Jeremia 13:1-27
13 Jehovai më tha kështu: «Shko, bli një rrip linoje dhe lidhe në mes, por mos e fut në ujë.»
2 Prandaj e bleva rripin siç më tha Jehovai dhe e lidha në mes.
3 Fjala e Jehovait m’u drejtua për herë të dytë:
4 «Merre rripin që bleve dhe që ke lidhur në mes; çohu e shko në Eufrat dhe fshihe rripin atje në një të çarë shkrepi.»
5 Kështu shkova pranë Eufratit dhe e fsheha rripin siç më kishte urdhëruar Jehovai.
6 Por pas shumë ditësh, Jehovai më tha: «Çohu, shko në Eufrat dhe merre që andej rripin që të urdhërova të fshihje.»
7 Prandaj shkova në Eufrat dhe, pasi gërmova, e mora rripin nga vendi ku e kisha fshehur, por rripi ishte prishur; nuk bënte për asgjë.
8 Atëherë fjala e Jehovait m’u drejtua:
9 «Ja çfarë thotë Jehovai: ‘Po kështu do ta prish krenarinë e Judës dhe krenarinë e pamasë të Jerusalemit.+
10 Ky popull i lig që refuzon t’u bindet fjalëve të mia,+ që ndjek me kokëfortësi zemrën e vet+ dhe shkon pas perëndive të tjera për t’u shërbyer e për t’u përkulur para tyre, do të bëhet tamam si ky rrip që nuk bën për asgjë;
11 sepse ashtu si rripi ngjitet pas mesit, ashtu e bëra tërë shtëpinë e Izraelit dhe tërë shtëpinë e Judës të ngjiteshin pas meje,—thotë Jehovai,—që të bëhej populli im,+ shkëlqimi im,+ lëvdimi im dhe diçka e bukur. Por ata nuk u bindën.’+
12 Pastaj duhet t’u japësh atyre këtë mesazh: “Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Çdo qyp i madh mbushet me verë.’” Por ata do të të përgjigjen: ‘Pse nuk e dimë ne se çdo qyp i madh mbushet me verë?!’
13 Atëherë ti thuaju: “Kështu thotë Jehovai: ‘Ja, unë do t’i mbush me verë, derisa t’i deh të gjithë banorët e këtij vendi,+ mbretërit që ulen në fronin e Davidit, priftërinjtë, profetët dhe tërë banorët e Jerusalemit.
14 Do t’i përplas me njëri-tjetrin etërit dhe bijtë bashkë,—thotë Jehovai.+—Nuk do të më dhimbsen e as do të më vijë keq. Nuk do të kem mëshirë; asgjë nuk do të më pengojë që t’i shkatërroj.’”+
15 Dëgjoni e kushtoni vëmendje!
Mos jini fodullë, sepse Jehovai ka folur.
16 Jepini lavdi Jehovait, Perëndisë tuaj,para se të sjellë errësirë,para se t’ju merren këmbët maleve në muzg.
Ju do të shpresoni për dritë,por ai do të sjellë errësirë të plotë;do ta kthejë në terr të zi.+
17 Nëse nuk pranoni të dëgjoni,unë do të qaj në fshehtësi, për shkak të krenarisë suaj.
Unë do të derdh shumë lot dhe nga syri im do të rrjedhin rrëke lotësh,+sepse kopenë e Jehovait+ e kanë çuar në robëri.
18 Thuaji mbretit dhe nënës mbretëreshë:*+ ‘Uluni më poshtë,sepse kurora juaj e bukur do t’ju bjerë nga koka.’
19 Qytetet e jugut janë mbyllur* dhe nuk ka asnjeri që t’i hapë.
Krejt Judën e kanë çuar në mërgim, e kanë çuar në mërgim të tërën.+
20 Ngriji sytë dhe shih ata që po vijnë nga veriu.+
Ku është kopeja që të dhanë, delet e tua të bukura?+
21 Ç’do të thuash kur të vijë ndëshkiminga ata që i ke trajtuar gjithnjë si miq të ngushtë?+
A nuk do të të zënë dhembjet si të një gruaje që lind?+
22 Atëherë do të thuash me vete:* ‘Pse më kanë rënë këto gjëra?’+
Për shkak të fajit tënd të pamasë, fundin ta kanë zhveshur,+thembrat t’i kanë trajtuar dhunshëm.
23 A mund të ndërrojë një kushit* lëkurën ose një leopard pullat e veta?+
Nëse po, atëherë edhe ju mund të bëni të mirën,ju që jeni mësuar të bëni të keqen.
24 Prandaj unë do të të shpërndaj si kashta që e merr era e shkretëtirës.+
25 Kjo është pjesa jote, pjesa që të kam dhënë,—thotë Jehovai,sepse më ke harruar+ dhe beson te gënjeshtrat.+
26 Ja pse, unë do të ta ngre fundin në fytyrë,që të shihet turpi yt,+
27 veprat e tua të kurorëshkeljes+ dhe afshet e tua,*prostitucioni yt i ndyrë.*
Në kodra, në arae kam parë sjelljen tënde të pështirë.+
Mjerë ti, o Jerusalem!
Deri kur do të jesh i papastër?»+