Letra e Jakovit 5:1-20
5 Dëgjoni tani, ju të pasur! Qani e vajtoni për gjithë të zezat që ju presin!+
2 Pasuritë tuaja janë kalbur; rrobat tuaja i ka grirë mola;+
3 ari dhe argjendi që keni grumbulluar, janë ndryshkur; ndryshku i tyre do të jetë si dëshmi kundër jush dhe do t’jua brejë mishin. Në të vërtetë ju keni grumbulluar zjarr për ditët e fundit.+
4 Ja, pagat që nuk u dhatë punëtorëve që korrën arat tuaja, thërrasin e thërrasin, dhe klithmat e korrësve për ndihmë i kanë vajtur në vesh Jehovait* të ushtrive.+
5 Ju keni jetuar në tokë mes lukseve për t’i bërë qejfin vetes. I keni majmur zemrat si bagëtitë për ditën e therjes.+
6 Keni dënuar e keni vrarë të drejtin. Ja pse ai po ju kundërvihet.
7 Tregoni, pra, durim, vëllezër, deri në praninë e Zotërisë.+ Ja, bujku e pret me durim frytin e çmuar të tokës derisa të vijë shiu i parë dhe shiu i fundit.+
8 Edhe ju prisni me durim+ dhe forcojini zemrat, sepse prania e Zotërisë është afruar.+
9 Mos murmuritni* kundër njëri-tjetrit, vëllezër, që të mos gjykoheni.+ Ja, Gjykatësi është afër, te dera.
10 Vëllezër, merrni si shembull vuajtjet+ dhe durimin+ e profetëve që folën në emër të Jehovait.*+
11 Vërtet, ne i konsiderojmë të lumtur* ata që treguan qëndrueshmëri.+ Ju keni dëgjuar për qëndrueshmërinë e Jobit+ dhe e keni parë si e shpërbleu Jehovai,*+ se Jehovai* është shumë i dhembshur* e i mëshirshëm.+
12 Mbi të gjitha, vëllezërit e mi, mos u betoni më as për qiellin, as për tokën dhe as për ndonjë gjë tjetër. Por «po-ja» juaj të jetë «po» dhe «jo-ja» juaj, «jo»,+ që të mos ju presë gjykimi.
13 A ka mes jush ndonjë që po vuan? Le të lutet pareshtur.+ A ka ndonjë që e ka zemrën të gëzuar? Le të këndojë psalme.+
14 A ka mes jush ndonjë të sëmurë? Le të thërrasë pleqtë+ e kongregacionit,* dhe ata le të luten për të e ta lyejnë me vaj+ në emër të Jehovait.*
15 E lutja me besim do ta shërojë të sëmurin,* dhe Jehovai* do ta rimëkëmbë. E nëse ka kryer mëkate, do t’i falen.
16 Prandaj, rrëfejani hapur mëkatet+ njëri-tjetrit dhe lutuni për njëri-tjetrin, që të shëroheni. Përgjërimi i të drejtit ka shumë forcë.*+
17 Elija ishte njeri me ndjenja si tonat, e megjithatë kur u lut me ngulm të mos binte shi, në vend nuk ra shi për tre vjet e gjashtë muaj.+
18 Pas kësaj, ai u lut përsëri, e nga qielli ra shi, dhe toka dha fryt.+
19 Vëllezërit e mi, nëse dikush nga ju largohet* nga udha e së vërtetës dhe një tjetër e kthen,
20 dijeni se ai që kthen një mëkatar nga udha e tij e gabuar,+ do ta shpëtojë* nga vdekja dhe do të mbulojë një shumicë mëkatesh.+
Shënimet
^ Shih Shtojcën A5.
^ Ose «Mos u ankoni». Fjalë për fjalë «Mos psherëtini».
^ Shih Shtojcën A5.
^ Ose «ka shumë përzemërsi të ngrohtë».
^ Shih Shtojcën A5.
^ Shih Shtojcën A5.
^ Ose «të bekuar».
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Shtojcën A5.
^ Një mundësi tjetër «të lodhurin».
^ Shih Shtojcën A5.
^ Ose «ka efekt të fuqishëm». Fjalë për fjalë «ka shumë forcë kur vepron».
^ Ose «dikush nga ju largon dikë tjetër».
^ Ose «do t’ia shpëtojë shpirtin».