Jeremia 29:1-32

  • Letra e Jeremisë drejtuar të mërguarve në Babiloni (1-23)

    • Izraeli do të rikthehet pas 70 vjetësh (10)

  • Një mesazh për Shemajahun (24-32)

29  Këto janë fjalët e letrës që profeti Jeremia ia dërgoi nga Jerusalemi pleqve që kishin mbetur mes të mërguarve, priftërinjve, profetëve dhe tërë popullit, që Nabukodonosori i kishte çuar në mërgim nga Jerusalemi në Babiloni,  pasi kishte ikur nga Jerusalemi mbreti Jekonia,+ nëna mbretëreshë,*+ zyrtarët e oborrit, princat e Judës dhe të Jerusalemit, artizanët e metalpunuesit.*+  Letrën e dërgoi me Elasahun, birin e Shafanit,+ dhe me Gemariahun, birin e Hilkiahut, të cilët Zedekia,+ mbreti i Judës i dërgoi në Babiloni te Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë. Në të thuhej:  «Kështu u thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit, të gjithë të mërguarve që i kam dërguar në robëri nga Jerusalemi në Babiloni:  “Ndërtoni shtëpi e banoni në to. Mbillni kopshte e hani frytin e tyre.  Martohuni dhe lindni djem e vajza, merrni nuse për djemtë tuaj e jepini vajzat tuaja për nuse, që të lindin djem e vajza, dhe shtohuni atje, e mos u pakësoni.  Gjithashtu kërkoni paqen e qytetit ku ju kam çuar në mërgim dhe lutjuni Jehovait për të, pasi po të ketë paqe në të, do të keni paqe edhe ju.+  Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Mos i lini t’ju mashtrojnë profetët dhe fallxhorët që ndodhen midis jush,+ dhe mos ua vini veshin ëndrrave të tyre,  sepse ata profetizojnë gënjeshtra në emrin tim. Nuk i kam dërguar unë’,+​—thotë Jehovai. 10  Kështu thotë Jehovai: ‘Pasi të kalojnë 70 vjet në Babiloni, unë do ta drejtoj vëmendjen nga ju+ dhe do ta mbaj premtimin duke ju kthyer në këtë vend.+ 11  Se unë e di mirë ç’mendoj për ju,​—thotë Jehovai.—​Dua që të keni paqe, dhe jo të këqija.+ Dua t’ju jap një të ardhme plot shpresë.+ 12  Ju do të më thërritni për ndihmë, do të vini tek unë dhe do të më luteni, e unë do t’ju dëgjoj.+ 13  Do të më kërkoni dhe do të më gjeni,+ sepse do të më kërkoni me gjithë zemër,+ 14  e unë do t’ju lë të më gjeni,+​—thotë Jehovai.—​E do t’ju kthej nga robëria dhe do t’ju mbledh nga të gjitha kombet dhe vendet ku ju kam shpërndarë,+​—thotë Jehovai.—​Do t’ju kthej në vendin nga i cili ju çova në mërgim.’+ 15  Por ju thoni: ‘Jehovai na ka dhënë profetë në Babiloni.’ 16  Kështu thotë Jehovai për mbretin që rri ulur në fronin e Davidit+ dhe për popullin që banon në atë qytet, pra, për vëllezërit tuaj që nuk kanë ardhur me ju në mërgim: 17  ‘Kështu thotë Jehovai i ushtrive: “Unë do të dërgoj kundër tyre shpatën, zinë e bukës dhe murtajën,*+ dhe do t’i bëj ata si fiq të kalbur* që janë aq të këqij sa nuk hahen.+ 18  Nuk do t’ua ndaj shpatën,+ zinë e bukës e murtajën. Tërë mbretëritë e tokës do të llahtarisen kur t’i shohin.+ Gjithë kombet ku do t’i shpërndaj, do t’i përmendin si mallkim, do të habiten, do t’i tallin*+ e do t’i poshtërojnë,+ 19  ngaqë nuk i dëgjuan fjalët që thashë nëpërmjet shërbëtorëve të mi, profetëve, që i dërgoja herë pas here,*+​—thotë Jehovai. Megjithatë ju nuk dëgjuat,+​—thotë Jehovai.”’ 20  Prandaj, të gjithë ju, o të mërguar, që ju dëbova nga Jerusalemi në Babiloni, dëgjoni fjalën e Jehovait. 21  Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për Akabin, birin e Kolajahut, dhe për Zedekinë, birin e Masejahut, të cilët profetizojnë gënjeshtra në emrin tim:+ ‘Unë do t’i dorëzoj në duart e Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë, dhe ai do t’i vrasë para syve tuaj. 22  E ajo që do t’u ndodhë atyre, do të përmendet si mallkim nga të gjithë të mërguarit e Judës, që janë në Babiloni: “Të bëftë Jehovai si Zedekinë dhe si Akabin, që mbreti i Babilonisë i poqi në zjarr!”, 23  sepse ata kanë vepruar me paturpësi në Izrael,+ duke kryer kurorëshkelje* me gratë e shokëve të tyre dhe duke thënë gënjeshtra në emrin tim, të cilat nuk i kam urdhëruar.+ Unë e di këtë dhe jam dëshmitar i kësaj,+​—thotë Jehovai.’ 24  Po ashtu, Shemajahut+ nga Nehelami do t’i thuash: 25  “Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Ti u dërgove letra në emrin tënd gjithë njerëzve që janë në Jerusalem, priftit Sofonia,+ birit të Masejahut, dhe tërë priftërinjve, duke thënë: 26  “Jehovai të ka bërë prift në vend të Jehojadës, që të bëhesh mbikëqyrësi i shtëpisë së Jehovait, për të mbikëqyrur çdo të luajtur mendsh që sillet si profet, që ta vësh atë në fallaká* dhe në shtyllën e turpit.*+ 27  E pra, pse nuk e ke qortuar Jereminë nga Anatothi,+ që sillet si profet për ju?+ 28  Madje ai na ka dërguar fjalë në Babiloni: ‘Do të zgjatë shumë. Ndërtoni shtëpi e banoni në to dhe mbillni kopshte e hani frytin e tyre,+ . . .’”’”» 29  Kur prifti Sofonia+ ia lexoi këtë letër profetit Jeremia, 30  Jehovai i drejtoi Jeremisë këtë mesazh: 31  «Dërgoju këto fjalë të gjithë të mërguarve: “Kështu thotë Jehovai për Shemajahun nga Nehelami: ‘Meqë Shemajahu ju profetizoi, ndonëse nuk e dërgova unë dhe u orvat t’ju bënte të besonit gënjeshtra,+ 32  atëherë kështu thotë Jehovai: “Unë do ta ndëshkoj Shemajahun nga Nehelami dhe pasardhësit e tij. Asnjë nga njerëzit e tij nuk do të mbijetojë mes këtij populli dhe ai nuk do ta shohë të mirën që do të bëj për popullin tim,​—thotë Jehovai,—​sepse ka nxitur rebelimin kundër Jehovait.”’”»

Shënimet

Ose «zonja».
Një mundësi tjetër «ndërtuesit e ledheve».
Një mundësi tjetër «të çarë».
Ose «sëmundje».
Fjalë për fjalë «diçka për t’u fishkëllyer».
Fjalë për fjalë «i dërgoja duke u çuar herët».
Fjalë për fjalë «Nabukodrezarit», një variant tjetër i këtij emri.
Ose «tradhti bashkëshortore».
Ose «qaforen e hekurit».