Jeremia 3:1-25

  • Apostazia e rëndë e Izraelit (1-5)

  • Izraeli dhe Juda fajtorë për tradhti (6-11)

  • Thirrje për pendim (12-25)

3  Njerëzit pyesin: «Nëse një burrë e përzë gruan e vet, e ajo ikën dhe bëhet e një tjetri, a duhet ta marrë ai sërish për grua?» A nuk është ndotur krejtësisht ajo tokë?+ «Ti ke kryer prostitucion me shumë dashnorë.+ A duhet të kthehesh tani tek unë?!​—thotë Jehovai.   Ngriji sytë nga kodrat e zhveshura dhe shiko. A ka ndonjë vend ku nuk të kanë përdhunuar? Uleshe përgjatë rrugëve dhe i pritje,si një endacak* në shkretëtirë. Ti vazhdon ta ndotësh vendinme prostitucionin dhe me ligësinë tënde.+   Prandaj nuk bien shirat e bollshme+e as shirat e pranverës. Ti ke pamjen* e pacipë të një gruaje që kryen prostitucion. S’ke pikë turpi!+   Por tani, ti më thërret: ‘Ati im, ti je miku i rinisë sime!+   A duhet të mbash mëri gjithë jetëndhe a duhet të mbash gjithmonë inat?’ Ti thua kështu,por bën vazhdimisht të gjitha gjërat e liga të mundshme.»+  Në ditët e mbretit Josia,+ Jehovai më tha: «A e ke parë se ç’ka bërë Izraeli i pabesë? Ka shkuar në çdo mal të lartë dhe nën çdo pemë të harlisur që të kryejë prostitucion.+  Edhe pasi bëri gjithë këto gjëra, i thosha vazhdimisht që të kthehej tek unë,+ por nuk u kthye; dhe Juda vazhdonte të shihte motrën e vet tradhtare.+  Kur e pashë këtë, e përzura Izraelin e pabesë duke i dhënë një certifikatë divorci+ për shkak të tradhtisë.+ E megjithatë e motra, Juda tradhtare, nuk u frikësua, por edhe ajo shkoi të kryente prostitucion.+  Ajo* kreu prostitucion me moskokëçarje dhe vazhdoi ta ndotte vendin e të kryente kurorëshkelje me gurët dhe me pemët.+ 10  Pavarësisht nga kjo, e motra, Juda tradhtare, nuk u kthye me gjithë zemër tek unë, por vetëm duke u shtirur,​—thotë Jehovai.» 11  Atëherë Jehovai më tha: «Izraeli i pabesë është treguar më i drejtë se e motra tradhtare, Juda.+ 12  Shko dhe shpalli këto fjalë drejt veriut:+ “Kthehu, o Izrael tradhtar!*​—thotë Jehovai.+—​S’do t’ju përbuz gjithë zemërim,*+ sepse jam besnik,​—thotë Jehovai.—​Nuk do të mbaj mëri përgjithmonë. 13  Ama pranoje fajin tënd, sepse je rebeluar kundër Jehovait, Perëndisë tënd. Ti kryeje marrëdhënie me të huajt* nën çdo pemë të harlisur dhe nuk i bindeshe zërit tim,​—thotë Jehovai. 14  Kthehuni, o bij tradhtarë!*​—thotë Jehovai.—​Se vetëm unë jam bërë për ty zotëria* i vërtetë; do t’ju marr një nga çdo qytet dhe dy nga çdo fis, e do t’ju sjell në Sion.+ 15  Unë do t’ju jap barinj siç ma do zemra,+ dhe ata do t’ju ushqejnë me njohuri e gjykim të thellë. 16  Në atë kohë, ju do të shumoheni dhe do të jeni të frytshëm në vend.​—thotë Jehovai.+—​Ju nuk do të thoni më: ‘Arka e besëlidhjes së Jehovait.’ Ajo s’do t’ju vijë ndër mend, s’do ta kujtoni dhe as do t’ia ndieni mungesën. Ajo s’do të ndërtohet më. 17  Atë ditë, ju do ta quani Jerusalemin froni i Jehovait,+ dhe të gjitha kombet do të mblidhen së bashku që të lëvdojnë emrin e Jehovait në Jerusalem.+ Ato nuk do të ndjekin më me kokëfortësi zemrën e tyre të ligë. 18  Në ato ditë, ju, o shtëpi e Judës, dhe ju, o shtëpi e Izraelit,+ do të ecni krah për krah e do të dilni së bashku nga vendi i veriut drejt vendit që u dhashë si trashëgimi paraardhësve tuaj.+ 19  E unë mendova: ‘Oh, me sa gëzim do t’ju radhis mes bijve të mi dhe do t’ju jap vendin e dëshirueshëm, trashëgiminë më të bukur të kombeve!’*+ Mendova edhe se do të më thërritnit “Ati im” dhe do të më ndiqnit pa u larguar.’ 20  Por tamam si një grua tradhtare e lë bashkëshortin,* edhe ju, o shtëpi e Izraelit, më keni tradhtuar mua”,+​—thotë Jehovai.» 21  Në kodrat e zhveshura dëgjohet një zë,e qara dhe përgjërimi i popullit të Izraelit,sepse ata kanë marrë rrugë të shtrembër;kanë harruar Jehovain, Perëndinë e tyre.+ 22  «Kthehuni, o bij tradhtarë!* Unë do t’ju shëroj dhe s’do të jeni më tradhtarë.»+ «Ja ku jemi! Erdhëm te ti,sepse ti, o Jehova, je Perëndia ynë.+ 23  Vërtet, kodrat dhe zhurma në male janë një zhgënjim.+ Vërtet shpëtimi i Izraelit është te Jehovai, Perëndia ynë.+ 24  Megjithatë, që nga rinia jonë, gjëja e turpshme* ka përpirë mundin e paraardhësve tanë,+bagëtitë e imëta dhe të trasha,bijtë e bijat e tyre. 25  Le të dergjemi në turpe le të na mbulojë çnderimi,sepse kemi mëkatuar kundër Jehovait, Perëndisë tonë,+ne dhe etërit tanë, që nga rinia e deri më sot,+dhe nuk i jemi bindur zërit të Jehovait, Perëndisë tonë.»

Shënimet

Fjalë për fjalë «një arab».
Fjalë për fjalë «ballin».
Mund t’i referohet Izraelit.
Ose «nuk do t’ju vështroj nga lart me zemërim».
Ose «renegat».
Ose «perëndi të huaja».
Ose «renegatë».
Një mundësi tjetër «bashkëshorti».
Fjalë për fjalë «të ushtrive të kombeve».
Fjalë për fjalë «shokun».
Ose «renegatë».
Ose «perëndia i turpshëm».