Jeremia 11:1-23
11 Kjo është fjala që Jehovai i drejtoi Jeremisë:
2 «Dëgjo, o popull, fjalët e kësaj besëlidhjeje!
Thuaju* burrave të Judës dhe banorëve të Jerusalemit:
3 “Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Mallkuar qoftë ai që nuk u bindet fjalëve të kësaj besëlidhjeje,+
4 të cilat ua urdhërova paraardhësve tuaj ditën kur i nxora nga Egjipti,+ nga furra e shkrirjes së hekurit,*+ dhe u thashë: “Bindjuni zërit tim dhe bëni gjithçka që ju urdhëroj. Kështu do të bëheni populli im, dhe unë do të jem Perëndia juaj,+
5 me qëllim që të plotësoj betimin që u bëra paraardhësve tuaj, që vlen edhe sot, për t’u dhënë vendin ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.”’”»+
Unë iu përgjigja: «Amin,* o Jehova!»
6 Pastaj Jehovai më tha: «Shpalli të gjitha këto fjalë në qytetet e Judës e në rrugët e Jerusalemit: “Dëgjoni fjalët e kësaj besëlidhjeje dhe zbatojini ato,
7 sepse i paralajmërova solemnisht paraardhësit tuaj që ditën kur i nxora nga vendi i Egjiptit e deri më sot, i paralajmërova herë pas here:* ‘Bindjuni zërit tim.’+
8 Por ata nuk dëgjuan dhe as e kthyen veshin nga unë, përkundrazi me kokëfortësi vazhduan të ndiqnin zemrën e tyre të ligë.+ Prandaj i ndëshkova sipas fjalëve të besëlidhjes që u dhashë dhe që s’deshën të zbatonin.”»
9 Më tej Jehovai më tha: «Njerëzit e Judës dhe banorët e Jerusalemit kanë kurdisur një komplot kundër meje.
10 Ata janë kthyer te fajet e paraardhësve të tyre, që nuk pranuan t’u binden fjalëve të mia.+ Kanë ndjekur perënditë e tjera dhe u kanë shërbyer.+ Shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës e kanë shkelur besëlidhjen që bëra me paraardhësit e tyre.+
11 Prandaj kështu thotë Jehovai: ‘Ja, unë po sjell kundër tyre një të keqe+ nga e cila nuk do të shpëtojnë dot. Kur të më thërrasin për ndihmë, unë s’do t’i dëgjoj.+
12 Atëherë qytetet e Judës dhe banorët e Jerusalemit do të shkojnë e do t’u drejtohen për ndihmë perëndive+ të cilave po u paraqitin flijime,* por ato nuk do t’i shpëtojnë aspak në kohën kur t’u bjerë e keqja,
13 sepse perënditë e tua janë po aq sa qytetet e tua, o Judë, dhe sa të shumta janë rrugët e Jerusalemit, po aq altarë keni ngritur për gjënë e turpshme,* altarë për t’i paraqitur flijime Baalit.’+
14 Por ti* mos u lut për këtë popull, mos bëj as përgjërime dhe as lutje,+ sepse nuk do t’i dëgjoj kur të më thërrasin në ditë të keqe.
15 O e shtrenjta ime, me ç’të drejtë vjen në shtëpinë time,përderisa shumë nga populli yt bëjnë të liga?!
Vallë me mishin e shenjtë* do të shmangin të keqen kur t’u bjerë mbi kokë?!
Mos do të ngazëllosh në atë kohë?!
16 Dikur Jehovai të quante një pemë ulliri të harlisur,me fryt e formë të bukur.
Me një zë gjëmues, ai të ka vënë zjarrin,dhe degët t’i kanë thyer.
17 Jehovai i ushtrive, Mbjellësi yt,+ ka shpallur një të keqe që do të vijë mbi ty, o shtëpi e Judës, për shkak të gjërave të liga që bëre bashkë me shtëpinë e Izraelit kur më fyeve, duke i paraqitur flijime Baalit.»+
18 Ti më tregove, o Jehova, që ta dija.
Në atë kohë më bëre të shihja çfarë po bënin.
19 Unë isha si një qengj i urtë që e çojnë për ta therur.
Nuk e dija që kurdisnin plane kundër meje:+
«Le ta shkatërrojmë pemën me frytet e saj.
Le ta zhdukim nga vendi i të gjallëve,që emri të mos i kujtohet më.»
20 Por Jehovai i ushtrive gjykon me drejtësi;ai shqyrton skutat më të thella të zemrës e të mendjes.*+
O Perëndi, më lër të shoh hakmarrjen tënde kundër tyre,sepse ty ta kam besuar çështjen time ligjore!
21 Prandaj kështu thotë Jehovai kundër njerëzve të Anatothit+ që kërkojnë të më marrin jetën duke më kërcënuar: «Mos profetizo në emër të Jehovait,+ përndryshe do të vdesësh nga dora jonë!»
22 Po, kështu thotë Jehovai i ushtrive: «Unë do t’u kërkoj llogari atyre. Të rinjtë do të vdesin nga shpata.+ Djemtë dhe vajzat e tyre do të vdesin nga zia e bukës.+
23 E prej tyre nuk do të mbetet askush, sepse do të sjell një të keqe mbi njerëzit e Anatothit+ atë vit kur t’u kërkoj llogari.»
Shënimet
^ Me sa duket i drejtohet Jeremisë.
^ Furra e shkrirjes së hekurit është simbol i shtypjes së ashpër.
^ Ose «Ashtu qoftë».
^ Fjalë për fjalë «u çova dhe i paralajmërova».
^ Ose «tym blatimi».
^ Ose «perëndinë e turpshme».
^ Domethënë, Jeremia.
^ Domethënë, me flijimet që bëhen në tempull.
^ Ose «ndjenjat më të thella». Fjalë për fjalë «veshkat».