Jeremia 31:1-40
31 «Në atë kohë,—thotë Jehovai,—do të jem Perëndi për tërë familjet e Izraelit, e ata do të jenë populli im.»+
2 Kështu thotë Jehovai:
«Populli që i shpëtoi shpatës, fitoi pëlqimin tim në shkretëtirëkur Izraeli po shkonte drejt vendit ku do të gjente prehje.»
3 Jehovai m’u shfaq që nga larg e më tha:
«Të kam dashur me një dashuri të përjetshme,prandaj të kam tërhequr me dashuri besnike.*+
4 Përsëri do të të ndërtoj, dhe ti do të ndërtohesh.+
O virgjëreshë e Izraelit, do t’i marrësh përsëri dajret e tuae do të hedhësh valle me gëzim.*+
5 Do të mbjellësh përsëri vreshta në malet e Samarisë.+
Mbjellësit do të mbjellin e do të shijojnë frytin e tyre.+
6 Do të vijë një ditë kur rojat në malet e Efraimit do të thërrasin:
‘Çohuni e le të shkojmë në Sion te Jehovai, Perëndia ynë.’»+
7 Kështu thotë Jehovai:
«Thërritini Jakobit me gëzim,bërtisni me hare, sepse jeni më lart se kombet.+
Shpallni, thurni lavde e thoni:
‘O Jehova, shpëtoje popullin tënd, mbetjen e Izraelit!’+
8 Ja, unë do t’i sjell ata nga vendi i veriut+dhe do t’i mbledh nga viset më të largëta të tokës.+
Midis tyre do të jenë të gjithë së bashku, i verbri dhe i çali,+gruaja shtatzënë dhe ajo që po lind.
Si një kongregacion* i madh do të kthehen këtu.+
9 Ata do të vijnë duke vajtuar,+e ndërsa më përgjërohen për mëshirë,unë do t’u prij drejt përrenjve* plot ujë,+në një udhë të shtruar ku s’kanë për t’u penguar,sepse unë jam një Atë për Izraelin, dhe Efraimi është i parëlinduri im.»+
10 Dëgjoni fjalën e Jehovait, o kombe,dhe shpalleni ndër ishujt e largët:+
«Ai që e shpërndau Izraelin do ta mbledhë,do ta ruajë siç bën bariu me kopenë e vet,+
11 sepse Jehovai do ta shpengojë* Jakobin+dhe do ta shpëtojë* nga dora e më të fortit.+
12 Ata do të vijnë dhe do të lëshojnë britma gëzimi lart në Sion.+
Do të rrëzëllejnë falë mirësisë së* Jehovait,falë drithit, verës së re,+ vajit,të vegjëlve të dhenve dhe të gjedhëve.+
Ata do të bëhen si një kopsht i ujitur mirë,+dhe nuk do t’i lëshojë më zemra.+
13 Në atë kohë, virgjëresha do të hedhë valle me gëzimbashkë me djemtë e me të moshuarit.+
Unë do ta kthej zinë e tyre në ngazëllim.+
Do t’i ngushëlloj dhe do t’u jap gëzim në vend të hidhërimit.+
14 Do t’i ngop priftërinjtë me bollëk,*dhe populli im do të ngopet me mirësinë time,+—thotë Jehovai.
15 Kështu thotë Jehovai:
‘Një zë dëgjohet në Ramah,+ vajtime dhe të qara të hidhura.
Është Rakela që qan djemtë* e saj.+
Ajo nuk pranon të ngushëllohet për djemtë e vet,sepse ata nuk janë më.’»+
16 Kështu thotë Jehovai:
«Mos qaj më me zë dhe mos derdh lot,sepse vepra jote do të shpërblehet,—thotë Jehovai.
Ata do të kthehen nga vendi i armikut.+
17 Ka një shpresë për të ardhmen tënde,+—thotë Jehovai.
Djemtë e tu do të kthehen në territorin e vet.+
18 Sigurisht që e kam dëgjuar Efraimin të vajtojë:
‘Më ndreqe si një viç të pashtruar, dhe unë pranova të ndreqesha.
Më lejo të kthehem te ti, e do të kthehem menjëherë,sepse ti je Jehovai, Perëndia im.
19 Ndjeva keqardhje e u ktheva,+dhe, kur më ndihmove të kuptoj, ndjeva dhimbje.*
U ndjeva i turpëruar e i poshtëruar+për shkak të veprimeve në rininë time.’
20 A nuk është Efraimi për mua një bir i çmuar, një fëmijë që e kam për zemër?+
Sado që flas kundër tij, përsëri e kujtoj.
Ja pse jam shumë i prekur* për të,+e patjetër do të më dhimbset,—thotë Jehovai.+
21 Vendos gurëdhe shenja që të të tregojnë rrugën.+
Kushtoji vëmendje rrugës, udhës që ke për të bërë.+
Kthehu, o virgjëreshë e Izraelit! Kthehu në qytetet e tua!
