Jeremia 32:1-44

  • Jeremia blen një arë (1-15)

  • Lutja e Jeremisë (16-25)

  • Përgjigjja e Jehovait (26-44)

32  Kjo është fjala që Jehovai i drejtoi Jeremisë në vitin e 10-të të mbretërimit të Zedekisë, mbretit të Judës, domethënë në vitin e 18-të të mbretërimit të Nabukodonosorit.*+  Në atë kohë, forcat ushtarake të mbretit të Babilonisë kishin rrethuar Jerusalemin, kurse profeti Jeremia ishte i burgosur në Oborrin e Rojës,+ në shtëpinë e mbretit* të Judës.  Zedekia, mbreti i Judës, e kishte burgosur atë+ dhe i kishte thënë: «Pse profetizon kështu: “Jehovai thotë: ‘Unë do ta jap këtë qytet në duart e mbretit të Babilonisë, dhe ai do ta pushtojë.+  Kurse Zedekia, mbreti i Judës, nuk do të shpëtojë nga kaldeasit, sepse me siguri do të bjerë në duart e mbretit të Babilonisë e do të flasë me të ballë për ballë dhe sy për sy.+  Ai do ta marrë Zedekinë në Babiloni, ku do të qëndrojë derisa unë ta drejtoj vëmendjen nga ai,​—thotë Jehovai.—​Edhe pse luftoni kundër kaldeasve, ju nuk do të keni sukses.’”»+  Jeremia tha: «Fjala e Jehovait m’u drejtua:  “Ja ku po vjen Hanameli, biri i Shalumit, xhaxhait tënd, dhe do të të thotë: ‘Blije arën time në Anatoth,+ sepse ti je i pari që ke të drejtën e riblerjes.’”»+  Siç më tha Jehovai, Hanameli, djali i xhaxhait, erdhi tek unë në Oborrin e Rojës dhe më tha: «Të lutem, blije arën time në Anatoth të Beniaminit, sepse ti ke të drejtën ta marrësh atë dhe ta riblesh. Blije, pra.» Atëherë e kuptova se kjo ishte sipas fjalës së Jehovait.  Prandaj ia bleva Hanamelit, djalit të xhaxhait, arën në Anatoth. I peshova atij paratë,+ shtatë sikla* dhe dhjetë monedha argjendi. 10  Pastaj nënshkrova një akt,+ e vulosa, mora dëshmitarë+ dhe peshova paratë në peshore. 11  Mora aktin e blerjes që ishte vulosur sipas urdhërimit dhe kërkesave ligjore, bashkë me aktin që ishte lënë pa vulosur, 12  dhe ia dhashë aktin e blerjes Barukut,+ birit të Nerjahut,+ birit të Mahsejahut, në prani të Hanamelit, djalit të xhaxhait, në prani të dëshmitarëve që kishin nënshkruar aktin e blerjes dhe në prani të të gjithë judenjve që ishin ulur në Oborrin e Rojës.+ 13  E urdhërova Barukun në prani të tyre: 14  «Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Merri këto akte, aktin e blerjes, atë të vulosurin, dhe aktin tjetër të pavulosur, dhe futi në një enë balte që të ruhen për një kohë të gjatë.’ 15  Se kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Në këtë vend do të blihen përsëri shtëpi, ara dhe vreshta.’»+ 16  Pasi i dhashë aktin e blerjes Barukut, birit të Nerjahut, iu luta Jehovait: 17  «O Zotëri Sovran Jehova! Ja, ti ke bërë qiejt dhe tokën me forcën tënde të madhe+ dhe me krahun tënd të fuqishëm.* Asgjë nuk është tepër e vështirë për ty. 18  Ti u tregon dashuri besnike mijëra njerëzve, por kërkon shpagim për fajin e etërve nga bijtë e tyre.*+ Ti je Perëndia i vërtetë, i Madhi, i Fuqishmi, emri i të cilit është Jehovai i ushtrive. 19  Madhështore janë qëllimet* e tua dhe të fuqishme veprat e tua.+ Ti i mban sytë te sjellja* e njerëzve,+ që t’i japësh secilit sipas udhëve dhe veprimeve të veta.+ 20  Ti ke bërë shenja e mrekulli në vendin e Egjiptit, që njihen deri sot e kësaj dite. I bëre një emër vetes në Izrael e mes njerëzimit,+ siç po ndodh edhe sot. 21  Ti e nxore nga Egjipti popullin tënd, Izraelin, me shenja e mrekulli, me dorë të fortë e me krah të fuqishëm* dhe me vepra që të tmerrojnë.+ 22  Me kalimin e kohës u dhe atyre këtë vend për të cilin u betove se do t’ua jepje paraardhësve të tyre,+ një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.+ 23  Ata hynë dhe e shtinë në dorë, por nuk iu bindën zërit tënd e nuk ecën sipas ligjit tënd. Nuk bënë asgjë nga ato që urdhërove, prandaj u ra gjithë kjo e keqe.+ 24  Ja, në qytet kanë ardhur njerëz e kanë ngritur ledhe rrethuese për ta pushtuar+ dhe, për shkak të shpatës,+ zisë së bukës e murtajës,*+ qyteti do të bjerë në duart e kaldeasve që po luftojnë kundër tij. Siç e sheh, gjithçka që the ti, ka ndodhur. 