Jeremia 2:1-37
2 Jehovai më drejtoi këtë fjalë:
2 «Shko dhe shpalli Jerusalemit: “Kështu thotë Jehovai:
‘E kujtoj mirë përkushtimin* tënd gjatë rinisë sate,+dashurinë që më tregoje kur ishe e fejuar,+se si më ndiqje në shkretëtirë,në një vend të pambjellë.’+
3 Izraeli ishte i shenjtë për Jehovain,+fryti i parë i të korrave të tij.
‘Cilido që përpiqej ta gllabëronte, bëhej me fajdhe e priste e zeza,—thotë Jehovai.’”»+
4 Dëgjoni fjalën e Jehovait, o shtëpi e Jakobit,e të gjitha ju, o familje të shtëpisë së Izraelit!
5 Kështu thotë Jehovai:
«Ç’faj gjetën tek unë paraardhësit tuaj,+që u larguan aq shumë prej mejedhe shkuan pas idhujve të kotë+ e u bënë edhe vetë të kotë?+
6 Ata nuk thanë: ‘Të kërkojmë me ngulm Jehovain,*atë që na nxori nga vendi i Egjiptit,+që na priu në shkretëtirë,në një vend të shkretë+ e me gropa,në një vend të zhuritur+ e që dergjet në terr,në një vend ku nuk shkel këmbë njeriu,në një vend ku s’banon kush.’
7 Pastaj ju çova në një vend me pemishte,që të shijonit frytet dhe të mirat e tij.+
Por, pasi hytë në vendin tim, ju e ndotët;e bëtë trashëgiminë time diçka të neveritshme.+
8 Priftërinjtë nuk thanë: ‘Të kërkojmë me ngulm Jehovain.’*+
Ata që merreshin me ligjin, nuk më njohën,kurse barinjtë u rebeluan kundër meje.+
Profetët profetizuan në emër të Baalit+e rendën pas atyre që nuk mund të sillnin dobi.
9 Prandaj unë do t’ju padit përsëri,+—thotë Jehovai.
Do të ngre padi edhe kundër bijve të bijve tuaj.
10 Kaloni në viset bregdetare* të kititëve+ dhe shihni.
Po, dërgoni njerëz në Kedar+ dhe mendohuni mirë.
Shihni nëse ka ndodhur një gjë si kjo.
11 Cili komb i ka këmbyer perënditë e veta me të tjera që në të vërtetë nuk janë perëndi?!
E megjithatë populli im e ka këmbyer lavdinë time me diçka që s’vlen për gjë.+
12 Shtanguni prej kësaj, o qiej;dridhuni nga tmerri,—thotë Jehovai.
13 Se populli im ka bërë dy gjëra të këqija:
më ka braktisur mua, burimin e ujit të jetës,*+dhe ka gërmuar* për vete sterna,*sterna të prishura që s’mund të mbajnë ujë.
14 Mos është Izraeli një shërbëtor a skllav i lindur në shtëpi?
Pse e kanë plaçkitur atëherë?
15 Kundër tij ulërijnë+ luanët e rinj;*ata ia kanë dhënë ulërimës.
Ata e bënë vendin e tij objekt llahtarie.
Qyteteve u kanë vënë zjarrin, që atje të mos banojë askush.
16 Njerëzit e Nofit*+ e të Tafnesit+ do të të rrënojnë!*
17 A nuk ia bëre vetes këtë gjë,duke braktisur Jehovain, Perëndinë tënd,+ndërkohë që të printe udhës?
18 Pse dëshiron të shkosh në Egjipt+për të pirë ujërat e Shihorit?*
Pse dëshiron të shkosh në Asiri+për të pirë ujërat e Lumit?*
19 Ligësia jote duhet të të ndreqëdhe pabesitë e tua duhet të të korrigjojnë.
Dije dhe kuptoje sa gjë e keqee sa e hidhur është+ të braktisësh Jehovain, Perëndinë tënd;ti nuk më ke nderuar thellësisht,*+—thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive.
20 Kohë më parë unë ta theva zgjedhën,+t’i këputa vargonjtë,megjithatë ti the: ‘S’do të të shërbej.’
Në fakt mbi çdo kodër të lartë dhe nën çdo pemë të harlisur+u shtrive sa gjatë gjerë dhe e shite veten si prostitutë.+
21 Unë të kisha mbjellë si rrush të kuq të zgjedhur,+ i tëri farë e mirë.
Si ka mundësi që u shndërrove në bisqe të prishura të një hardhie të egër para meje?+
22 Edhe sikur të laheshe me sodë* dhe të përdorje shumë finjë,*faji yt do të mbetej si njollë para meje,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
23 Si mund të thuash: ‘Nuk jam ndotur,nuk kam ndjekur Baalët.’
Pa shih udhën tënde në luginë.