22 Deri kur do të jesh e lëkundur, o bijë e pabesë?
Jehovai ka krijuar diçka të re në tokë:
një grua do të kërkojë me zjarr një burrë.»
23 Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: «Në vendin e Judës dhe në qytetet e saj, kur të mbledh robërit e tyre, do të thuhet përsëri: ‘Jehovai të bekoftë, o vendbanim i drejtë,+ o mal i shenjtë!’+
24 E në të do të banojnë së bashku Juda dhe të gjitha qytetet e saj, bujqit dhe ata që u prijnë kopeve.+
25 Sepse unë do ta freskoj shpirtin e lodhur dhe do ta ngop shpirtin e ligështuar nga uria.»+
26 Pas kësaj u zgjova dhe hodha sytë përreth. Kisha bërë gjumë të mirë.
27 «Ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur do të mbjell në shtëpinë e Izraelit e të Judës farë* njeriu dhe farë bagëtie.+
28 Ashtu si kërkova mundësi që t’i shkulja me rrënjë, që t’i rrëzoja, që t’i shembja, që t’i shkatërroja dhe që t’i dëmtoja,+ po kështu do të kërkoj mundësi që t’i ndërtoj e t’i mbjell,+—thotë Jehovai.—
29 Në ato ditë nuk do të thonë më: ‘Etërit hanin rrush të thartë, e bijve u mpiheshin dhëmbët.’*+
30 Por secili do të vdesë për fajin e vet. Kujtdo që ha rrush të thartë, atij vetë do t’i mpihen dhëmbët.
31 Ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur unë do të bëj një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës.+
32 Ajo nuk do të jetë si besëlidhja që bëra me paraardhësit e tyre ditën që i kapa për dore për t’i nxjerrë nga vendi i Egjiptit,+ besëlidhje që ata e prishën,+ ndonëse isha zotëria* i tyre i vërtetë,—thotë Jehovai.
33 Kjo është besëlidhja që do të bëj me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve,—thotë Jehovai.—Do ta vë ligjin tim brenda tyre+ dhe do t’ua shkruaj në zemër.+ Unë do të jem Perëndia i tyre, e ata do të jenë populli im.+
34 Asnjë prej tyre nuk do të mësojë më shokun dhe vëllanë e vet me fjalët: ‘Njih Jehovain!’,+ sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli e deri te më i madhi,+—thotë Jehovai,—dhe unë do t’ua fal fajin e nuk do t’ua kujtoj më mëkatin.»+
35 Kështu thotë Jehovai,ai që e bën diellin të ndriçojë ditën,që jep ligjet e hënës dhe të yjeve që të ndriçojnë natën,ai që e trazon detin dhe i bën dallgët e tij të gjëmojnë,emri i të cilit është Jehovai i ushtrive:+
36 «Vetëm po të zhbëhen ndonjëherë këto ligje,—thotë Jehovai,—vetëm atëherë pasardhësit e Izraelit nuk do të jenë më një komb për mua.»+
37 Kështu thotë Jehovai: «Vetëm po të mateshin qiejt lart, dhe të hetoheshin themelet e tokës poshtë, vetëm atëherë do t’i hidhja poshtë krejt pasardhësit e Izraelit për shkak të gjithçkaje që kanë bërë,—thotë Jehovai.+
38 Ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur qyteti do të ndërtohet+ për Jehovain, nga Kulla e Hananelit+ deri te Porta e Qoshes.+
39 E litari i matjes+ do të shtrihet deri te kodra e Garebit dhe do të kthehet drejt Goahut.
40 Gjithë lugina* e kufomave dhe e hirit,* bashkë me gjithë brezaret deri në luginën e Kidronit,+ e deri te qoshja e Portës së Kuajve,+ drejt lindjes, do të jetë diçka e shenjtë për Jehovain.+ Ajo nuk do të zhduket dhe as do të shkatërrohet më kurrë.»
Shënimet
^ Ose «kam vazhduar të të tregoj dashuri besnike».
^ Ose «do të dalësh duke kërcyer si ata që ngazëllojnë».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «vadeve». Shih Fjalorthin.
^ Ose «do ta rimarrë».
^ Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
^ Ose «falë gjërave të mira prej».
^ Fjalë për fjalë «dhjamë».
^ Ose «fëmijët».
^ Fjalë për fjalë «i rashë kofshës».
^ Ose «më janë trazuar zorrët».
^ Ose «pasardhës».
^ Fjalë për fjalë «dhëmbët e bijve humbnin mprehtësinë».
^ Një mundësi tjetër «bashkëshorti».
^ Ose «ultësira».
^ Ose «hirit të lyrosur», pra, hirit të lagur me yndyrën e flijimeve.