Jeremia 49:1-39
49 Kështu thotë Jehovai për amonitët:+
«Vallë nuk ka Izraeli bij?
Nuk paska ai asnjë trashëgimtar?
Pse pra Malkami+ ka shtënë në dorë Gadin?+
Pse banon populli i tij në qytetet e Izraelit?
2 Prandaj,—thotë Jehovai,—po vijnë ditëtkur do të bëj që kundër Rabahut+ të amonitëve+ të dëgjohet sinjali për luftë.*
Ai do të bëhet një grumbull gërmadhash,kurse fshatrave të tij do t’u vënë flakën.
Izraeli do të plaçkitë ata që e plaçkitën,+—thotë Jehovai.
3 Ulëri, o Heshbon, sepse Ain e kanë shkatërruar!
Bërtitni, o fshatra të Rabahut!
Vishuni me copë thesi.*
Vajtoni dhe shkoni lart e poshtë mes vathave prej guri,*sepse Malkami do të shkojë në mërgim,bashkë me priftërinjtë e princat e vet.+
4 Pse, o bijë e pabesë, mbahesh me të madh për rrafshinat,*për ultësirën tënde ku rrjedh ujë?
Ti ke besim te thesaret e tuadhe thua: ‘E kush guxon të më sulmojë?’
5 Kështu thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive: ‘Unë do të sjell kundër teje një gjë të tmerrshmenga të gjithë ata përqark teje.
Ju do të shpërndaheni në të gjitha drejtimet,dhe askush s’do t’i mbledhë ata që ia mbathin.
6 Por më pas, do t’i mbledh robërit e amonitëve,—thotë Jehovai.’»
7 Kështu thotë Jehovai i ushtrive për Edomin:
«Vallë nuk ka më mençuri në Teman?+
A kanë marrë fund këshillat e mira nga ata që kanë aftësi për të kuptuar?
A është prishur mençuria e tyre?
8 Ikni! Kthehuni mbrapsht!
Zbritni në thellësi për t’u fshehur, o banorë të Dedanit,+sepse unë do të sjell katastrofën mbi Esaunkur të vijë koha që ta ndëshkoj.
9 Sikur vjelësit e rrushit të vinin te ti,a nuk do të linin ndonjë bistak?
Sikur hajdutët të hynin natën,do të plaçkitnin vetëm aq sa do të donin.+
10 Por unë do ta zhvesh krejt Esaun.
Do t’i zbuloj vendet e tij të fshehta,që ai të mos fshihet dot.
Fëmijët, vëllezërit dhe fqinjët e tij do të shkatërrohen,+dhe ai nuk do të jetë më.+
11 Lëri jetimët e tu,se do t’i mbaj gjallë unë,dhe vejushat e tua do të besojnë tek unë.
12 Kështu thotë Jehovai: ‘Ja, përderisa ata që nuk janë dënuar ta pinë kupën, do ta pinë se s’bën, mos do të mbetesh ti pa u ndëshkuar krejt? Nuk do të mbetesh pa u ndëshkuar, sepse do ta pish se s’bën.+
13 Jam betuar për veten,—thotë Jehovai,—se Bozrahu do të bëhet objekt llahtarie,+ do të poshtërohet, do të shkretohet dhe do të përmendet si mallkim. Tërë qytetet e tij do të kthehen në rrënoja përjetësisht.’+
14 Kam dëgjuar një lajm nga Jehovai,drejt kombeve është nisur një lajmëtar për të thënë:
‘Mblidhuni dhe ejani kundër tij,bëhuni gati për betejë!’+
15 Ja, të kam bërë të papërfillshëm mes kombeve,të përbuzur mes njerëzve.+
16 Tmerri që ngjalledhe arroganca* e zemrës sate, të mashtruan,o ti që banon në strukat e shkrepit,ti që zotëron kodrën më të lartë.
Edhe pse e bën folenë lart si shqiponja,do të të zbres që atje,—thotë Jehovai.
17 Edomi do të bëhet një objekt llahtarie.+ Kushdo që do t’i kalojë pranë, do t’ia ngulë sytë i llahtarisur e do të tallet* për të gjitha plagët e tij.
18 Ashtu siç ndodhi kur u shkatërrua Sodoma, Gomorra dhe qytetet e tyre fqinje,+—thotë Jehovai,—po kështu do të ndodhë edhe me Edomin. Në të nuk do të banojë asnjeri, e askush nuk do të vendoset me banim atje.+
19 Ja, dikush do të vijë si një luan nga shkurrnajat e dendura+ përgjatë Jordanit kundër kullotave të sigurta, por në çast do ta bëj që t’ia mbathë që aty. Do të caktoj aty të zgjedhurin tim sepse, kush është si unë? Kush mund të më sfidojë? Cili bari mund të qëndrojë para meje?+
20 Prandaj dëgjoni vendimin* e Jehovait kundër Edomit dhe atë që ka ndër mend të bëjë kundër banorëve të Temanit:+
me siguri të vegjlit e kopesë do t’ia tërheqin zvarrë,dhe për shkak të tyre, ai do t’i bëjë të shkreta kullotat e sigurta.+
21 Nga zhurma e rënies së tyre, toka është dridhur.
Dëgjohet një britmë.
