Isaia 66:1-24
66 Kështu thotë Jehovai:
«Qiejt janë froni im dhe toka është stoli im i këmbëve.+
Ku është, pra, shtëpia që mund të më ndërtoni+dhe ku është vendbanimi im?!+
2 Tërë këto i ka bërëdhe i ka sjellë në ekzistencë dora ime,—thotë Jehovai.+
Prandaj do t’i kem sytë tek i përuluri,tek ai që është shpirtvrarë dhe që ka respekt të thellë për fjalën time.*+
3 Kush flijon një dem, është si dikush që vret një njeri.+
Kush flijon një dele, është si dikush që i thyen qafën një qeni.+
Kush më bën një dhuratë, është si dikush që paraqet gjakun e një derri.+
Kush ofron si blatim temjan të bardhë,+ është si dikush që bekon me fjalë magjike.*+
Këta e kanë zgjedhur rrugën e tyredhe kënaqen me gjëra të pështira.
4 Prandaj unë do të zgjedh si t’i ndëshkoj,+do të sjell mbi ta pikërisht gjërat që kanë tmerr,sepse thirra, por askush s’u përgjigj,fola, por askush s’dëgjoi.+
Vazhduan të bënin atë që ishte e keqe në sytë e midhe zgjodhën të bënin gjëra që nuk më pëlqenin.»+
5 Dëgjoni fjalën e Jehovait, ju që dridheni nga fjala e tij:*
«Vëllezërit tuaj ju urrejnë dhe ju mënjanojnë për shkak të emrit tim, edhe pse thonë: ‘Qoftë i lëvduar Jehovai!’+
Por Ai do të shfaqet dhe do t’ju sjellë gëzim,kurse ata do të turpërohen.»+
6 Dëgjohet një trazirë nga qyteti, një zhurmë nga tempulli,sepse Jehovai po u jep shpagimin e merituar armiqve të tij.
7 Sioni lindi para se t’i fillonin dhembjet e lindjes.+
Po, lindi djalë para se t’i vinin dhembjet e lindjes.
8 Kush ka dëgjuar një gjë të tillë?
Kush ka parë gjëra si këto?
A vjen në jetë një vend brenda një dite?
A vjen në jetë një komb i tëri përnjëherësh?
E megjithatë Sioni i lindi bijtë e vet me t’i filluar dhembjet e lindjes.
9 «Mos vallë do ta sillja momentin e lindjes, e pastaj do ta pengoja lindjen?—thotë Jehovai.
A do ta shkaktoja fillimin e lindjes, e pastaj do ta mbyllja barkun?»—thotë Perëndia yt.
10 Të gjithë ju që e doni Jerusalemin,+ gëzoni dhe ngazëlloni me të.+
Të gjithë ju që mbani zi për të, fluturoni nga gëzimi.
11 Ju do të pini e do të ngopeni nga gjiri i ngushëllimit;do të pini me dëshirë e do të kënaqeni nga bollëku i lavdisë së tij.
12 Se kështu thotë Jehovai:
«Unë do t’i dhuroj atij paqen që do të rrjedhë si lumë+dhe lavdinë e kombeve si përrua që vërshon.+
Do t’ju mëndin e do t’ju mbajnë në krahë;do t’ju mbajnë në prehër e do t’ju përkundin.
13 Unë do t’ju ngushëlloj+siç e ngushëllon një nënë të birin;ju do të ngushëlloheni për Jerusalemin.+
14 Do ta shihni këtë, e zemra juaj do të gufojë nga gëzimi,kockat do t’ju përtërihen si bari i njomë.
Unë, Jehovai, do t’ua bëj të njohur dorën* time, shërbëtorëve të mi,kurse armiqtë e mi do t’i dënoj.+
15 Unë, Jehovai, do të vij si zjarr,+dhe karrocat e mia si erë shtrëngate,+që të shpaguaj me zemërim të tërbuardhe që të qortoj me flakë të zjarrta.+
16 Se unë, Jehovai, do të ekzekutoj vendimin tim gjyqësor me zjarr përvëlues,po, me shpatën time, kundër të gjithë njerëzve,*dhe ata që do të vriten nga unë, Jehovai, do të jenë shumë.
17 Atyre që shenjtërohen* e pastrohen për të hyrë nëpër kopshte*+ pas idhullit që qëndron në mes, që hanë mish derri,+ minj dhe gjëra të tjera që ngjallin neveri,+ të gjithëve do t’u vijë fundi,—thotë Jehovai.—
18 Meqenëse i di veprat dhe mendimet e tyre, unë po vij të mbledh njerëz nga të gjitha kombet dhe gjuhët, që të vijnë e të shohin lavdinë time.
19 Unë do të vë një shenjë mes tyre dhe disa nga ata që do të ikin, do t’i dërgoj nëpër kombe—në Tarshish,+ Pul dhe Lud,+ ku përdoret harku, në Tubal dhe Javan,+ si dhe në ishujt e largët—që nuk kanë dëgjuar të flitet për mua dhe as e kanë parë lavdinë time; ata kanë për ta shpallur lavdinë time mes kombeve.+
20 Nga tërë kombet do t’i sjellin të gjithë vëllezërit tuaj+ si një dhuratë për Jehovain, mbi kuaj e karroca, në karroca të mbuluara, në mushka e deve të shpejta, te mali im i shenjtë, në Jerusalem,—thotë Jehovai,—ashtu si populli i Izraelit sjell dhuratën në një enë të pastër në shtëpinë e Jehovait.
21 Për më tepër, do t’i marr disa si priftërinj e si levitë,—thotë Jehovai.
22 Se ashtu si do të vazhdojnë të qëndrojnë para meje qiejt e rinj dhe toka e re+ që po bëj,—thotë Jehovai,—po kështu do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe pasardhësit* dhe emri juaj.+
23 Nga një hënë e re në tjetrën dhe nga një sabat në tjetrin,çdo njeri* do të vijë që të përkulet para meje,*+—thotë Jehovai.
24 Kur të dalin, ata do të shohin kufomat e njerëzve që u rebeluan kundër meje;krimbat që kanë zënë, nuk do të ngordhin,zjarri që i djeg, nuk do të shuhet,+dhe do t’i pështirosen çdo njeriu.»*
Shënimet
^ Ose «që dridhet nga fjala ime».
^ Një mundësi tjetër «si dikush që lëvdon një idhull».
^ Ose «që keni respekt të thellë për fjalën e tij».
^ Ose «fuqinë».
^ Fjalë për fjalë «çdo mishi».
^ Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
^ Domethënë, kopshte të veçanta që përdoreshin për adhurimin e idhujve.
^ Fjalë për fjalë «fara».
^ Fjalë për fjalë «çdo mish».
^ Ose «që të më adhurojë».
^ Fjalë për fjalë «çdo mishi».