Letra e Jakovit 3:1-18

  • Të zbutësh gjuhën (1-12)

    • Të mos bëhen shumë mësues (1)

  • Mençuria nga lart (13-18)

3  Vëllezërit e mi, të mos bëhen shumë prej jush mësues, sepse e dimë se ne do të marrim një gjykim më të ashpër.*+  Në fakt, të gjithë ne gabojmë* shumë herë.+ Nëse dikush nuk gabon kur flet, është njeri i përsosur, i zoti t’i vërë fre edhe gjithë trupit.  Për shembull, kur u vëmë frerë në gojë kuajve që të na binden, u drejtojmë gjithë trupin.  Shihni edhe anijet: sa të mëdha janë dhe ç’erëra të forta i shtyjnë! E prapëseprapë, një timon fare i vogël i drejton atje ku do timonieri.  Po njësoj, edhe gjuha është një pjesë e vogël e trupit, e prapëseprapë mbahet me të madh. Mjafton një zjarr fare i vogël për t’i vënë flakën një pylli të madh.  Po, edhe gjuha është një zjarr.+ Ajo përfaqëson një botë padrejtësie* mes gjymtyrëve tona, sepse ndot gjithë trupin+ dhe, e ndezur nga Gehena,* i vë flakën gjithë rrjedhës së jetës.*  Në fakt, çdo lloj kafshe e egër, zogu, zvarraniku* dhe krijese deti, mund të zbutet dhe janë zbutur nga njeriu.  Por gjuhën asnjë njeri nuk mund ta zbutë; është rebele dhe mizore, plot helm vdekjeprurës.+  Me të lëvdojmë Jehovain,* po, Atin, e megjithatë, me të mallkojmë edhe njerëzit që erdhën në jetë «në ngjashmëri të Perëndisë».+ 10  Nga e njëjta gojë dalin bekimi dhe mallkimi. Nuk është mirë, vëllezërit e mi, të ndodhë kështu.+ 11  A buron nga i njëjti burim edhe ujë i ëmbël, edhe ujë i hidhur?! 12  Vëllezërit e mi, fiku s’ka sesi të japë ullinj, as hardhia fiq, apo jo?+ Kështu, as burimi me ujë të kripur s’ka sesi të japë ujë të ëmbël. 13  Kush ndër ju është i mençur dhe me mend? Le të tregojë me sjelljen e vet të shkëlqyer se çdo gjë e bën me butësinë që vjen nga mençuria. 14  Por nëse zemrat i keni plot helm e xhelozi*+ dhe frymë kundërshtimi,*+ mos u mburrni për mençurinë tuaj,+ sepse do të gënjenit kundër së vërtetës. 15  Kjo nuk është mençuri që zbret nga lart, por vjen nga kjo botë+ dhe është shtazarake e demonike, 16  sepse ku ka xhelozi dhe frymë kundërshtimi,* ka edhe trazirë dhe çdo gjë të poshtër.+ 17  Por mençuria nga lart është para së gjithash e dëlirë,+ pastaj paqësore,+ e arsyeshme,+ e gatshme të bindet, plot mëshirë dhe fryte të mira,+ nuk mban anë+ dhe nuk është hipokrite.+ 18  Veç kësaj, drejtësia jep fryt kur mbillet në paqe+ për të mirën e atyre* që bëjnë paqe.+

Shënimet

Ose «më të rëndë».
Ose «pengohemi».
Fjalë për fjalë «rrotës së lindjes (origjinës)».
Ose «është vetë thelbi i padrejtësisë».
Ose «krijese zvarritëse».
Një mundësi tjetër «ambicie egoiste».
Ose «smirë».
Një mundësi tjetër «ambicie egoiste».
Një mundësi tjetër «nga ata».