Jeremia 12:1-17

  • Jeremia ankohet (1-4)

  • Jehovai përgjigjet (5-17)

12  Ti je i drejtë, o Jehova,+ kur ankesën time ty ta paraqit,po, edhe kur të flas për drejtësinë. Pse, atëherë, udha e të ligjve ka sukses?+ Pse jetojnë të qetë të pabesët?   Ti i mbolle, dhe ata kanë lëshuar rrënjë;janë rritur, e madje kanë dhënë fryt. Nga goja s’të heqin natë e ditë,ama në skutat më të thella të mendjes së tyre* për ty s’ka vend.+   Por ti, o Jehova, më njeh mirë+ dhe më sheh;më ke hetuar zemrën dhe ke parë se ajo është me ty.+ Vëri mënjanë ata si dele për thertore,ndaji veç për ditën e vrasjes.   Deri kur do të zhuritet vendi? Deri kur do të thahet bimësia e të gjitha arave?+ Nga ligësia e atyre që banojnë në vend,egërsirat dhe zogjtë janë zhdukur krejt,se kanë thënë: «Ai nuk sheh çfarë ndodh me ne.»   Nëse lodhesh kur vrapon me këmbësorët,si mund të bësh garë me kuajt?!+ E nëse ndihesh i sigurt në një vend ku mbretëron paqja,si do t’ia bësh kur të jesh mes shkurreve të dendura përgjatë Jordanit?   Madje edhe vëllezërit e tu, ata të shtëpisë së atit tënd,kanë vepruar pabesisht ndaj teje.+ Ata të kanë mallkuar pas shpine,ndaj mos u beso, edhe në të thënçin fjalë të mira.   «Unë e kam lënë shtëpinë time,+ e kam braktisur trashëgiminë time.+ E kam dhënë të shtrenjtën time* në dorën e armiqve të saj.+   Ajo, trashëgimia ime, është bërë për mua si një luan në pyll;kundër meje ka ulëritur, ndaj e kam urryer.   Trashëgimia ime është për mua si një zog grabitqar shumëngjyrësh;*zogjtë e tjerë grabitqarë i sillen rrotull dhe e sulmojnë.+ Ejani, mblidhuni të gjitha ju egërsira të tokës, ejani që të hani.+ 10  Shumë barinj e kanë prishur vreshtin tim;+ata e kanë shtypur me këmbë tokën time.+ Pronën time të çmuar e kanë kthyer në një shkretëtirë të mjerë. 11  Është bërë një vend i shkretë,është tharë.* Është shkretuar para meje.+ Mbarë vendi është shkretuar,por askush nuk ka dashur t’ia dijë për asgjë.+ 12  Nëpër shtigjet e rrahura të shkretëtirës kanë ardhur shkatërrimtarët,sepse shpata e Jehovait gllabëron nga njëri skaj i vendit në tjetrin.+ Nuk ka paqe për asnjë.* 13  Kanë mbjellë grurë, por kanë korrur gjemba.+ Janë sfilitur, por pa asnjë dobi. Do t’u vijë turp për ato që do të korrin,për shkak të zemërimit të zjarrtë të Jehovait. 14  Kështu thotë Jehovai kundër gjithë fqinjëve të ligj që prekin trashëgiminë që i dhashë si zotërim popullit tim, Izraelit:+ “Ja, do t’i shkul nga toka e tyre,+ dhe shtëpinë e Judës do ta shkul nga mesi i tyre. 15  Por, pasi t’i kem shkulur, do të kem përsëri mëshirë për ta dhe do ta kthej secilin te trashëgimia e vet e te vendi i vet. 16  Nëse mësojnë udhët e popullit tim dhe betohen për emrin tim me fjalët ‘Siç është e vërtetë që Jehovai rron!’, ashtu si e mësuan popullin tim të betohej për Baalin, atëherë do të begatohen në mes të popullit tim. 17  Por nëse refuzojnë të binden, unë do ta shkul me rrënjë atë komb, do ta shkul e do ta shkatërroj”,​—thotë Jehovai.»+

Shënimet

Ose «në ndjenjat e tyre më të thella». Fjalë për fjalë «në veshkat».
Ose «të shtrenjtën e shpirtit tim».
Ose «pikalosh».
Një mundësi tjetër «po vajton».
Fjalë për fjalë «asnjë mish».