Zhurma është dëgjuar deri në Detin e Kuq.+
22 Ja, dikush do të ngjitet e do të sulet si shqiponja,+dhe do të shtrijë krahët mbi Bozrahun.+
Atë ditë zemra e luftëtarëve të Edomitdo të bëhet si zemra e gruas që lind.»
23 Për Damaskun:+
«Hamathi+ dhe Arpadi janë turpëruar,sepse kanë dëgjuar një lajm të keq.
Atyre u është bërë gjaku ujë.
Në det ka një ankth të tillë që nuk mund të qetësohet.
24 Damaskun e ka lëshuar zemra.
U kthye për t’ia mbathur, por e zuri paniku.
E ka zënë ankthi dhe dhembjetsi të gruas që lind.
25 Si vallë nuk është braktisur qyteti i lëvdimit,po, qyteti i ngazëllimit?
26 Se atë ditë, të rinjtë do të bien në sheshet e tij,dhe tërë ushtarët do të marrin fund,—thotë Jehovai i ushtrive.
27 Do t’i vë zjarrin murit të Damaskut,që do të përpijë kullat e fortifikuara të Ben-Hadadit.»+
28 Për Kedarin+ dhe për mbretëritë e Hazorit, që i goditi Nabukodonosori,* mbreti i Babilonisë, Jehovai thotë:
«Çohuni, shkoni në Kedardhe shkatërroni bijtë e Lindjes!
29 Atyre do t’ua marrin tendat dhe kopetë,pëlhurat e tendave dhe gjithë sendet.
Do t’u marrin edhe devetëe do t’u bërtasin: ‘Ka tmerr rreth e qark!’
30 Ikni, mbathjani larg!
Zbritni në thellësi për t’u fshehur, o banorë të Hazorit!—thotë Jehovai.
Në fakt Nabukodonosori,* mbreti i Babilonisë, ka thurur një strategjidhe ka menduar një plan kundër jush.
31 Çohuni, shkoni kundër kombit që është në paqedhe që banon i sigurt!—thotë Jehovai.
Ai nuk ka as dyer e as shula; ata jetojnë të veçuar.
32 Devetë e tyre do të bëhen plaçkë,e po ashtu edhe bagëtia e tyre e shumtë.
Ata që i presin flokët te tëmthat+do t’i shpërndaj në çdo drejtim*dhe do të sjell kundër tyre një katastrofë nga çdo drejtim,—thotë Jehovai.
33 Hazori do të bëhet strofkë çakejsh,një shkreti e përjetshme.
Atje nuk do të banojë asnjeri,e askush nuk do të vendoset me banim atje.»
34 Në fillim të mbretërimit të Zedekisë,+ mbretit të Judës, Jehovai i drejtoi profetit Jeremia këtë fjalë për Elamin:+
35 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Unë do të thyej harkun e Elamit,+ burimin* e fuqisë së tyre.
36 Do të sjell kundër Elamit katër erërat nga të katër skajet e qiejve dhe do t’i shpërndaj banorët e tij në të gjitha këto drejtime.* Nuk do të mbetet komb ku të mos shkojnë të shpërndarët e Elamit.
37 Do t’i dërrmoj elamitët përpara armiqve dhe përpara atyre që kërkojnë t’u marrin jetën. Do të sjell kundër tyre të keqen, zemërimin tim të zjarrtë,—thotë Jehovai,—dhe do të dërgoj pas tyre shpatën, derisa t’i kem shfarosur.
38 Do ta vë fronin tim në Elam+ dhe do të shkatërroj mbretin e princat e tij,—thotë Jehovai.
39 Por në ditët e fundit, do t’i mbledh robërit e Elamit,—thotë Jehovai.’»
Shënimet
^ Një mundësi tjetër «britma e sulmuesve».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «vathave të deleve».
^ Ose «ultësirat».
^ Ose «arroganca e zemrës sate, me të cilën ti i kalon caqet».
^ Fjalë për fjalë «do të fishkëllejë».
^ Ose «vullnetin; qëllimin».
^ Fjalë për fjalë «Nabukodrezari», një variant tjetër i këtij emri.
^ Fjalë për fjalë «Nabukodrezari», një variant tjetër i këtij emri.
^ Fjalë për fjalë «erë».
^ Fjalë për fjalë «fillimin».
^ Fjalë për fjalë «erëra».