Jeremia 36:1-32
36 Në vitin e 4-t të mbretërimit të Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, Jehovai i drejtoi këtë fjalë Jeremisë:
2 «Merr një rrotull* dhe shkruaj në të tërë fjalët që të kam thënë kundër Izraelit, kundër Judës+ dhe kundër gjithë kombeve,+ që nga dita e parë që fola me ty në ditët e Josisë, e deri sot e kësaj dite.+
3 Ndoshta kur ata të shtëpisë së Judës të dëgjojnë për tërë të keqen që kam ndër mend t’u sjell, do të kthehen nga udha e ligë, që unë t’ua fal fajin dhe mëkatin.»+
4 Atëherë Jeremia thirri Barukun,+ birin e Nerjahut, dhe i diktoi të gjitha fjalët që Jehovai i kishte thënë, dhe Baruku i shkroi në rrotull.*+
5 Pastaj Jeremia e urdhëroi Barukun: «Mua nuk më lejohet të hyj në shtëpinë e Jehovait.
6 Prandaj shko ti atje dhe lexo me zë fjalët e Jehovait nga rrotulla që shkrove siç t’i diktova unë. Lexoja popullit në shtëpinë e Jehovait ditën e agjërimit; pra do t’i lexosh para gjithë njerëzve të Judës që do të vijnë nga qytetet e veta.
7 Mbase Jehovai do ta dëgjojë përgjërimin e tyre, dhe ata do të heqin dorë nga sjellja e ligë, sepse i madh është zemërimi e tërbimi që Jehovai ka shpallur kundër këtij populli.»
8 Kështu Baruku, biri i Nerjahut, veproi tamam si e urdhëroi profeti Jeremia dhe lexoi me zë nga rrotulla* fjalët e Jehovait në shtëpinë e Jehovait.+
9 Muajin e nëntë, vitin e pestë të mbretërimit të Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, tërë populli i Jerusalemit dhe gjithë populli që erdhi në Jerusalem nga qytetet e Judës shpallën një agjërim përpara Jehovait.+
10 Atëherë Baruku lexoi me zë nga rrotulla* fjalët e Jeremisë para gjithë popullit në shtëpinë e Jehovait, në dhomën e* Gemariahut,+ birit të kopistit* Shafan,+ në oborrin e sipërm, te hyrja e portës së re të shtëpisë së Jehovait.+
11 Kur Mikajahu, biri i Gemariahut, birit të Shafanit, i dëgjoi tërë fjalët e Jehovait të shkruara në rrotull,*
12 shkoi në shtëpinë e mbretit,* te dhoma e sekretarit. Atje ishin ulur të gjithë princat:* sekretari Elishamá,+ Delajahu, biri i Shemajahut, Elnatani,+ biri i Akborit,+ Gemariahu, biri i Shafanit, Zedekia, biri i Hananiahut, si dhe gjithë princat e tjerë.
13 Mikajahu u tregoi atyre tërë fjalët që kishte dëgjuar kur Baruku lexoi rrotullën* para gjithë popullit.
14 Atëherë, gjithë princat dërguan te Baruku Jehudin, birin e Netaniahut, birit të Shelemiahut, birit të Kushit, për t’i thënë: «Merre rrotullën që lexove para popullit dhe eja.» Prandaj Baruku, biri i Nerjahut, mori rrotullën në dorë dhe shkoi tek ata.
15 Ata i thanë: «Të lutemi, ulu dhe na e lexo me zë.» Dhe Baruku ua lexoi.
16 Me të dëgjuar gjithë fjalët, vështruan njëri-tjetrin të tmerruar dhe i thanë Barukut: «Patjetër duhet t’ia themi mbretit tërë këto fjalë.»
