Jeremia 47:1-7
-
Profecia kundër filistinëve (1-7)
47 Kjo është fjala që Jehovai i drejtoi profetit Jeremia për filistinët,+ përpara se faraoni të godiste Gazën.
2 Kështu thotë Jehovai:
«Ja, ujërat nga veriu po vijnëdhe janë bërë një përrua përmbytës.
Ato do të përmbytin vendin dhe gjithçka në të,qytetin dhe banorët e tij.
Burrat do të bërtasin,dhe kushdo që banon në vend do të ulërijë.
3 Nga zhurma e përplasjes së thundrave të hamshorëve të armikut,nga gjëmimi i karrocave të tij të luftës,nga zhurma e rrotave,etërit nuk do të kthehen që të shpëtojnë as djemtë e vet,ngaqë do t’i ketë lëshuar zemra,*
4 sepse po vjen dita që do të shkatërrohen të gjithë filistinët,+që do të shfaroset çdo aleat që ka mbetur në Tir+ e në Sidon.+
Sepse Jehovai do t’i shkatërrojë filistinët,të mbijetuarit e ishullit të Kaftorit.*+
5 Në Gazë do të rruajnë kokën.*
Ashkeloni dergjet i rrënuar.+
O të mbijetuar të rrafshinës* së tyre,deri kur do të bëni prerje në trup?+
6 O shpatë e Jehovait,+deri kur nuk do të rrish e qetë?
Futu në mill.*
Pusho dhe hesht!
7 Si mund të rrijë ajo e qetë,kur Jehovai i ka dhënë një urdhër?
Ai e ka caktuar të sulmojë Ashkelonin dhe bregun e detit.+
Atje e ka caktuar të jetë.»