drejtësia ime po afrohet.+Shpëtimi im do të vijë+dhe me krahët e mi do të gjykoj popujt.+ Ishujt do të shpresojnë tek unë+dhe do të presin që krahu im* të veprojë.   Ngrijini sytë drejt qiellitdhe shikoni poshtë në tokë,sepse qiejt do të përhapen si tymi,toka do të konsumohet si një rrobë,dhe banorët e saj do të vdesin si harrjet. Por shpëtimi që do të sjell, do të jetë i përjetshëm,+dhe drejtësia ime nuk do të marrë fund kurrë.*+   Më dëgjoni, ju që e njihni drejtësinë,ti, o popull, që e ke në zemër ligjin* tim.+ Mos kini frikë nga talljet e njerëzvedhe mos u trembni nga sharjet e tyre,   sepse ata do t’i brejë mola si të ishin rrobë;do t’i grijë tenja* si të ishin lesh,+por drejtësia ime do të mbetet përgjithmonëdhe shpëtimi që do të sjell, do të zgjatë brez pas brezi.»+   Zgjohu! Zgjohu e vishu me forcë,o krah i Jehovait!+ Zgjohu si në ditët e lashta, si në brezat e shkuar. A nuk e dërrmove ti Rahabën?*+ A nuk e shpove ti tejpërtej përbindëshin e detit?+ 10  A nuk e thave ti detin, thellësinë e pafund?+ A nuk e shndërrove ti fundin e detit të thellë në një rrugë që të kalonin të riblerët?+ 11  Ata që ka shpenguar* Jehovai, do të kthehen.+ Do të vijnë në Sion me britma hareje.+ Një gëzim i përjetshëm do t’i kurorëzojë.*+ Do të fluturojnë nga gëzimi e ngazëllimi,kurse hidhërimi e psherëtima do të zhduken.+ 12  «Unë jam Ai që të ngushëllon.+ Pse t’i trembesh një njeriu që do të vdesë+dhe një biri njeriu që do të vyshket si bari i gjelbër? 13  Pse e harron Jehovain, Bërësin tënd,+Atë që shpalosi qiejt+ dhe hodhi themelet e tokës? Gjithë ditën e ditës i frikësoheshe tërbimit të shtypësit,*a thua se ishte në gjendje të të shkatërronte. Ku është tani tërbimi i tij? 14  Ai që është kërrusur nga zinxhirët, do të çlirohet shpejt;+nuk do të vdesë e nuk do të futet në gropë,as buka nuk do t’i mungojë. 15  Unë jam Jehovai, Perëndia yt,Ai që trazon detin, që dallgët e tij të gjëmojnë.+ Emri im është Jehovai i ushtrive.+ 16  Unë do t’i vë fjalët e mia në gojën tëndedhe do të të mbuloj me hijen e dorës sime,+me qëllim që të vendos qiejt, të hedh themelet e tokës+dhe t’i them Sionit: ‘Ti je populli im.’+ 17  Zgjohu! Zgjohu dhe ngrihu, o Jerusalem,+që ke pirë nga dora e Jehovait kupën e tërbimit të tij! Atë gotë, atë kupë që të trullos,e ke pirë të gjithë dhe e ke kthyer me fund.+ 18  Asnjë nga bijtë që linde, nuk është atje që të të udhëheqë. Asnjë nga bijtë që rrite, nuk të mban për krahu. 19  Këto dy gjëra ke pësuar. Kush do të ta qajë hallin? U shkatërrove e u rrafshove, vuajte nga uria e nga shpata!+ Kush do të të ngushëllojë?+ 20  Bijve të tu u ka rënë të fikët.+ Janë shtrirë në çdo qoshe të rrugëve*si delet e egra që kapen në rrjetë. Ata e kanë pirë me fund kupën e tërbimit të Jehovait, të qortimit të Perëndisë tuaj.» 21  Prandaj dëgjo, të lutem,o grua e munduar dhe e dehur, ndonëse jo me verë. 22  Kështu thotë Zotëria yt, Jehovai, Perëndia yt që e mbron popullin e vet: «Do të ta heq nga dora kupën që të trullos,+atë gotë, kupën e tërbimit tim;ti nuk do ta pish më kurrë.+ 23  Unë do ta vë kupën në dorë të shtypësve+që të thoshin: ‘Kërrusu që të kalojmë mbi ty!’ Kështu ti e bëje kurrizin si tokë,si rrugë për ta, që të kalonin.»

Shënimet

Ose «ju solli në jetë me dhembje lindjeje».
Ose «që fuqia ime».
Ose «drejtësia ime do të mbetet e paprekur».
Ose «udhëzimin».
Një mundësi tjetër «krimbi».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Fjalë për fjalë «do të kurorëzojë kokën e tyre».
Ose «tërbimit të atij që të mbante të mbërthyer».
Fjalë për fjalë «në krye të çdo rruge».