Jeremia 30:1-24

  • Premtime për rivendosje dhe shërim (1-24)

30  Kjo është fjala që Jehovai i drejtoi Jeremisë:  «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Shkruaji në një libër gjithë fjalët që po të them,  sepse ja, po vijnë ditët,​—thotë Jehovai,—​kur do t’i mbledh robërit e popullit tim, të Izraelit e të Judës,+​—thotë Jehovai,—​dhe do t’i kthej në vendin që u dhashë paraardhësve të tyre, e ata do ta shtien në dorë përsëri.’»+  Këto janë fjalët që Jehovai i tha Izraelit e Judës.   Kështu thotë Jehovai: «Kemi dëgjuar zhurmë drithëruese. Ka tmerr, dhe jo paqe.   Pyesni, ju lutem, nëse një mashkull mund të lindë fëmijë. Atëherë pse shoh çdo burrë të fortë me duart në mes,*si një grua që po lind?+ Pse janë zverdhur tërë fytyrat?   Obobo! Ajo ditë është e tmerrshme.*+ Nuk ka tjetër si ajo. Është kohë ankthi për Jakobin,por unë do ta shpëtoj.  Atë ditë,​—thotë Jehovai i ushtrive,—​do t’ua thyej zgjedhën që kanë në qafë e do t’ua këput më dysh litarët, dhe të huajt nuk do t’i shfrytëzojnë më si skllevërit e tyre.*  Ata do t’i shërbejnë Jehovait, Perëndisë së tyre, dhe Davidit, mbretit që do të vë për ta.+ 10  Por ti mos ki frikë, o shërbëtori im Jakob,​—thotë Jehovai. Mos u tmerro, o Izrael,+sepse unë do të të shpëtoj nga vendi i largëtdhe pasardhësit e tu nga vendi i robërisë.+ Jakobi do të kthehet dhe do të jetë i qetë e pa shqetësime. Askush nuk do ta trembë.+ 11  Se unë jam me ty për të të shpëtuar,​—thotë Jehovai. Unë do t’i shfaros të gjitha kombet ku të kam shpërndarë,+kurse ty nuk do të shfaros.+ Do të të disiplinoj* në masën e duhur,nuk do të të lë aspak pa ndëshkuar.»+ 12  Kështu thotë Jehovai: «Nuk ka shërim për shembjen tënde.+ Plaga jote është e pashërueshme. 13  Nuk ka asnjë që ta mbrojë çështjen tënde;asgjë që të shërojë ulcerën tënde. S’ka shërim për ty! 14  Të gjithë dashnorët e tu të zjarrtë të kanë harruar+dhe nuk të kërkojnë më. Të kam goditur siç godet një armik,+të kam ndëshkuar siç ndëshkon një i pamëshirshëm,për shkak të fajit tënd të pamasë dhe të mëkateve të tua të shumta.+ 15  Pse ankohesh për rrënimin tënd? Dhembja jote është e pashërueshme! Prej fajit tënd të pamasë dhe mëkateve të tua të shumta+po t’i bëj këto gjëra. 16  Me siguri ata që të gllabëronin, do të gllabërohen;+edhe armiqtë e tu do të shkojnë të gjithë në robëri.+ Tërë ata që të zhvatnin, do të zhvaten,dhe të gjithë ata që të plaçkitnin, do t’ua dorëzoj plaçkitësve.»+ 17  Jehovai thotë: «Por do të ta kthej shëndetin e do të t’i shëroj plagët,+ndonëse ata të quanin ‘të dëbuar’ duke thënë: ‘Sioni, që nuk e kërkon askush.’»+ 18  Kështu thotë Jehovai: «Do t’i mbledh robërit e tendave të Jakobit+e do të më vijë keq për tabernakujt e tij. Qyteti do të ndërtohet prapë në kodrën e vet,+kulla e fortifikuar do të jetë në vendin e duhur. 19  Nga atje do të vërshojnë falënderimet dhe të qeshurat.+ Unë do t’i shtoj, e ata nuk do të jenë pak;+do t’i bëj të shumtë,*e nuk do të jenë të papërfillshëm.+ 20  Bijtë e Jakobit do të bëhen si në të kaluarën,dhe asambleja e njerëzve të tij do të rrijë gjithmonë para meje.+ Unë do t’i ndëshkoj të gjithë shtypësit e tij.+ 21  Nga ai do të vijë i madhërishmi, nga ai do të dalë mbreti i vet. Unë do ta lejoj që të afrohet, dhe ai do të më afrohet. E kush tjetër do të guxonte* të më afrohej?!​—thotë Jehovai. 22  Ju do të jeni populli im,+ e unë do të jem Perëndia juaj.»+ 23  Ja, stuhia e Jehovait do të shpërthejë me tërbim.+ Si një shtjellë do të sillet mbi kokën e të ligjve. 24  Zemërimi i zjarrtë i Jehovait nuk do të fashitet,derisa të përmbushen dhe të plotësohen qëllimet e zemrës së tij.+ Në ditët e fundit do ta kuptoni qartë këtë.+

Shënimet

Ose «ijë».
Fjalë për fjalë «e madhe».
Ose «nuk do të të shfrytëzojnë më si skllavin e tyre».
Ose «Do të të ndreq».
Një mundësi tjetër «të nderuar».
Fjalë për fjalë «do ta jepte zemrën peng që».