Jeremia 21:1-14
21 Fjala e Jehovait iu drejtua Jeremisë kur mbreti Zedekia+ dërgoi tek ai Pashkurin,+ birin e Malkijahut, dhe priftin Sofonia,+ birin e Masejahut, për t’i bërë këtë kërkesë:
2 «Të lutemi, kërko drejtimin e Jehovait për ne, sepse Nabukodonosori,* mbreti i Babilonisë, po lufton kundër nesh.+ Ndoshta Jehovai do të bëjë për ne ndonjë nga veprat e tij të mrekullueshme që mbreti të tërhiqet nga ne.»+
3 Jeremia u tha: «Ja se ç’do t’i thoni Zedekisë:
4 “Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Unë do të kthej kundër jush armët e luftës që keni në dorë e me të cilat po luftoni kundër mbretit të Babilonisë+ e kundër kaldeasve që ju kanë ngritur një rrethim jashtë murit. Do t’i mbledh në mes të këtij qyteti.
5 E unë vetë do të luftoj kundër jush+ me dorë të shtrirë dhe me krah të fortë, me zemërim, me tërbim dhe me indinjatë të madhe.+
6 Do të godas banorët e këtij qyteti, njerëz e kafshë. Ata do të vdesin nga një murtajë* e madhe.+
7 Pas kësaj,—thotë Jehovai,—Zedekinë, mbretin e Judës, shërbëtorët e tij dhe popullin e këtij qyteti, pra, ata që do t’i mbijetojnë murtajës, shpatës dhe zisë së bukës, do t’i jap në duart e Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë, në duart e armiqve dhe në duart e atyre që kërkojnë t’u marrin jetën.+ Ai do t’i vrasë me shpatë. Nuk do t’i vijë keq, as do të tregojë dhembshuri a sadopak mëshirë.’”+
8 Kurse këtij populli do t’i thuash: “Kështu thotë Jehovai: ‘Unë po ju vë përpara udhën e jetës dhe udhën e vdekjes.
9 Ai që do të rrijë në këtë qytet, do të vdesë nga shpata, nga zia e bukës e nga murtaja, kurse ai që do të dalë dhe do të dorëzohet te kaldeasit që ju kanë rrethuar, do të jetojë e do të ketë si shpërblim* jetën e vet.+
10 Se unë e kam hedhur poshtë* këtë qytet për t’i sjellë të keqen, dhe jo të mirën,+—thotë Jehovai.—Ai do të bjerë në duart e mbretit të Babilonisë+ që do t’i vërë zjarrin.’”+
11 Kjo është fjala për ata të shtëpisë së mbretit të Judës: “Dëgjoni fjalën e Jehovait.
12 Ja ç’thotë Jehovai, o shtëpi e Davidit:
‘Mbroni drejtësinë çdo mëngjesdhe shpëtoni atë që zhvat dora e mashtruesit,+që tërbimi im të mos shpërthejë si zjarr+e të djegë, dhe askush të mos e shuajë dot,për shkak të veprave tuaja të liga.’”+
13 “Unë jam kundër teje, o banor i luginës,*o shkëmb i vendit të rrafshët,—thotë Jehovai.
Kurse juve që thoni: ‘E kush do të vijë kundër nesh?
E kush do t’i sulmojë banesat tona?’,
14 unë do t’ju kërkoj llogarisiç e meritojnë veprat tuaja,+—thotë Jehovai.
E do t’i vë zjarrin pyllit të qytetit,që do të përpijë gjithçka përreth tij.”»+