Isaia 54:1-17
54 «Lësho britma gëzimi, o grua shterpë që nuk ke lindur!+
Gëzo e brohorit me hare,+ ti që nuk ke pasur kurrë dhembje lindjeje,+sepse bijtë* e së braktisurës janë më të shumtëse bijtë e gruas që e ka burrin,*+—thotë Jehovai.
2 Zgjeroje vendin e tendës sate.+
Shtriji pëlhurat e tabernakullit tënd të madhërishëm.
Zgjati pa kursim litarët e tendës satedhe forcoji kunjat e saj,+
3 sepse do të shtrihesh në të djathtë e në të majtë.
Pasardhësit e tu do të shtien në dorë kombee do të popullojnë qytetet e shkretuara.+
4 Mos ki frikë,+ se nuk do të turpërohesh;+mos u ndiej e poshtëruar, se nuk do të zhgënjehesh.
Do të harrosh edhe turpin e rinisëdhe nuk do ta kujtosh më poshtërimin e vejërisë sate.
5 Se Bërësi yt i Madh+ është si një bashkëshort* për ty,+emri i tij është Jehovai i ushtrive,dhe i Shenjti i Izraelit është Riblerësi yt.+
Ai do të quhet Perëndia i gjithë tokës.+
6 Jehovai të thirri sikur të ishe një grua e braktisur dhe e hidhëruar,*+si një grua që martohet në rini, por pastaj e përzënë,—thotë Perëndia yt.
7 Të braktisa veç për një çast,por plot mëshirë do të të marr prapë.+
8 Në valën e zemërimit i largova sytë* nga ti për një çast,+por do të kem mëshirë për ty, duke të treguar përherë dashuri besnike,+—thotë Riblerësi yt,+ Jehovai.
9 Për mua kjo është tamam si në ditët e Noesë.+
Siç jam betuar se ujërat e Noesë nuk do ta mbulojnë më tokën,+po njësoj betohem se nuk do të zemërohem më me ty dhe as do të të qortoj më.+
10 Se malet mund të zhduken,kodrat mund të lëkunden,por dashuria që ndiej për ty nuk do të zhduket,+as besëlidhja e paqes që kam bërë me ty, nuk do të lëkundet,+—thotë Jehovai, Ai që ndien mëshirë për ty.+
11 O grua e munduar,+ e goditur nga stuhitë dhe e pangushëlluar,+do t’i shtroj gurët e tu me llaç të fortëdhe do t’i bëj themelet e tua prej safirësh.+
12 Do t’i bëj bedenat e tu prej rubinësh,portat e tua prej gurësh vezullues*dhe tërë kufijtë e tu prej gurësh të çmuar.
13 Tërë bijtë* e tu do të mësohen nga Jehovai+dhe paqja e bijve* të tu do të jetë e madhe.+
14 Drejtësia do të jetë themeli yt i fortë.+
Do të jesh i mbrojtur nga shtypja,+asgjë s’do të të frikësojë dhe s’do të të ngjallë tmerr,sepse asgjë e tmerrshme nuk do të të afrohet.+
15 Nëse ndokush të sulmon,s’do ta bëjë me urdhrin tim.
Kushdo që të sulmon, do të bjerë për shkakun tënd.+
16 Ja, unë e krijova kovaçinqë i fryn prushit të zjarritdhe me punën e tij bën një armë.
Gjithashtu, unë e krijova atë që sjell shkatërrim.+
17 Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses+dhe çdo gjuhë që ngrihet kundër teje për të të gjykuar, ti do ta dënosh.
Kjo është trashëgimia e shërbëtorëve të Jehovait,dhe drejtësia e tyre vjen nga unë»,—thotë Jehovai.+