Isaia 8:1-22

  • Pushtimi i ardhshëm asirian (1-8)

    • Maher-Shalal-Hash-Bazi (1-4)

  • Mos kini frikë—«Perëndia është me ne!» (9-17)

  • Isaia dhe fëmijët e tij shërbejnë si shenja (18)

  • Drejtojuni ligjit, jo demonëve (19-22)

8  Jehovai më tha: «Merr një pllakë+ të madhe dhe shkruaj qartë* mbi të ‘Maher-Shalal-Hash-Baz’.*  Dua të vërtetohet me shkrim* nga dëshmitarët e besueshëm, prifti Uriah+ dhe Zakaria, biri i Jeberekiahut.»  Pastaj pata marrëdhënie me* profeteshën.* Ajo mbeti shtatzënë e pas ca kohësh lindi një djalë.+ Atëherë Jehovai më tha: «Vërja emrin Maher-Shalal-Hash-Baz,  sepse para se djali të mësojë të thërrasë ‘babi’ dhe ‘mami’, pasuritë e Damaskut dhe plaçka e Samarisë do të çohen para mbretit të Asirisë.»+  Jehovai vazhdoi të më thoshte:   «Meqë ky popull i ka përbuzur ujërat e Shiloahut*+ që rrjedhin ëmbëldhe ngazëllon për Rezinin e për birin e Remaliahut,+   ja, Jehovai do të ngrejë kundër tyreujërat e fuqishme e të bollshme të Lumit,*mbretin e Asirisë+ me gjithë lavdinë e tij. Ai do të dalë nga tërë shtretërit,do të shpërthejë mbi gjithë brigjet e tij   dhe do të vërshojë në Judë. Ai do ta përmbytë dhe do të kalojë nëpër të e do të arrijë deri te qafa.+ Me krahët e tij të shtrirë, do ta mbulojë vendin tënd nga skaji në skaj,o Emanuel!»*+   Vazhdoni të bëni keq, o popuj, por do të dërrmoheni! Dëgjoni, të gjithë ju nga vise të largëta të tokës! Përgatituni për betejë,* por do të dërrmoheni!+ Po, përgatituni për betejë, por do të dërrmoheni! 10  Thurni një plan, por ai do të prishet! Thoni çfarë të doni, por nuk do të realizohet,sepse Perëndia është me ne!*+ 11  Me dorën e vet të fuqishme, Jehovai më kapi e më paralajmëroi të mos ndiqja rrugën e këtij populli, me fjalët: 12  «Mos e quani komplot atë që ky popull quan komplot! Mos iu frikësoni asaj që i frikësohet ai,as mos u dridhni prej saj! 13  Jehovain e ushtrive, Atë duhet të shenjtëroni,+Atij duhet t’i frikësoheni*dhe prej Tij duhet të dridheni.»+ 14  Ai do të bëhet si një shenjtërore,por edhe si gur ku të përplasendhe si shkëmb ku të pengohen+të dyja shtëpitë e Izraelit;si grackë e si lakpër banorët e Jerusalemit. 15  Shumë prej tyre do të pengohen, do të bien dhe do të copëtohen;do të zihen në lak e do të kapen. 16  Mbështille dëshminë e shkruar;*vulose ligjin* mes dishepujve të mi. 17  Do të pres me zjarr* Jehovain,+ që po i mban sytë larg shtëpisë së Jakobit,+ dhe tek ai do të shpresoj. 18  Ja, unë dhe fëmijët që më dha Jehovai+ jemi në Izrael si shenja+ dhe mrekulli prej Jehovait të ushtrive, që banon në malin Sion. 19  Në rast se ju thonë: «Drejtojuni mediumeve* ose parashikuesve të fatit, të cilët pëshpëritin dhe flasin me zë të ulët», a nuk duhet që një popull t’i drejtohet Perëndisë së vet? A duhet t’u drejtohen të vdekurve për të gjallët?+ 20  Aspak! Duhet t’i drejtohen ligjit dhe dëshmisë së shkruar.* Kur nuk flasin sipas fjalës së Perëndisë, nuk kanë dritë.*+ 21  Secili do të kalojë përmes vendit i munduar dhe i uritur;+ e meqë do të jetë i uritur e i indinjuar, do të mallkojë mbretin dhe Perëndinë e tij duke e hedhur vështrimin lart. 22  Pastaj do ta kthejë vështrimin nga toka dhe ja, do të shohë vetëm vuajtje, errësirë, terr, kohë të vështira, zymtësi e aspak ndriçim.

Shënimet

Mund të ketë kuptimin «nxiton drejt plaçkës, gati për të plaçkitur».
Ose «me një penë të zakonshme». Fjalë për fjalë «me një kunj që përdorin njerëzit». Shih Fjalorthin «Kunji».
Ose «të dëshmohet; të konfirmohet».
Fjalë për fjalë «iu afrova».
Domethënë, gruaja e Isaisë.
Shiloahu ishte një ujësjellës.
Domethënë, të Eufratit.
Ose «Ngjishni armët për luftë».
Fjala hebraike për shprehjen «Perëndia është me ne» është Emanuel. Shih Is 7:14; 8:8.
Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «vërtetimin».
Ose «udhëzimin».
Ose «me padurim».
Ose «vërtetimit».
Fjalë për fjalë «agim».