Jeremia 20:1-18

  • Pashkuri godet Jereminë (1-6)

  • Jeremia nuk mund të mos predikojë (7-13)

    • Mesazhi i Perëndisë është si një zjarr përvëlues (9)

    • Jehovai është si një hero i fuqishëm (11)

  • Jeremia ankohet (14-18)

20  Tani, prifti Pashkur, biri i Imerit, që ishte edhe i ngarkuari kryesor për shtëpinë e Jehovait, po dëgjonte Jereminë teksa profetizonte këto gjëra.  Atëherë Pashkuri e goditi profetin Jeremia dhe e vuri në fallakanë*+ që ishte te Porta e Sipërme e Beniaminit, në shtëpinë e Jehovait.  Por të nesërmen kur Pashkuri e zgjidhi Jereminë, ky i tha: «Jehovai nuk të quan më Pashkur, por ‘Tmerr rreth e qark’,+  sepse kështu thotë Jehovai: ‘Unë do të të bëj objekt tmerri për veten tënde dhe për miqtë e tu. Ata do të bien të vdekur para syve+ të tu nga shpata e armiqve. Mbarë Judën do ta jap në dorën e mbretit të Babilonisë, dhe ai do t’i çojë në mërgim në Babiloni e do t’i vrasë me shpatë.+  Të gjitha pasuritë e këtij qyteti, tërë prodhimet e tij, tërë gjërat e tij të çmuara dhe gjithë thesaret e mbretërve të Judës do t’i jap në dorë të armiqve të tyre.+ Ata do t’i plaçkitin e do t’i çojnë në Babiloni.+  Kurse ti, o Pashkur, bashkë me të gjithë ata që banojnë në shtëpinë tënde, do të shkosh në robëri. Ti do të shkosh në Babiloni, dhe atje do të vdesësh e do të varrosesh bashkë me gjithë miqtë e tu, sepse u ke profetizuar gënjeshtra.’»+   Ti ma prishe mendjen, o Jehova, po, ma prishe mendjen. Përdore forcën kundër meje, dhe më mposhte.+ Jam bërë gazi i botës tërë ditën,të gjithë më përqeshin,+   sepse sa herë që flas, duhet të thërras me zë të lartë dhe të shpall: «Dhunë dhe shkatërrim!» Fjala e Jehovait u bë për mua shkak që të më poshtëronin e të më tallnin tërë ditën.+   Prandaj thashë: «Nuk do ta përmend më,e nuk do të flas më në emër të tij.»+ Por fjala e tij ishte në zemrën time si një zjarr përvëlues, i mbyllur në kockat e mia. U lodha duke ndenjur në heshtjedhe nuk durova dot më,+ 10  sepse dëgjova shumë fjalë të këqija. Tmerri më rrethonte.+ «Paditeni; le ta paditim!» Çdo njeri që më uronte paqen, priste që të rrëzohesha:+ «Mbase ai bën ndonjë gabim të pamend,që ta mposhtim e të hakmerremi kundër tij.» 11  Por Jehovai ishte me mua si një hero i fuqishëm.+ Prandaj ata që më përndjekin, do të pengohen dhe nuk do të fitojnë,+do të mbulohen me turp, sepse nuk do të kenë sukses. Poshtërimi i tyre i përjetshëm nuk do të harrohet kurrë.+ 12  Por ti, o Jehova i ushtrive, i ke sytë te i drejti,ti shqyrton skutat më të thella të zemrës e të mendjes.*+ Më lër të shoh hakmarrjen tënde kundër tyre,+sepse ty ta kam besuar çështjen time ligjore!+ 13  Këndojini Jehovait! Lëvdoni Jehovain,sepse e shpëtoi të varfrin nga dora e keqbërësve! 14  Mallkuar qoftë dita kur linda! Mos u bekoftë dita që nëna më lindi!+ 15  Mallkuar qoftë ai njeri që i çoi babait tim një lajm të mirë,që e mbushi me gëzim, duke i thënë: «Të ka lindur një fëmijë, një djalë!» 16  U bëftë ai njeri si qytetet që Jehovai i shkatërroi pa ndier keqardhje! Dëgjoftë një klithmë në mëngjes dhe sinjalin për luftë në mesditë! 17  Pse nuk më bëri të vdisja që në bark të nënës,që barku i saj të më bëhej varre nëna ime të mos më sillte kurrë në jetë?+ 18  Pse dola nga barku i nënës? Që sytë të më shohin veç vuajtje e dhembje? Që ditët e mia të mbarojnë me turp?+

Shënimet

Ose «ndjenjat më të thella». Fjalë për fjalë «veshkat».