Isaia 7:1-25
7 Në ditët e Akazit,+ birit të Jotamit, që ishte biri i Uziahut, mbretit të Judës, Rezini, mbreti i Sirisë, bashkë me Pekahun,+ birin e Remaliahut, mbretin e Izraelit, u ngritën për të luftuar kundër Jerusalemit, por ata* nuk mundën ta pushtonin.+
2 Shtëpinë e Davidit e njoftuan: «Siria është bashkuar me Efraimin.»
Kështu zemra e Akazit dhe zemra e popullit të tij filloi të dridhej ashtu si tunden pemët e pyllit nga era.
3 Atëherë Jehovai i tha Isaisë: «Të lutem, shko bashkë me djalin tënd, Shear-Jashubin,*+ dhe tako Akazin në fund të kanalit* të rezervuarit të sipërm,+ pranë rrugës për tek ara e rrobalarësit,
4 dhe thuaji: “Rri i qetë. Mos ki frikë dhe të mos të mpaket zemra nga zemërimi i zjarrtë i Rezinit, i Sirisë dhe i birit të Remaliahut,+ që janë si dy dru zjarri pothuajse të djegur e që nxjerrin veç tym.
5 Vërtet Siria me Efraimin dhe me birin e Remaliahut kanë thurur komplot kundër teje e kanë thënë:
6 ‘Le të ngrihemi kundër Judës, ta copëtojmë,* ta pushtojmë* dhe të vëmë birin e Tabelit si mbret të saj.’+
7 Por kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Kjo nuk do të realizohet,as do të ndodhë.
8 Koka e Sirisë është Damaskudhe koka e Damaskut është Rezini.
Vetëm brenda 65 vjetëshEfraimi do të rrënohet krejt dhe do të shuhet si popull.+
9 Koka e Efraimit është Samaria+dhe koka e Samarisë është biri i Remaliahut.+
Nëse nuk keni besim të fortë,ju nuk do të mbeteni të patundur.’”»
10 Jehovai vazhdoi t’i thoshte Akazit:
11 «Kërkoji Jehovait, Perëndisë tënd,+ një shenjë, qoftë të thellë sa Varri,* qoftë të lartë sa qielli.»
12 Por Akazi tha: «Nuk do të kërkoj asgjë dhe as do ta vë në provë Jehovain.»
13 Më pas Isaia i tha: «Dëgjo, të lutem, o shtëpi e Davidit! Të duket gjë e vogël t’ua sosësh durimin njerëzve?! Mos do t’ia sosësh durimin edhe Perëndisë?!+
14 Prandaj vetë Jehovai do të të japë një shenjë: ja, vasha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë,+ të cilit do t’ia vërë emrin Emanuel.*+
15 Para se të dijë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën, ai s’do të hajë gjë tjetër veç gjalpë dhe mjaltë.
16 Në të vërtetë, para se djali të dijë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën, toka e dy mbretërve që ti i ke tmerr, do të braktiset krejt.+
17 Mbi ty, mbi popullin tënd dhe mbi shtëpinë e atit tënd, Jehovai do të sjellë një kohë të tillë që nuk është parë që prej ditëve kur Efraimi u nda nga Juda.+ Ai do të sjellë mbretin e Asirisë.+
18 Atë ditë, Jehovai do t’u fishkëllejë mizave në degët e largëta të Nilit të Egjiptit dhe bletëve në vendin e Asirisë.
19 Ato do të vijnë e do të ulen që të gjitha mbi luginat* e thikta, mbi të çarat e shkrepave, mbi tërë ferrishtat dhe mbi gjithë vendet ku ka ujë.
20 Atë ditë, me anë të një brisku të marrë me qira në rajonin e Lumit,* pra me anë të mbretit të Asirisë,+ Jehovai do t’ju rruajë kokën, qimet e këmbëve e do t’ju heqë edhe mjekrën.
21 Atë ditë, njerëzit do të lënë gjallë një lopë të re nga tufa dhe dy dele.
22 E nga bollëku i qumështit, ata do të hanë gjalpë, sepse kushdo që do të mbetet në vend, s’do të hajë gjë tjetër veç gjalpë e mjaltë.
23 Atë ditë, në çdo vend ku dikur kishte 1.000 hardhi me vlerë 1.000 monedha argjendi, do të ketë vetëm ferra dhe barëra të këqija.
24 Atje do të hyjnë me shigjetë e hark, sepse gjithë vendi do të mbushet me ferra e me barëra të këqija.
25 Asnjë mali që dikur pastrohej me shat nuk do t’i afrohen nga frika e ferrave dhe e barërave të këqija; do të bëhen kullota për demat dhe një tokë e shkelur nga delet.»
Shënimet
^ Një mundësi tjetër «ai».
^ Do të thotë «vetëm një mbetje do të kthehet».
^ Ose «të ujësjellësit».
^ Një mundësi tjetër «ta terrorizojmë».
^ Ose «t’ia çajmë muret». Fjalë për fjalë «ta ndajmë».
^ Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Do të thotë «me ne është Perëndia».
^ Ose «vadet». Shih Fjalorthin.
^ Domethënë, të Eufratit.