Isaia 60:1-22
60 Ngrihu, o grua,+ e shkëlqe, sepse drita jote ka ardhur.
Lavdia e Jehovait shndrit mbi ty.+
2 Ja, toka do të mbulohet nga errësiradhe kombet nga terri i zi,kurse mbi ty do të shndritë drita e Jehovaitdhe do të shihet lavdia e tij.
3 Kombet do të vijnë te drita jote,+mbretërit+ te shkëlqimi yt madhështor.*+
4 Ngriji sytë dhe shih përreth!
Ata janë mbledhur të gjithë e po vijnë te ti.
Nga larg vijnë djemtë e tu+dhe vajzat e tua, që i mbajnë në krahë.+
5 Në atë kohë, fytyra do të të rrezatojë kur ta shohësh këtë.+
Zemra do të të brofë e do të të gufojë,sepse pasuritë e detit do të vërshojnë drejt teje;të mirat e kombeve do të vijnë te ti.+
6 Një mori devesh do të mbulojnë vendin tënd,*devetë e reja të Midianit dhe të Efahut.+
I gjithë populli i Shebës do të vijë;do të sjellë ar e temjan të bardhëdhe do të shpallë lavde për Jehovain.+
7 Të gjitha kopetë e Kedarit+ do të të mblidhen pranë.
Deshtë e Nebajotit+ do të të shërbejnë.
Ata do të vijnë të miratuar në altarin tim,+dhe unë do ta zbukuroj shtëpinë time të lavdishme.*+
8 Cilët janë këta që lëvizin si redhe fluturojnë si pëllumba drejt folezave* të veta?
9 Tek unë do të shpresojnë ishujt.+
Anijet e Tarshishit po prijnë*për t’i sjellë bijtë e tu nga larg+bashkë me argjendin dhe arin e tyre,për hir të emrit të Jehovait, Perëndisë tënd,për hir të të Shenjtit të Izraelit,sepse ai do të të lëvdojë.*+
10 Të huajt do të ndërtojnë muret e tuadhe mbretërit e tyre do të të shërbejnë,+sepse në indinjatën time të ndëshkova,por do të kem mëshirë për ty, ngaqë të kam miratuar.*+
11 Portat e tua do të qëndrojnë gjithnjë të hapura;+nuk do të mbyllen as ditën e as natën,që të sjellin te ti të mirat e kombeve,dhe mbretërit e tyre do të jenë në krye,+
12 sepse ato kombe dhe mbretëri që nuk do të të shërbejnë, do të zhduken,dhe kombet do të shkatërrohen plotësisht.+
13 Lavdia e Libanit do të vijë te ti,+së bashku me dëllinjën, frashërin dhe qiparisin,+për të zbukuruar vendin e shenjtërores sime;unë do t’i jap lavdi vendit të këmbëve të mia.+
14 Bijtë e atyre që të shtypën,do të vijnë e do të përkulen para teje;të gjithë atyre që të trajtonin me përbuzje,do t’u duhet të përulen në këmbët e tuae do të të quajnë Qyteti i Jehovait,Sioni i të Shenjtit të Izraelit.+
15 Nga një vend i braktisur e i urryer, aq sa askush nuk kalonte më nga ti,+unë do të të bëj burim të përhershëm krenarie,burim ngazëllimi brez pas brezi.+
16 Ti do të pish qumështin e kombeve,+do të pish në gjinjtë e mbretërve,+dhe ke për ta marrë vesh se unë, Jehovai, jam Shpëtimtari ytdhe se i Fuqishmi i Jakobit është Riblerësi yt.+
17 Në vend të bakrit do të sjell ar,në vend të hekurit do të sjell argjend,në vend të drurit, bakërdhe në vend të gurëve, hekur.
Paqen do ta caktoj si mbikëqyrësin tënddhe drejtësinë si përgjegjësin tënd.+
18 Në vendin tënd nuk do të dëgjohet më për dhunë,e as për shkatërrim e rrënim, brenda kufijve të tu.+
Do t’i quash muret e tua Shpëtim+ dhe portat e tua Lëvdim.
19 Dielli s’do të jetë më drita jote gjatë ditës,as shkëlqimi i hënës s’do të jetë më drita jote gjatë natës,sepse Jehovai do të bëhet për ty një dritë e përjetshme+dhe Perëndia yt do të bëhet lavdia* jote.+
20 Dielli yt nuk do të perëndojë më,as hëna jote nuk do të zvogëlohet më,sepse Jehovai do të bëhet për ty një dritë e përjetshme;+ditët e zisë do të kenë marrë fund.+
21 I gjithë populli yt do të jetë i drejtë;do ta zotërojë tokën përgjithmonë.
Ata janë filizi që mbolla,vepra e duarve të mia,+ me qëllim që unë të lëvdohem.+
22 I pakti do të bëhet një mijëdhe i vogli një komb i fuqishëm.
Unë, Jehovai, do ta përshpejtoj këtë në kohën e vet.»