17 Pastaj e pyetën Barukun: «Na thuaj, të lutemi, si i shkrove gjithë këto fjalë. A t’i diktoi ai?»
18 Baruku iu përgjigj: «Ai m’i diktoi gjithë fjalët, dhe unë i shkrova me bojë në këtë rrotull.»*
19 Princat i thanë Barukut: «Ti dhe Jeremia duhet të fshiheni; ikni dhe mos i tregoni askujt se ku jeni.»+
20 Pastaj ata e vendosën rrotullën në dhomën e sekretarit Elishamá dhe shkuan te mbreti, në oborr, e i thanë tërë fjalët që dëgjuan.
21 Atëherë mbreti dërgoi Jehudin+ për të marrë rrotullën. Jehudi e mori nga dhoma e sekretarit Elishamá dhe e lexoi para mbretit e para gjithë princave që i rrinin afër.
22 Ishte muaji i nëntë* dhe mbreti po rrinte ulur në shtëpinë dimërore përpara një vatre zjarri për t’u ngrohur.
23 Sapo Jehudi lexoi tri a katër kolona, mbreti e preu atë pjesë me thikën e sekretarit dhe e hodhi në zjarr; veproi kështu derisa e dogji tërë rrotullën.
24 As mbreti dhe as shërbëtorët e tij që dëgjuan tërë këto fjalë, nuk u tmerruan e nuk i shqyen rrobat.
25 Ndonëse Elnatani,+ Delajahu+ dhe Gemariahu+ iu përgjëruan mbretit që të mos e digjte rrotullën, ai nuk i dëgjoi.
26 Për më tepër mbreti urdhëroi Jerahmelin, birin e mbretit, Serajahun, birin e Azrielit, dhe Shelemiahun, birin e Abdelit, që të kapnin sekretarin Baruk dhe profetin Jeremia. Por Jehovai i mbajti të fshehur.+
27 Pasi mbreti e dogji rrotullën me fjalët që Baruku kishte shkruar siç ia kishte diktuar Jeremia, fjala e Jehovait iu drejtua prapë Jeremisë:+
28 «Merr një rrotull tjetër dhe shkruaj prapë tërë fjalët që ishin në rrotullën e parë, që dogji Jehojakimi, mbreti i Judës.+
29 Jehojakimit, mbretit të Judës, duhet t’i thuash: “Kështu thotë Jehovai: ‘Ti e dogje këtë rrotull dhe the: “Pse ke shkruar në të se mbreti i Babilonisë do të vijë patjetër dhe do ta rrënojë këtë vend e do të zhdukë prej tij njerëz e kafshë?”+
30 Prandaj kështu thotë Jehovai kundër Jehojakimit, mbretit të Judës: “Ai nuk do të ketë askënd që të ulet në fronin e Davidit,+ dhe kufoma e tij do të lihet jashtë në të nxehtët e ditës dhe në ngricën e natës.+
31 Atij, pasardhësve* të tij dhe shërbëtorëve të tij, unë do t’i kërkoj llogari për fajin dhe do të sjell mbi ta, mbi banorët e Jerusalemit dhe mbi njerëzit e Judës, tërë të keqen që kam shpallur kundër tyre,+ sepse ata nuk më dëgjuan.”’”»+
32 Atëherë Jeremia mori një rrotull tjetër dhe ia dha sekretarit Baruk,+ birit të Nerjahut. Ai shkroi në të, siç i diktoi Jeremia, gjithë fjalët e rrotullës* që dogji në zjarr Jehojakimi,+ mbreti i Judës. I shtuan edhe shumë fjalë të tjera si ato.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «një rrotull libri».
^ Fjalë për fjalë «rrotullën e librit».
^ Ose «libri».
^ Ose «libri».
^ Ose «dhomën e ngrënies së».
^ Ose «të skribit».
^ Ose «libër».
^ Ose «zyrtarët e oborrit».
^ Ose «pallatin mbretëror».
^ Ose «librin».
^ Ose «libër».
^ Gjysma e dytë e nëntorit dhe gjysma e parë e dhjetorit. Shih Shtojcën B15.
^ Fjalë për fjalë «farës».
^ Ose «librit».