Shiko ç’ke bërë.
Ti je si një deve e re dhe e shpejtë,që vrapon kot më kot sa andej këtej.
24 Je si një gomaricë e egër e mësuar me shkretëtirën.
Kur është në afsh e nuhat erën.
Kush mund ta mbajë në periudhën e çiftimit?
Të gjithë ata që e kërkojnë, nuk do të rraskapiten,sepse do ta gjejnë në periudhën* e saj.
25 Mos lër që të të zbathen këmbëtdhe të të thahet fyti.
Por ti the: ‘Është e kotë!+
Unë kam rënë në dashuri me të huaj*+dhe do të ndjek ata.’+
26 Ashtu siç turpërohet hajduti kur e kapin,po kështu është turpëruar shtëpia e Izraelit,ata, mbretërit, princat,priftërinjtë e profetët e tyre.+
27 Ata i thonë një peme: ‘Ti je ati im’,+dhe një guri: ‘Ti më linde.’
Kurse mua më kthejnë shpinën.*+
Por kur të jenë në ditë të keqe, do të luten:
‘Hajde, na shpëto!’+
28 Ku janë perënditë që bëre?+
Të vijnë e të të shpëtojnë, nëse munden, kur të jesh në ditë të keqe;sepse perënditë e tua janë aq të shumta sa qytetet e tua, o Judë!+
29 Pse vazhdoni të ngrini akuza kundër meje?
Pse jeni rebeluar të gjithë kundër meje?+—thotë Jehovai.
30 Më kot i kam goditur bijtë tuaj.+
Ata nuk kanë pranuar të disiplinoheshin.*+
Vetë shpata juaj i gllabëroi profetët tuaj,+si një luan grabitqar.
31 O brez, merreni parasysh fjalën e Jehovait!
Mos jam bërë për Izraelin si një shkretëtirëose një vend me terr mbytës?
Pse populli im thotë: ‘Do të sorollatemi ku të duame nuk do të kthehemi më te ti.’+
32 A mund t’i harrojë një virgjëreshë stolitë e sajapo një nuse rripat e kraharorit?*
E megjithatë, populli im më ka harruar prej kohësh.+
33 Sa me mjeshtëri, o grua, e ke përgatitur udhën për të kërkuar dashurinë!
Ti je stërvitur në udhët e ligësisë.+
34 Edhe rrobat e tua janë njollosur me gjakun e pafajshëm të njerëzve të varfër.+
Ndonëse nuk i pashë të plaçkitnin shtëpinë tënde,në të gjitha rrobat e tua ka njolla gjaku.+
35 Por ti thua: ‘Jam e pafajshme.
Me siguri ai nuk është më i zemëruar me mua.’
Tani unë do të sjell gjykimin kundër teje,ngaqë thua: ‘Nuk kam mëkatuar.’
36 Pse e shpërfill kaq lehtë udhën tënde të paqëndrueshme?
Edhe për Egjiptin do të të vijë turp,+siç të erdhi turp për Asirinë.+
37 Për këtë arsye do të dalësh me duart në kokë,+sepse Jehovai i ka hedhur poshtë ata që ishin siguria jote;ata nuk do të të ndihmojnë.»
Shënimet
^ Ose «dashurinë besnike».
^ Fjalë për fjalë «Ku është Jehovai?»
^ Fjalë për fjalë «Ku është Jehovai?»
^ Ose «ishujt».
^ Fjalë për fjalë «ujit të gjallë».
^ Ose «ka hapur», ka shumë të ngjarë në shkëmb.
^ Domethënë, depo të nëndheshme për të mbledhur ujë.
^ Ose «luanët e rinj me krifë».
^ Ose «e Memfisit».
^ Fjalë për fjalë «do të të hanë majën e kokës».
^ Domethënë, lumi Eufrat.
^ Domethënë, degë e lumit Nil.
^ Fjalë për fjalë «nuk më je frikësuar». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Ose «sapun».
^ Ose «alkal».
^ Fjalë për fjalë «muajin».
^ Ose «perëndi të huaja».
^ Ose «më kthejnë kurrizin, e jo fytyrën».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «jelekun e nusërisë?»