Isaia 55:1-13
55 «Ejani pranë ujit,+ të gjithë ju o të etur!+
Ejani, merrni e hani, ju që nuk keni pará!
Po, ejani, merrni verë e qumësht+ falas.+
2 Pse paguani për diçka që nuk është bukë?!
Pse i harxhoni fitimet* për diçka që nuk ju ngop?!
Më dëgjoni me vëmendje dhe hani atë që është e mirë,+dhe do të kënaqeni jashtë mase me ushqime të zgjedhura.+
3 Ma vini veshin dhe ejani tek unë.+
Dëgjoni, dhe do të jetoni.
Me siguri do të bëj me ju një besëlidhje të përjetshme+në përputhje me dashurinë besnike që i premtova Davidit, dhe ky premtim është i besueshëm.+
4 Unë e bëra atë dëshmitar+ për kombet,e bëra kreun+ dhe komandantin+ e kombeve.»
5 Ja, ti do të thërrasësh një komb që nuk e njeh,dhe njerëzit e një kombi që nuk të ka njohur, do të vrapojnë drejt teje,për hir të Jehovait, Perëndisë tënd,+ të Shenjtit të Izraelit, sepse do të të japë lavdi.+
6 Kërkojeni Jehovain ndërsa mund të gjendet.+
Thirreni ndërsa është ende afër.+
7 I ligu le ta lërë udhën e tij të ligë,+dhe shpirtkeqi të mos bluajë më mendime të këqija.
Le të kthehet te Jehovai, i cili do t’i tregojë mëshirë,+te Perëndia ynë, sepse ai do ta falë bujarisht.*+
8 «Se mendimet tuaja nuk janë mendimet e mia+dhe udhët tuaja nuk janë udhët e mia,—thotë Jehovai.
9 Vërtet, ashtu si qiejt janë më lart se toka,edhe udhët e mia janë më lart se udhët tuaja,dhe mendimet e mia janë më lart se mendimet tuaja.+
10 Dhe ashtu si shiu e bora bien nga qiellie nuk kthehen pa e ngopur tokën, pa e bërë të prodhojë e të blerojë,që bujku të marrë farën dhe njerëzit të kenë bukë për të ngrënë,
11 po ashtu edhe fjala që del nga goja ime,+nuk do të kthehet prapë tek unë pa dhënë fryt.+
Por me siguri do ta realizojë atë që më pëlqen*+dhe do ta përmbushë patjetër qëllimin për të cilin e dërgova.
12 Ju do të niseni plot gëzim+dhe në paqe do të ktheheni sërish.+
Malet e kodrat do të shpërthejnë në britma gëzimi kur t’ju shohin,+dhe tërë pemët e fushës do të duartrokasin.+
13 Në vend të ferrave, do të rriten dëllinja,+e në vend të hithrave, do të dalin mërsina.
Kjo do t’i sjellë lavdi* Jehovait,+e do të jetë një shenjë e përjetshme që nuk do të zhduket kurrë.»