25  Por ti, o Zotëri Sovran Jehova, më the: ‘Blije arën me pará dhe merr dëshmitarë, ndonëse qyteti do të bjerë me siguri në duart e kaldeasve.’» 26  Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua Jeremisë: 27  «Unë jam Jehovai, Perëndia i gjithë njerëzimit.* A ka ndonjë gjë tepër të vështirë për mua?! 28  Prandaj, kështu thotë Jehovai: ‘Unë do ta dorëzoj këtë qytet te kaldeasit dhe në duart e Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë, e ai do ta pushtojë.+ 29  Kaldeasit që po luftojnë kundër këtij qyteti, do të hyjnë dhe do t’i vënë flakën e do ta bëjnë shkrumb e hi,+ atë dhe shtëpitë në tarracat e të cilave njerëzit i paraqitnin flijime Baalit dhe derdhnin blatim në pije për perënditë e tjera, që të më fyenin.+ 30  Populli i Izraelit e i Judës kanë bërë vetëm atë që ishte e keqe në sytë e mi, që nga rinia e më pas.+ Populli i Izraelit më fyen vazhdimisht me anë të veprës së duarve të tij,​—thotë Jehovai.—​ 31  Ky qytet, që nga dita që u ndërtua e deri sot, më ka sjellë veçse zemërim e tërbim.+ Prandaj do ta flak larg vetes,+ 32  për shkak të të gjithë ligësisë që ka kryer populli i Izraelit dhe i Judës për të më fyer, ata, mbretërit,+ princat,+ priftërinjtë, profetët e tyre,+ si edhe njerëzit e Judës e banorët e Jerusalemit. 33  Ata më kthenin vazhdimisht shpinën;*+ megjithëse përpiqesha t’i mësoja herë pas here,* asnjëri nuk dëgjonte që të pranonte disiplinën.+ 34  Ata vendosën idhujt e tyre të pështirë në shtëpinë që mban emrin tim, për ta ndotur.+ 35  Përveç kësaj, ngritën vendet e larta të Baalit në Luginën e Birit të Hinomit*+ që të digjnin në zjarr* bijtë dhe bijat e tyre për Molekun,+ diçka e neveritshme që nuk e kam urdhëruar+ dhe as më ka shkuar kurrë ndër mend.* Kështu e bënë Judën të mëkatonte.’ 36  Prandaj, kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit, për këtë qytet që ju thoni se do të bjerë në duart e mbretit të Babilonisë nga shpata, zia e bukës dhe murtaja: 37  ‘Unë do t’i mbledh nga të gjitha vendet ku i shpërndava për shkak të zemërimit, të tërbimit dhe të indinjatës sime të madhe,+ e do t’i sjell në këtë vend dhe do të bëj që të banojnë të sigurt.+ 38  Ata do të jenë populli im, dhe unë do të jem Perëndia i tyre.+ 39  E unë do t’u jap një zemër të vetme+ dhe një udhë të vetme, që të më nderojnë gjithnjë thellësisht,* për të mirën e tyre dhe të fëmijëve të tyre.+ 40  Unë do të lidh me ta një besëlidhje të përjetshme+ se do t’u bëj gjithnjë mirë+ dhe do të bëj që të më nderojnë thellësisht në zemër, e kështu të mos largohen nga unë.+ 41  Do të ngazëlloj duke u bërë mirë atyre+ dhe, me gjithë zemër e me gjithë shpirt,* do të bëj që të zënë rrënjë në këtë vend.’+ 42  Se kështu thotë Jehovai: “Ashtu siç solla mbi këtë popull gjithë këtë të keqe të madhe, po kështu do t’i sjell gjithë gjërat e mira* që po i premtoj.+ 43  Në këtë vend do të blihen përsëri ara,+ ndonëse thoni: ‘Është një vend i shkretë pa njeri dhe pa kafshë. Ai ka rënë në duart e kaldeasve.’ 44  Do të blihen ara me pará, do të nënshkruhen e do të vulosen akte blerjeje, do të merren dëshmitarë në vendin e Beniaminit,+ në rrethinat e Jerusalemit, në qytetet e Judës,+ në qytetet e rajonit malor, në qytetet e ultësirës dhe në qytetet e jugut,+ sepse do t’i kthej robërit e tyre,+​—thotë Jehovai.”»

Shënimet

Fjalë për fjalë «Nabukodrezarit», një variant tjetër i këtij emri.
Ose «pallatin mbretëror».
Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «të shtrirë».
Fjalë për fjalë «në gji të bijve të tyre».
Fjalë për fjalë «këshillat».
Fjalë për fjalë «udhët».
Fjalë për fjalë «të shtrirë».
Ose «sëmundjes».
Fjalë për fjalë «i çdo mishi».
Fjalë për fjalë «Nabukodrezarit», një variant tjetër i këtij emri.
Ose «më kthenin kurrizin, e jo fytyrën».
Fjalë për fjalë «t’i mësoja duke u çuar herët».
Ose «zemra ime nuk e ka dashur kurrë».
Ose «që të kalonin në zjarr».
Shih Fjalorthin «Gehena».
Fjalë për fjalë «të më frikësohen gjithnjë». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «gjithë mirësinë».