Jeremia 22:1-30

  • Mesazhe gjykimi kundër mbretërve të këqij (1-30)

    • Kundër Shalumit (10-12)

    • Kundër Jehojakimit (13-23)

    • Kundër Koniahut (24-30)

22  Kështu tha Jehovai: «Shko te shtëpia* e mbretit të Judës dhe shpall atje këtë mesazh:  “Dëgjo fjalën e Jehovait, o mbret i Judës që ulesh në fronin e Davidit, ti, bashkë me shërbëtorët dhe popullin tënd, që hyjnë nga këto porta.  Kështu thotë Jehovai: ‘Mbroni gjykimin e drejtë dhe drejtësinë, shpëtoni atë që zhvat dora e mashtruesit dhe mos keqtrajtoni asnjë të ardhur, jetim* a vejushë.+ Mos derdhni gjak të pafajshëm në këtë vend,+  sepse po t’i zbatoni me kujdes këto fjalë, atëherë mbretërit që ulen në fronin e Davidit+ do të hyjnë nga portat e kësaj shtëpie, të hipur në karroca e kuaj, bashkë me shërbëtorët dhe popullin e vet.+  Por, nëse nuk u bindeni këtyre fjalëve, betohem për veten,​—thotë Jehovai,—​se kjo shtëpi do të bëhet gërmadhë.’+  Se kështu thotë Jehovai për shtëpinë e mbretit të Judës: ‘Ti je për mua si Galadi,si kreshta e Libanit. Por unë do të të bëj shkretëtirë;asnjë nga qytetet e tua nuk do të banohet.+   Do t’i caktoj* shkatërruesit kundër teje,secilin me armët e veta.+ Ata do të presin cedrat më të mirëdhe do t’i hedhin në zjarr.+  E shumë kombe do të kalojnë pranë këtij qyteti dhe do të pyesin njëri-tjetrin: “Pse veproi kështu Jehovai me këtë qytet madhështor?”+  Dhe përgjigjja do të jetë: “Ngaqë lanë besëlidhjen që Jehovai, Perëndia i tyre, bëri me ta dhe u përkulën para perëndive të tjera e u shërbyen.”’+ 10  Mos e qani të vdekurindhe mos u pikëlloni për të. Përkundrazi qani me të madhe për atë që po largohet,sepse nuk do të kthehet më që të shohë vendlindjen. 11  Se kështu thotë Jehovai për Shalumin,*+ birin e Josisë, mbretin e Judës+ që mbretëron në vend të të atit dhe ka ikur nga ky vend: ‘Ai nuk do të kthehet më këtu. 12  Do të vdesë atje ku e çuan në mërgim dhe nuk do ta shohë më këtë vend.’+ 13  Mjerë ai që ndërton shtëpinë e vet, por jo me drejtësi,dhe që ndërton dhomat e sipërme në mënyrë të padrejtë,duke shfrytëzuar tjetrin që t’i shërbejë për asgjëdhe që nuk ia jep pagën.+ 14  Ai thotë: ‘Do të ndërtoj për veten time një shtëpi të bollshmeme dhoma të sipërme të gjera. Do t’i vë dritare,do ta vesh me cedër dhe do ta lyej me bojë të kuqe në portokalli.’* 15  A do të mbretërosh akoma, vetëm sepse përdor më shumë cedër se të tjerët?! Edhe babai yt hante e pinte,por gjykonte me drejtësi dhe bënte atë që është e drejtë,+prandaj i shkoi mbarë. 16  Ai mbronte çështjen ligjore të të munduarit dhe të të varfrit,dhe gjithçka shkonte mirë. ‘A nuk do të thotë kjo të më njohësh mua?!​—thotë Jehovai. 17  Kurse ti i ke sytë dhe zemrën vetëm te fitimet e pandershme,se si të derdhësh gjakun e të pafajshmitdhe se si t’ia hash hakun e ta zhvatësh.’ 18  Prandaj, kështu thotë Jehovai për Jehojakimin,+ birin e Josisë, mbretin e Judës: ‘Për të nuk do të vajtojnë: “Ah, mor vëlla! Ah, moj motër!” Për të nuk do të vajtojnë: “Ah, mor zotëri! Ah, madhëri!” 19  Atë do ta varrosin si një gomar;+do ta tërheqin zvarrë e do ta flakin tutje,jashtë portave të Jerusalemit.’+ 20  Ngjitu* në Liban e bërtitdhe ngri zërin në Bashan. Bërtit nga Abarimi,+sepse të gjithë dashnorët e tu të zjarrtë janë dërrmuar.+ 21  Të fola kur ndiheshe i sigurt,por ti the: ‘Nuk do të bindem.’+ Kjo ka qenë sjellja* jote që nga rinia,sepse nuk i je bindur zërit tim.+ 22  Të gjithë barinjtë e tu+ do t’i flakë tej* një erë,dhe dashnorët e tu të zjarrtë do të shkojnë në robëri. Atëherë do të turpërohesh dhe do të poshtërohesh nga gjithë kjo e keqe. 23  O ti që banon në Liban,+që e ke folenë mes cedrave,+ah, sa do të rënkosh kur të të zënë dhembjet,kur të të zërë ankthi* si i gruas që lind!+ 24  Siç është e vërtetë që unë rroj,​—thotë Jehovai,—​edhe sikur ti, o Koniah,*+ bir i Jehojakimit,+ mbret i Judës, të ishe si një unazë me vulë në dorën time të djathtë, do të të hiqja prej saj. 25  Unë do të të dorëzoj në duart e atyre që kërkojnë jetën tënde, në duart e atyre që u frikësohesh, në duart e Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë, dhe në duart e kaldeasve.+ 26  Do të të vërvit ty dhe nënën që të lindi, në një vend ku nuk lindët, e atje do të vdisni, 27  dhe nuk do të ktheheni më në vendin që e dëshironi me zjarr.+ 28  A është ky njeri, Koniahu, vetëm një enë e përbuzur, e thyer,apo një enë që s’e do askush? Pse ai dhe pasardhësit e tij janë vërviturdhe janë flakur në një vend që nuk e njohin?+ 29  Tokë,* tokë, o tokë! Dëgjo fjalën e Jehovait! 30  Kështu thotë Jehovai: ‘Regjistrojeni këtë njeri si pa fëmijë,si një burrë që nuk do t’i vejë fare mbarë gjatë jetës* së tij,sepse asnjërit prej pasardhësve të vet nuk do t’i vejë mbarë,nuk do të ulet në fronin e Davidit e nuk do të sundojë më në Judë.’”»+

Shënimet

Ose «pallati mbretëror».
Ose «fëmijë pa baba».
Fjalë për fjalë «Do të shenjtëroj».
Quhet edhe Jehoahaz.
Ose «të kuqe».
Me sa duket ky urdhër i drejtohet Jerusalemit.
Fjalë për fjalë «udha».
Fjalë për fjalë «do t’i kullotë».
Fjalë për fjalë «dhembjet e lindjes».
Quhet edhe Jehojakin dhe Jekonia.
Fjalë për fjalë «Nabukodrezarit», një variant tjetër i këtij emri.
Ose «Vend».
Fjalë për fjalë «ditëve».