Isaia 53:1-12
53 Kush tregoi besim tek ajo që dëgjoi nga ne?*+
Kujt iu shfaq+ krahu i Jehovait?+
2 Ai* do të mbijë si një filiz+ para tij,* si një rrënjë në një vend të zhuritur.
Nuk do të ketë as pamje mbresëlënëse, as madhështi,+dhe kur ta shohim, nuk do të na bëjë për vete.*
3 Njerëzit e përbuzën dhe e mënjanuan;+ai ishte bërë për të njohur* dhembjet; e dinte ç’ishin sëmundjet.
Askush nuk ia hodhi as sytë,*e përbuzën, dhe ne nuk e çmuam aspak.+
4 Ai mori mbi vete sëmundjet tona+dhe mbarti dhembjet tona.+
Por ne e konsideruam si një njeri të goditur me plagë, të qëlluar dhe të munduar nga Perëndia.
5 Mirëpo, atë e shpuan tejpërtej+ për shkeljet* tona;+e shtypën për fajet tona.+
Ai mori mbi vete ndëshkimin që ne të kishim paqe,+dhe falë plagëve të tij u shëruam.+
6 Të gjithë ishim si dele të hallakatura,+secili nga ne ndiqte rrugën e vet;Jehovai bëri që faji i secilit prej nesh të binte mbi të.+
7 Atë e shtypën,+ dhe ai pranoi që ta mundonin,+e megjithatë nuk e hapi gojën.
E çuan si qengji në thertore;+ashtu si delja që s’nxjerr zë para qethësve,ai nuk e hapi gojën.+
8 Atij ia morën jetën* duke ia mohuar gjykimin e drejtë.*Kush do të merret me hollësitë e prejardhjes* së tij?
Atë e hoqën nga vendi i të gjallëve;+e goditën* për shkak të shkeljeve të popullit tim.+
9 Varrin ia dhanë* mes të ligjve,+e varrosën mes të pasurve* kur vdiq,+ndonëse nuk kishte bërë asnjë të keqe*dhe në gojën e tij s’kishte asnjë mashtrim.+
10 Por ishte vullneti yt, o Jehova,* që ai të dërrmohej dhe të vuante.
Nëse ti e paraqet jetën* e tij si blatim për fajin,+ai do të shohë pasardhës,* do t’i zgjaten ditët,+dhe nëpërmjet tij do të përmbushet vullneti yt,* o Jehova.+
11 Pas gjithë asaj që vuajti,* do të shohë çfarë ka arritur dhe do të kënaqet.
«Me anë të njohurisë së tij, shërbëtori im,+ i drejti im,do t’i ndihmojë shumë njerëz të quhen të drejtë+
dhe do të mbartë fajet e tyre.+
12 Për këtë arsye do t’i caktoj një pjesë mes shumë të tjerëvee ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit,sepse e zbrazi jetën* e tij deri në vdekje+dhe u llogarit si shkelës i ligjit;+ai mbarti mëkatin e shumë njerëzve+dhe ndërmjetësoi në favor të shkelësve.»+
Shënimet
^ Një mundësi tjetër «ajo që dëgjuam ne?»
^ «Tij» mund t’i referohet një vëzhguesi në përgjithësi ose Perëndisë.
^ Ose «nuk do të ketë pamje tërheqëse».
^ Ose «Ai i kuptonte».
^ Ose «Fytyra e tij ishte e fshehur (e padukshme) për ne».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «e goditën për vdekje».
^ Ose «e mënyrës së jetesës». Fjalë për fjalë «e brezit».
^ Fjalë për fjalë «Atë e morën».
^ Ose «me anë të shtypjes dhe të gjykimit të padrejtë».
^ Ose «Njëri do t’i japë varrin e vet».
^ Fjalë për fjalë «me një të pasur».
^ Ose «asnjë dhunim».
^ Ose «Por Jehovait i pëlqeu».
^ Ose «ajo që të pëlqen ty».
^ Fjalë për fjalë «farë». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
^ Ose «shpirtin».
^ Ose «mundimit të shpirtit».
^ Ose «shpirtin».